Në qoftë se i drejti tërhiqet prapa …

Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë, por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: “Sot”, që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit. Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit” (Hebrenjëve 3:12-14). Këto vargje na tregojnë që ne bijtë e Perëndisë, që jemi trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, duhet të kemi kujdes që mos i bëjmë hapsirë pabesisë në zemrën tonë, sepse pabesia do të na shtyjë të braktisim Zotin, që është kështjella e zemrës sonë, Ai që na zgjolli në mënyrë që të ishim të shenjtë dhe të përlyer përpara tij në dashuri. Po u tërhoqëm prapa, çfarë fundi do të na presë, përveç humbjes së përjetshme? Në fakt Shkrimi thotë gjithnjë, që nëqoftëse ndokush tërhiqet prapa, e bën “për humbje” (Hebrenjëve 10:39).

Të na shërbejë si shembull ajo që i ndodhi Izraelitëve që në shkretëtirë, kur arritën në kufirin e tokës së Izraelit, dhe Zoti i urdhëroi të bëhen zotërit e tokës që u kishte premtuar etërve të tyre, për shkak të mosbesimit të tyre (Moisiu në fakt tha: “ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj” [Ligji i Përtërirë]), nuk u lejua të hyjnë në tokën e premtuar, por u denuan të endeshin për katërdhjet vjet në shkretëtirë, deri sa të vdiste secili prej tyre.

Zoti është i shenjtë, dhe ka neveri për ato, të cilët, zemra e tyre largohet nga ai, sipas asaj që është shkruar: “Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të” (Hebrenjëve 10:38). Ai do pra që ne të ruajmë besimin deri në fund, domethënë të vazhdojmë të besojmë në Ungjillin deri në fund, ashtu si besuam në fillim të jetës sonë të re.

Në mes të shtrëngimeve, të sprovave, të zemërlëshimeve dhe të zhgënjimeve, le të vazhdojmë duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, duke ditur që në fund të jetës sonë mbi këtë tokë, po të mbajmë besimin deri në fund, do të na presë lavdia e Perëndisë. Si Jezusi, që duroi kryqin duke përçmuar fyerjen për gëzimin që ishte përpara tij, dhe ne le të vazhdojmë të durojmë çdo vuajtje për shkak të lavdisë që do të shfaqet për ne. Sigurish shpresa jonë nuk do të mungojë, sepse Zoti është bsnik.

Dhe atij që mund t’ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t’ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim, të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen” (Giuda 1:24-25).

Hiri i Zotit tonë Jezus qoftë me të gjith ato që e duan me pastërti të pa korruptuar

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/se-il-giusto-si-tira-indietro/

Zoti e dinte që do të pendoheshin, por …

Ky meditimi im është për ato që thonë se Zoti don të shpëtojë të gjith, asnjë i përjashtuar, dhe që ne kemi qënë të shpëtuar sepse Zoti e dinte që ne do të pendoheshim, dhe të besonim, dhe jo sepse Zoti na kishte paracaktuar më parë për shpëtim.
Jezusi i qortoi ato qytete ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar, duke thënë: “Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse, në se në Tiro dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi. Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do të trajtohen me më shumë tolerancë se ju. Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite. Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti” (Mateu 11:20-24).
Jezusi pra ka thënë që Zoti e dinte se në qoftë se do të ishin kryer veprat e fuqishme në Tiro dhe në Sidon, që u bënë në Korazin e Betsaidë, ato do të ishin penduar; ashtu si edhe në qytetin e Sodomës, në qoftë se do të ishin bërë veprat e fuqishme që u bënë në Kapernaum, ajo nuk do të ishte shkatërruar.
Përse pra Zoti nuk ka bërë të mundur që ato vepra të fuqishme të bëheshin në ato qytete? Sigurisht sepse kishte dekretuar shkatërrimin e tyre. Nuka ka një tjetër përgjigje. A e anulon kjo gjë dashurinë e Tij? Kurr mos qoftë. A ka qënë Zoti i padrejtë duke vepruar kështu? Kurr mos qoftë, sepse Ai ka thënë: “Do të fal atë që dua të fal, dhe do të mëshiroj atë që dua të mëshiroj” (vers. Riveduta, Eksodi 33:19).
Un shpresoj që ato që nuk kanë reflektuar në këto fjalë të Jezusit, të reflektojnë.

Hiri i Zotit qoftë me ato që e duan me pastërti të pa korruptuar

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/dio-sapeva-che-si-sarebbero-ravvedute-ma-%E2%80%A6/

Gruaja e Lotit

statujë kripe“Kujtoni gruan e Lotit” (Luka 17:32), tha një ditë Zoti Jezus. Përse duhet të kujtojmë këtë grua? Sepse pasi Zoti e shpëtoi nga shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës bashkë me burrin e saj Lotin dhe me dy vajzat e saj, bëri një gjë që në dishepujt e Krishtit nuk duhet të bëjmë, për të mirën e shpiritit tonë, ajo u kthye për të shikuar prapa. Dhe për faktin që u kthye për të shikuar prapa, u bë një statujë prej kripe (kfr. Zanafilla 19:26). Një nga ëngjëjt e Zotit i kishte thënë Lotit: ‘Mos shiko prapa’ (Zanafilla 19:17), ky ishte një urdhër, por gruaja e Lotit nuk u bind dhe vdiq.

