Përmbytja e Nashville, 2 Maj 2010

Duke parë këtë video të përmbytjes që ndodhi në qytetin e Nashville në datën 2 Maj 2010 me kanë ardhur në mendje fjalët: “Në rast se (PERËNDIA) i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t’i lërë të lira, përmbytin tokën” (Jobi 12:15). Perëndia lëshon gjykimet e tij në tokë. Le ta kemi frikë dhe të dridhemi përpara tij. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/15/alluvione-di-nashville-2-maggio-2010/

Lexo edhe artikullin: Perëndia

Zoti nuk të ka braktisur

i vetëm në shketëtirë-300x200

Në qoftë se ti nuk e ke braktisur Zotin dije mirë që as Ai nuk të ka braktisur. Nuk ka rëndësi se në çfarë vështirsie ndodhesh, nuk ka rëndësi në qoftë se rreth teje nuk sheh gjë tjetër përveq errësirës dhe nuk sheh asnjë rreze drite që të ndriqojë, nuk ka rëndësi se të gjith, ose pothuasje të gjith të kanë braktisur, Ai është akoma me ty.

Mos u deshpëro pra, shpreso në Zotin, dhe do të shohësh që në kohen e duhur Ai do të të nxjerrë jashtë ngushtimit tënd dhe do të keshë akoma motiv për ta lavdëruar për mirësinë dhe besnikërinë e Tij. Kur të mendosh se nuk ka më shpresë duke thënë: ‘mori fund’; dije që është pikërisht në atë kohë që do të vijë lirimi nga Zoti.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/dio-non-ti-ha-abbandonato/