Ungjilli i shpëtimit tonë

djelliFjala Ungjill vjen nga greqishtja Euanghelion që do të thojë ‘lajm i mir’.

Por cili është ky lajm i mir? Apostulli Pal na e thotë në një nga letrat e tij dërguar Korintasve me këto fjalë: “Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni, dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot. Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve. Më së fundi m’u shfaq edhe mua, si në dështimit. Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë” (1 Korintasve 15:1-9).

Ky është Ungjilli i hirit të Perëndisë (kfr. Veprat e apostujve 20:24) me anë të cilit ai që beson në të shpëtohet nga mëkatet e tij dhe merr jetën e përjetshme. Ai është pra fuqia e Perëndisë për shpëtimin e secilit ë bson, siç thotë Pali në letren e Romakëve (kfr. Romakëve 1:16).

Le të jetë ky Lajmi i hirit që i predikohet mëkatarëve për shpëtimin e tyre, por edhe t’i kujtohet shenjtorëve në mënyr që ta mbajnë ashtu siç është deri në fund dhe të marrin kështu koronen e jetës.

Në qoftëse ndokush ju shpall ndonjë Ungjill të ndryshëm nga ky, qoftë mallkuar (kfr. Galatasve 1:9) përpara Perëndisë dhe ëngjëjve të tij të shenjtë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-vangelo-della-nostra-salvazione/

I drejti do të jetojë me anë të besimit

besim, qiell, detiVëllezër të dashur, le të jemi zemërbutë ndaj të gjith njerëzve, sepse Fjala thotë: «Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë» (Titi 3:3-5). Ne, kur ishim të kësaj bote, ishim armiq të Perëndisë dhe të shkëputur nga jeta e Perëndisë, ishim skllevër të çdo dhoj lakmie, nuk ishim aspak më të mirë se ato që akoma janë skllevër, bile duhet të themi që shum nga ne ishim ‘më keq’, por edhe se ishim ashtu, Zoti na ka shpëtuar ma anë të hirit të tij; jo për shkak të ndonjë vepre të mirë që ne kishim bërë, por «sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve» (2 Timoteu 1:9), e cila «tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit» (2 Timoteu 1:10). Apostulli Pal ka thënë: «Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush» (Efesianëve 2:8-9), dhe në fakt, është pikërisht me që ne nuk kemi bërë asgjë për t’u shpëtuar përveçse kemi besuar tek Biri i Perëndisë, që ne dëshmojmë se është vërtetë nga hiri që merret shlyerja e të gjitha mëkateve, me anë të besimit, dhe është gjithnjë për këtë motiv që themi se nuk kemi asgjë për të cilën mund të krenohemi përpara Zotit.

Perëndia kishte shpallur që më parë, nepërmjet Habakukut që do shfajsonte «të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit» (Romakëve 3:30) pa veprat e ligjit, në fakt Ai tha: «I drejti do të jetojë me anë të besimit» (Habakukut 2:4; Romakëve 1:17), për këtë ne konkludojmë që njeriu nuk shfajsohet nepërmjet veprave të ligjit por vetëm me anë të besimit në Krishtin. Kujtohuni që «asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit» (Romakëve 3:20) dhe jo shpengimi nga pushteti i tij. Nëqoftëse njeriu do shfajsohej me anë të veprave të veta, atëherë Krishti paska vdekur më kot, dhe në qoftë se ne mund të merrnim faljen e mëkateve duke kryer vepra të mira, nuk do ishte e dobishme që Krishti të vinte në këtë botë për të dhuruar jetën e tij si çmim për të gjith ne duke derdhur gjakun e tij në kryq. Perëndia u ka bërë të ditur njerëzve në këto kohët e fundit, drejtësinë e tij, që kohë më parë ligji i Moisiut dhe profetët dëshmonin, akoma më parë se t’u shfaqte njerëzve … po flas për drejtësimin e Perëndisë me anë të besimit në Jezu Krishtin, për të gjith besimtarët.