Edhe neve që kemi qënë të shpëtuar nga mëkatet tona na urdhërohet që të mos shikojmë prapa, domethënë na urdhërohet që të mos terhiqemi prapa. Duhet të shkojmë përpara, nuk duhet të ndalemi, pa u penduar kurr për faktin që kemi braktisur lakmitë e botës për të ndjekur Zotin Jezus.

Ne i kemi refuzuar kënaqësitë e mëkatit, për ti shërbyer Zotit; mjerë ne në qoftë se tani braktisim Zotin për të vazhduar përsëri për t’i shërbyer mëkatit, me siguri Zoti do të na denojë si meritojmë duke na shkatërruar. […] (kfr. Hebrenjëve 10:37-39).

Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë (kfr. Luka 9:62), pra le ta mbajmë dorën në parmendë duke vazhduar të punojmë, dhe duke mbjellur drejtësi për dashurinë që kemi për Zotin, dhe duke pritur nga Zoti shpërblimin. Lum ata që nuk e heqin shikimin nga Zoti, por që qëndrojnë bashkë me Zotin deri në fund.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/la-moglie-di-lot/

Çfarë duhet të bësh për t’u shpëtuar

luce del sole

Dua të të them se çfarë duhet të bësh për t’u shpëtuar. Duhet të besosh në Zotin Jezu Krisht, me fjalë të tjera duhet të besosh që Ai është Biri i Perëndisë që ka vdekur në kryq për mëkatet tona, që u varros, dhe që të tretën ditë u ringjall nga të vdekurit dhe iu shfaq atyre që më parë Ai i kishte zgjellur që të ishin dëshmitarët e tij, dhe me të cilët hëngri dhe piu (kfr. Veprat 16:31; 1 Korintasve 15:1-11). Përse duhet të besosh këto gjëra? Sepse kështu ka vendosur Zoti; kjo është udha e shpëtimit, çdo udhë tjetër që mund të predikojnë është fallco.

Dije pra, që vetëm me anë të besimit në emrin e Jezu Krishtit ka shpëtim: në asnjë mënyrë tjetër. Kjo sepse ai kur vdiç në kryq, shlyu me gjakun e tij denimin për mëkatet tona. Në fakt, ai vetë tha, natën kur u tradhëtua dhe arrestua, kur dha kupën dishepujve të tij: “…ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve” (Mateu 26:28). Dhe apostulli Pal konfirmon kur i thotë Efesianëve: “në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij…” (Efesianëve 1:7).

Shpëtimi është falas pra, siq është shkruar: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë” (Efesianëve 2:8). Ajo nuk merret me vepra, për këtë nuk mund ta meritosh as ta fitosh duke bërë vepra të mira; “që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:9) përpara Zotit. Në qoftë se shpëtimi mund të meritohej nga njeriu ose mund të fitohej nga njeriu me anë të mundimeve të tij dhe me anë të sakrificave të tij, atëherë Krishti paska vdekur më kot, dhe gjaku i tij na qënka derdhur për asgjë. Sakrifica e tij do të ishte kështu një gjest i pa vlerë, me të vertetë i pa vlerë.

Në qoftë se ti pra, do të jeshë i shpëtuar nga mëkatet e tua dhe nga zemërimi i Zotit i ardhshëm, pendohu tani për mëkatet e tua dhe prano me besim sakrificën shlyese që Jezu Krishti ka kryer. Në moment do të ndihesh i liruar nga litarët e mëkatit që të mbajnë lidhur, dhe do shijosh lirinë në Jezu Krishtin. Përveq kësaj do të ndihesh i pajtuar me Zotin, sepse zemërimi i furishëm i Zotit do të hiqet nga ty, dhe kur të vdesësh, nuk do të shkosh në ferrë por në parajzë. Tani, pikërisht në këtë moment, pendohu dhe beso në Jezu Krishtin.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/cosa-devi-fare-per-essere-salvato/

Përktheu Aldo Prendi.
Mesazhe për mëkatarët. Predikimi nr. 205
Për të aktivuar titrat në shqip ose për t’i zmadhuar, shiko këtë video: https://www.youtube.com/watch?v=6O9iqXJJOyc

Jezu Krishti: e vetmja udhë që të çon te Zoti

lutje, shpetim, pendimJezu Krishti është e vetmja Udhë që të çon te Zoti, sipas asaj që Ai tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6)

Mos u gënjeni, nuk ka udha të tjera që të çojnë në qiell.

Atëher, çfarë duhet të bësh? Duhet të pendohesh për mëkatet e tua dhe të besosh që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë.

Në këtë mënyrë do të pajtohesh me Zotin duke marrë faljen e të gjith mëkateve tuaja, dhe do të shpëtohesh nga ferri (ku digjet një flakë e ndezur nga Zoti, që shkakton qarje dhe kërcëllim dhëmbësh) […] përveç faljeve të mëkatave do të merresh edhe jetën e përjetshme, domethënë do të jesh i sigurtë që kur të vdekësh dë të shkosh në parajzë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Gesù Cristo: l’unica via che mena a Dio