Perëndia

Sipas shkrimit të Shenjtë, që është Fjala e Perëndisë, ekziston një Perëndi i vetëm, Ati, sikurse është shkruar në Isainë: “Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi” (Isaia 44:6) dhe Korintasve: “për ne s’ka veçse një Perëndi, Ati” (1 Korintasve 8:6), i thirrur edhe “Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit” (Ekodi 3:15). Ai është një qënie frymërore sikurse është shkruar: “Perëndia është Frymë” (Gjoni 4:24), pafundësisht i fuqishëm dhe i zgjuar sikurse është shkruar në psalmet: “e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij” (Psalmet 147:5), njeh çdo gjë sikurse është shkruar: “Zoti është një Perëndi që din çdo gjë” (1 Samueli 2:3), është i pranishëm në çdo vend sikurse është shkruar: “Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty” (Psalmet 139:8). Ai shikon, sikurse është shkruar: “Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët” (Fjalët e urta 15:3); dëgjon, sikurse është shkruar: “dëgjon lutjet e të drejtëve” ( Fjalët e urta 15:29); flet, sikurse është shkruar: “Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell” (Jeremia 10:13); ka kujtesë, sikurse është shkruar: “Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij” (Psalmet 105:8); është plot dhëmbshuri, mirësi dhe mëshirë sikurse është shkruar: “Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi” (Psalmet 103:8) dhe përsëri: Zoti është i dhemshur … Perëndia ynë është i mëshirshëm” (Psalmet 116:5); është i drejtë, dhe si rrjedhojë i shpërblen ato që bëjn atë që është e drejtë përpara syve të tij, sikurse është shkruar: “Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij” (Psalmet 145:19) dhe denon ato që mritojnë denimin, sikurse është shkruar: “u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur” (Ligji i Përtërirë 7:10); mbron, sikurse është shkruar: “Zoti mbron njerëzit e thjeshtë” (Psalmet 116:6); dhe udhëzon, sikurse është shkruar: “më drejton pranë ujërave që të çlodhin” (Psalmet 23:2). (Kam paraqitur vetëm disa virtyte të Perëndisë, dhe vtëm disa gjëra që Ai bën). Ky Perëndi ka krijuar nga hiçi, me anë të Fjalës, të gjitha gjërat e dukshme (si edhe të padukshmet) sikurse është shkruar që “Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen” (Hebrenjve 11:3); dhe ato ekzistojnë sipas urdhërimive të tij, sikurse është shkruar: “Gjithçka ekziston edhe sot sipas urdhërimeve të tua, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd” (Psalmet 119:91, Riveduta). Pra universi që ne shohim, nuk është Perëndia por vepra e tij; Ai sigurisht e përmush, si thotë Perëndia në Jereminë: “A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?” (Jeremia 23:24), por qëndron gjithnjë i ndarë nga universi, duke qënë se është Krijuesi i tij. Ky Perëndi i vetëm dhe i vertetë në mbushjen e kohrave dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur për të bërë shlyerjen e mëkateve tona, në mënyrë që me anë të besimit në emrin e tij ne të kishim faljen e mëkateve dhe pjesën tonë të trashëgimisë ndër shenjtorët.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Këshilloj një artikull në italisht në të cilin shpjegohet gjërësisht me anë të bibles që Perëndia ndëshkon.

Femi Cakolli kundër bibles: «Perëndia e do mëkatarin» dhe «jemi të gjith mëkatarë»

«Perëndia e do mëkatarin dhe urren mëkatin». Kjo frazë dëgjohet shpesh nga të Krishterët.
Ja përshembull, në programin Info Magazine (në kanalin Klan Kosova), e thotë Femi Cakolli, pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, (shih nga minuti 38):

Por a është e vërtetë plotësisht kjo frazë? Jo, nuk është. Ajo frazë është e vertetë vetëm në gjysmën e fundit, sepse Perëndia e urren mëkatarin dhe urren edhe mëkatin, sikurse është shkruar: «[shpiriti i Zotit] urren të pabesin dhe atë që do dhunën» (Psalmet 11:5); në një vend tjetër thuhet që Perëndia «i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi» (Psalmet 5:5); dhe akoma: «Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitarin e rremë që thotë gënjeshtra dhe atë që shtie grindje midis vëllezërve» (Fjalët e urta 6:16-19).