Ekziston edhe një drejtësim që vjen nga ligji, i cili thotë: «Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre» (Romakëve 10:5; Levitiku 18:5), por me këtë drejtësim nuk kemi mundur të vishemi sepse nuk kishim zbatuar të gjitha gjërat e shkruara në librin e ligjit. Ne ishim nën mallkimin e ligjit dhe ishte e domosdoshme që ndokush të vinte për të na çliruar nga mallkimi i ligjit, vetëm në këtë mënyrë mund të merrnim shfasimin për të gjitha gjërat që ligji nuk mund të na shfajsonte. Vetëm një njeri pa mëkat mund të na çlironte nga ligji dhe të na shfajsonte, dhe këtë gjë e ka bërë Jezu Krishti, Ai që nuk ka njohur mëkat dhe që Perëndia e «bëri të jetë mëkat për ne … që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të» (2 Korintasve 5:21). Jezusi, duke bërë veten të varet në drurin e kryqit, u bë mallkim për ne dhe na çliroi nga mëkati, dhe shfaqi dretësimin e Perëndisë që bazohet në besim i cili thotë: «Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: “Mos thuaj në zemrën tënde: “Kush do të ngjitet në qiell?”. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti. Ose: “Kush do të zbresë në humnerë?”. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish» (Romakëve 10:6-7; Ligji i Përtërirë) dhe akoma: «Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde» (Romakëve 10:8; Ligji i Përtërirë 30:14). Është shkruar: «Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim» (Romakëve 10:8-10); vëllezër, ne me zemrën tonë kemi besuar që Perëndia ka ringjallur prej së vdekurish Zotin Jezus dhe ky besim na është numëruar për drejtësi; Pali thotë që Jezusi «u ringjall për justifikimin tonë» (Romakëve 4:25) dhe i njejti apostull i tha Korintasve: «por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja» (1 Korintasve 15:17), çfarë domethënë kjo? Domethënë që, nëqoftëse Krishti nuk do të ishte ringjallur prej së vdekurish, ne do të ishim akoma të vdekur në mëkatet tona, pa jetën e Perëndisë, por le të falenderohet Perëndia sepse ka ringjallur prej së vdekurve Jezusin, dhe ne «bashkë me të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish» (Kolosjanëve 2:12, Riv.). Vëlla, kujtohu që është besimi yt që të ka shpëtuar; po, besimi ynë na shpëtoi; ndokush do të thotë: Po ky besim nga vjen? «Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë» (Romakëve 10:17), dhe ne e dimë që Fjala e Perëndisë ka zbritur në tokë nga qielli, pra besimi ynë vjen nga nalt, ai vjen nga Perëndia dhe jo nga vetja jonë, për këtë gjë duke çuar sytë në qiell le të kujtojmë nga ku zbriti Çliruesi për të na shpallur Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që nepërmjet besimit (i cili vjen nga Fjala e Perëndisë pasi e dëgjuam shpalljen e saj) edhe ne Johebrenjt nga lindja të shfajsohemi nga mëkatet tona. Oh! Sa besim të çmuar kemi marrë nga Perëndia! Atij i qoftë lavdia në Krishtin Jezus. Amen.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Nga libri: Mësime dhe nxitje (Insegnamenti ed esortazioni), faqja 17-18

Pendimi nga veprat e vdekura (ose keqardhja për mëkatet)

Në këtë faqe shpjegohet nepërmjet bibles se çfarë është pendimi; me fjalë tjera shpjegohet praktikisht se çfarë është keqardhja për mëkatet

pendimi


Pendimi nga veprat e vdekura

Jezu Krishti, pasi qe vajosur me Frymë të Shenjtë dhe me fuqi, vazhdoi edhe ai të mësojë të tjerët, dhe predikonte Mbretërinë e Perëndisë duke thënë: «U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin» (Marku 1:15). Ne jemi penduar nga veprat tona të vdekura që bënim, dhe kemi besuar në Ungjillin e hirit duke marrë në këtë mënyrë faljen e mëkateve. Nuk ka snjë të drejtë, ky është motivi për të cilin Zoti ka udhëruar të shpallet që të gjith njerëzit, kudo që ndodhen, duhet të pendohen. Ne, nëbazë të fjalës së Perëndisë nxisim të vegjël dhe të mëdhenj që të pendohen nga veprat e vdekura dhe që të kthehen tek Zoti duke bërë vepra dë denja pendimi.

Për t’u bërë të ditur se çfarë është pendimi, do të përdor Shkrimin e shenjtë, që na mësojn edhe rreth pendimit.

