Edhe në Shqipëri po përhapet ungjillzimi antibiblik

Paskan ardhur edhe në Shqipëri ndjekësit e ‘pastores’ Roselen Boerner Faccio, për ta korruptuar me ungjillzimin e tyre ANTIBLIBLIK. Ruhuni nga ato që “ungjillzojnë” si këto njerëz.

Aldo Prendi

Artikuj në italisht që demaskojnë ‘pastoren’ Roselen Boerner Faccio: http://giacintobutindaro.org/category/donne-pastore-o-predicatrici/roselen-boerner-faccio/

Idhujtari ‘Papa’ Françesku inaugorn statujen dedikuar Shën Mikel Kryeëngjëllit

Ja kapoja i Kishës Katolike Romake me çfarë merret, me vepra të mishit (kfr. Galatasve 5:19-20).
“për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8)

Edhe i ashtuquajturi Papa Ratzinger aprovoi këtë vepër mishi.

Aldo Prendi

Burimi videos: http://giacintobutindaro.org/2013/07/08/idolatra-e-non-cristocentrico/

Përmbytja e Nashville, 2 Maj 2010

Duke parë këtë video të përmbytjes që ndodhi në qytetin e Nashville në datën 2 Maj 2010 me kanë ardhur në mendje fjalët: “Në rast se (PERËNDIA) i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t’i lërë të lira, përmbytin tokën” (Jobi 12:15). Perëndia lëshon gjykimet e tij në tokë. Le ta kemi frikë dhe të dridhemi përpara tij. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/15/alluvione-di-nashville-2-maggio-2010/

Lexo edhe artikullin: Perëndia

Kulti i Marisë është idhujtari

Ja si i ofrohet kulti Marisë në Kishën Katolike Romake. Në këtë video katolikët romakë të Palermo-s i ofrojnë lule Marisë, por edhe jetën, zemrën, mendimet dhe dashurinë e tyre. Maria thirret si ‘shpresa jonë’ dhe ‘avokatja jonë’ … Lartësohet me fjalët ‘Rroftë Maria!’ Statuja që simbolizon Marinë konsiderohet e denjë për dhurata. Kjo është idhujtari: një vepër e mishit, e neveritshme për Zotin.

Katolikë Romakë, konvertohuni nga idhujt në Krishtin Jezus, përndryshe do të shkoni në ferrë kur të vdisni.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-culto-a-maria-e-idolatria/