Përveç kësaj, Femi Cakolli thotë që ai vetë është mëkatarë, dhe që të gjith janë mëkatarë. Shiko përshembull minutin 33 në këtë video.
Edhe kjo gjë që thotë nuk është biblike, sepse Bibla na tregon që ne të Krishterët më parë ishim mëkatarë, dhe tani jemi të drejtë.
Por me këtë, nuk po them që besimtarët nuk mëkatojnë, sepse do thoja në gënjeshtër, por po them që nuk duhet të thirren “mëkatarë” ato që janë drejtësuar dhe shenjtëruar me anë të besimit në Jezu Krishtin, të cilët ecin në drejtësi.

Ja, po komenoj shkurtimisht disa vargje që mbështesin këtë që po them:

«Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij» (Romani 5:8-10). Këtu Pali thotë qartë që ne ishim mëkatarë, dhe që ishim armiq të Perëndisë, por nuk thotë që jemi akoma mëkatarë dhe armiq. Nuk mund të jemi në të njejtën kohë mëkatarë dhe të Krishterë.

«Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre» (Isaia 53:11). Këtu kemi një parathënie që u bë para lindjes së Jezu Krishtit, e cila flet për Mesian dhe atë që ai do bënte, domethënë që do të drejtësonte shum veta. Pra, nëse Jezu Krishti na bëri të drejtë, pse duhet të themi ne se jemi mëkatarë?

«I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri» (Efesianëve 1:3-4). Këtu thuhet që Perëndia na zgjodhi që të jemi të shenjtë, dhe jo mëkatarë. Pra është e drejtë të themi që jemi shenjtorë, dhe jo mëkatarë.

Mund të merrja edhe vargje të tjera, por këtë herë po ndalem këtu.

Aldo Prendi

Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra

qekan, qakiq, gjyqtarëApostulli Pal i ka shkruar shenjtorëve Thesalonikas: “Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t’i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë. Sepse ju e dini se ç’urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus. Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë, dhe që askush të mos mashtrojë ose t’ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam. Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë” (1 Thesalonikasve 4:1-8).

Pra, urdhërimet që apostujt u dhanë shenjtorëve trgojnë vullnetin e Perëndisë ndaj shenjtorëve, dhe kur vihen në prakitikë nga njerëzit, mund të themi që janë duke ecur në mënyrë të denjë ndaj Ungjillit, dhe pra janë njerëz që i pëlejn Perëndisë në të gjith sjelljen e tyre. Pra, duke vënë në praktikë këto urdhërime i pëlqehet Perëndisë.

Nëse do i përçmonim? Do jemi debitorë përpara tyre, dhe do të tërheqim mbi ne zemërimin e Perëndisë, sepse ai që përçmon ato rregulla nuk përçmon një njeri por Perëndinë e Plotfuqishëm, i cili e dimë që tha: “ata që më përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime” (1 Samueli 2:30). Si i përçmon? Duke u hakmarrë me to për mosbindjen e tyre. Pali është i qartë kur thotë që Zoti është hakmarrës për të gjith këto gjëra.

Por pse Perëndia nuk toleron që ne të përçmojmë urdhërimet e tij? Sepse ai na ka thirrur që të jemi të shenjtë, dhe mosbindja e këtyre urdhërimeve do të thotë të mos i përgjigjemi thirrjes që na bëri, duke bërë kështu që të shahet [nga njerëzit] doktrina e Tij dhe rruga e së vertetës.

Le të kemi kujdes për veten tonë vëllezër, duke shqyrtuar rrugët tona, që Perëndia ynë i madh të mos hakmerret me ne.

Hiri qoftë me ju

 

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/06/08/il-signore-e-un-vendicatore-in-tutte-queste-cose/

Perëndia na mbron

rreze dielli në ishullShkrimi mëson që Perëndia ynë nuk dremit dhe nuk fle, por na mbron vazhdimisht.

Ja çfarë është shkruar në Psalmet: “Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë” (Psalmi 121).

Meqë Perëndia ynë është mbrojtësi ynë, Ai na shpëton nga shum rreziqe që mund të takojmë dhe këtë e bën në mënyra të ndryshme. Dhe disa herë ne nuk e dallojmë ndërhyrjen e Tij që bën për të na shpëtuar nga një rrezik ose e dallojmë vetëm kohë më pas.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/06/01/dio-ci-protegge/