Gra të ‘Krishtera’ që veshin pantallona të shqyera

grua pantallona të shqyera

Disa gra që e quajnë veten të Krishtera, jo vetëm që veshin pantallona – të cilat nuk i kanë hije një gruaje të krishterë – por i veshin edhe të shqyera! Në të vertetë këto gra janë rebele midis rebeleve, që refuzojnë ti binden urdhërimeve të apostujve, dhe dijeni mirë që ky rebelim është i aprovuar dhe nxitur nga pastorat e tyre rebel dhe të marrë të cilët u përsërisin atyre vazhdimisht ‘Perëndia shikon zemrën’ dhe gjith vllazërisë që ‘nuk duhet të gjykojmë’.

Ah! Sa të përçmuara janë në shum Kisha fjalët biblike që vijojnë mbi veshjen e jashtme të gruas: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteut 2:9)

Largohuni dhe ndahuni nga çdo Kishë e cila ka udhëheqës që refuzojnë t’ja drejtojnë Kishës këtë urdhërim, sepse kjo gjë është pjesë e gjërave që udhëheqësit DUHET tua thonë shenjtorëve në mënyrë që të dinë se si duhet të sillen në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës (kfr. 1 Timoteut 3:15). Edhe këto fjalë të Palit janë pjesë të asaj që apostulli quajti ‘doktrina e mirë’ (kfr. 1 Timoteut 4:6).

Askush të mos u mashtrojë me fjalë mashtruese, sepse Perëndia do që ne të jemi të shenjtë në të gjith sjedhjen tonë, sepse shenjtërimi i ka hije shtëpisë Tij (kfr. Psalmi 93:5), dhe shtëpia e Tij jemi ne. Pra dua të ju kujtoj që edhe burrat duhet të vishen në mënyrë të hijëshme, pra edhe ato duhet të evitojnë pantallonat e shqyera (ashtu si edhe pantallonat e shkurtëra dhe veshje tjera të pahijëshme).

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Donne ‘Cristiane’ che indossano pantaloni stracciati

Gruaja dhe stolisja

bigiotteriaStolisja me vathe, byzylykë, gjerdane dhe bizhuteri të ndryshme, për një bijë të Perëndisë, domethënë për një grua që i kushtohet perëndishmërisë, është e ndaluar nga Fjala e Perëndisë. Apostulli Pal në fakt thotë: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteu 2:9), dhe Pjetri në mënyrë të ngjashme shprehet kështu: “Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura” (1 Pietri 3:3).

Shiko, motër në Zotin, çdo bizhuteri shërben t’a bëjë gruan tërheqëse, joshëse dhe fodulle; të gjitha janë gjëra që duhet të shmangesh ndërsa je bijë e Perëndisë. A don të tërheqësh shikimet e burrave mbi ty? A don ndoshta të jesh në qendër të vemendjes? A don ndoshta të dukesh kryelartë? Nuk besoj që do këto gjëra, në qoftëse e do Zotin me të vertetë. Pra heqi gjith këto stoli kote dhe hidhi në plehra. Mos hezito; bëje menjëherë dhe do ti bësh mir vetes.

Kujtohu që Sara (ti je bija e saj) nuk stolisej me bizhuteri sepse ishte një grua që friksohej nga Perëndia (kfr. 1 Pjetri 3:5).

Hiri i Zotit qoftë me gjith ato që e duan Zotin Jezus me sinqeritet.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-donna-e-il-mettersi-addosso-dei-gioielli/

‘Baresha’ Darlene Bishop publikon format e saj

Ja një shembull gruaje që vishet në mënyrë të pahijëshme, duke çnderuar Ungjillin.

Gjykoni vetë: ‘Kështu duhet të vishet një grua që i kushtohet perëndishmërisë?’. […]

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/la-pastoressa-darlene-bishop-mostra-le-sue-curve/

Vathët dhe veshja e ‘pastores’ Marta Gomez

Edhe pastorja Marta Gomez na paraqet një shembull skandaloz që nuk duhet të ndjekin gratë që i kushtohen perëndishmërisë.

Shikoni vathët e saj në veçanti, dhe sa kozmetikë ka përdorur.

Turp.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/gli-orecchini-della-pastora-marta-gomez-e-altro/

Veshmbathje femrash që nuk i kanë hije një gruaje të krishterë

Apostulli Pal thotë: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmërisë” (1 Timoteut 2:9-10).  Pra, një grua që ndjek Kirshtin dhe i shërben, duhet të veshet sipas kësaj këshille apostolike. Kjo domethënë që nuk duhet të veshë veshbathje që janë të pahijshme, si përshebull këto.

veshmbathje të pahijshme femrash

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu: Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/07/29/capi-di-abbigliamento-femminile-che-non-si-addicono-ad-una-donna-cristiana/