Jezusi, duke folur për Ninivitët, tha: «ata u penduan me predikimin e Jonas» (Mateu 12:41); tani, Jona ishte një profet i Zotit, dhe Zoti i urdhëroi të shkonte në Ninive, qytet i madh, dhe të predikonte kundër tij sepse ligësia e tij ishte ngjitur deri në praninë e Zotit. Në fillim, Jona nuk ju bind Zotit duke kërkuar të shkojë në Tarsis larg Zotit, por më pas, i’u nënshtrua vullnetit të Zotit duke shkuar në Ninive për të shpallur atë që Zoti i urdhëroi të thonte. Është shkruar: «Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet”. Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata. Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi. Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: “Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë; por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t’i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij. Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim”. Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri» (Jona 3:4-10). Zoti është i shenjtë dhe nuk toleron shfaqjen e ligësisë (në fakt profeti Habakuk i tha Perëndisë: «Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë … nuk mund të tolerosh shfaqjen e ligësisë» [Habakuku 1:13, Riv.]) dhe ekzekuton gjykimet e tij kundër keqbërësit në qoftë se ky nuk konvertohet nga rruga e tij, në fakt Davidi tha: «Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur. Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta» (Psalmi 7:12-13); tani, Ninive, ky qytet i madh i lashtësisë, ishte plot me ligësi, dhe Zoti e shikoi ligësinë e veprave të Ninivitëve, dhe dërgoi një shërbëtorë të vetin për të shpallur gjykimin që po vinte kundër tyre; Ninivitët kur dëgjuan Jonën duke shpallur shkatërrimin e qytetit nga ana e Zotit, që kishte për të ndodhur pas pak, i besuan Zotit; ato nuk e tallën Jonën duke i thënë që ishte një i marrë, dhe nuk ju duk që Jona po bënte shaka, si përkundrazi ju duk dhëndurëve të Lotit në Sodomë kur ai i tha atyre: «Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin» (Zanafilla 19:14). Ninivitët e pranuan fjalën e Jonës si fjalë Zoti, dhe u përulën përpara Zotit duke shpallur një agjërim dhe duke u kthyer nga rrugët e tyre të këqija, kjo do të thojë që ato e kuptuan që ishin keqbërës, që kishin bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe që duhej të pendoheshin nga veprat e vdekura të tyre për të ndalur zemërimin e Perëndisë që ishte mbi to; ato u penduan, Zoti e pa këtë dhe u pendua nga e keqja që kishte folur kundër tyre. Në rastin e Ninives, u përmbush fjala që thotë: «Nga një herë për një komb dhe për një mbretëri, unë flas dhe them se duhet çrrënjosur, rrëzuar dhe shkatërruar; por në rast se ai komb kundër të cilit kam folur heq dorë nga ligësia e tij, unë pendohem për të keqen që kisha menduar t’i bëja» (Jeremia 18:7-8).

Isaia tha: «I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht» (Isaia 55:7); të gjith kanë mëkatuar, pra të gjith kanë deviuar për të ecur në rrugën e tyre të mbrapshtë dhe për të plotësuar deshirat e zemrës së tyre të keqe. Shtigu në të cilin ec mëkatari është një shtig që të çon në shkatërrim dhe humbje, domethënë në flakën e përjetshme, ajo është një rrugë dredha-dredha dhe kush ecë në të, nuk ka paqe, ajo duket e drejtë por përfundon dhe të çon në vdekje, ajo është si errësira. Mëkatari është një i verbër që sillet në errësirë pa ditur ku po shkon, por ndërkohë që ai nuk di ku po shkon, e di mir Zoti, që në mëshirën e tij i urdhëron ta braktisi rrugën e keqe (sepse do t’a shpëtojë nga zemërimi i ardhshëm) dhe që të konvertohet tek Ai që do të ketë mëshirë duke e falur. Kur mëkatari kthehet në vete, braktis rrugën e tij dhe vazhdon të eci tek një rrugë tjetër, në rrugën e drejtësisë, ajo e shenjta në të cilën tani po ecin të shpenguarit e Perëndisë duke ndjekur gjurmët e Atij që ka kushtuar këtë rrugë të koheve të fundit që është e gjallë, emri i të cilit është Jezu Krisht, Zoti dhe Shpëtimtari ynë; ne, të çliruarit e tij, ndjekim atë sepse Ai është rruga që çon tek Ati, Ajo është rruga që Perëndia premtoi që do hapte në shkretëtirë dhe për të cilën do bënte të ecte të verbërit. Ne pranojmë që përpara se të njihnim Zotin, nuk dinim që ekzistonte kjo rrugë, nuk e njihnim sepse seclili prej nesh ndjekte rrugën e vet, por qoftë falenderuar Perëndia që erdhi dita në të cilën mësuam këtë rrugë të re dhe pasi kemi hyrë ne vete, braktisëm rrugën tonë për të vazhduar ecjen në ndjekje të Zotit Jezus; po, ne që ndjeknim lakmitë e ndyra të mishit, u vumë pas Zotit duke e ndjekur në këtë rrugë të ndriçuar në të cilën nuk gjindet fare errësirë; tani, edhe ne jemi, nga hiri i Perëndisë, në shtigun e të drejtëve që «është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë» (Fjalët e urta 4:18).

Le të braktis mëkatari rrugën e vet duke u penduar për mëkatet e tij, dhe të besojë në Zotin Jezus dhe të bashkohet me grupin e të zgjellurve.

Të pendohesh nuk do të thojë vetëm të braktisësh veprat e këqija, por edhe të ndërrosh mënyren e të menduarit, në fakt është shkruar: «I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij» (Isaia 55:7); mëkatari mendon gjëra të liga, dhe për këtë është armik i Perëndisë në mendjen e tij, pa përjashitm për veprat e tij të liga; ai mendon që Perëndia nuk ekziston, por edhe në qoftë se mendon që ekziston, konsideron në mendjen e tij që është e kotë t’i shërbejë dhe t’i lutet, përveç kësaj kënaqet duke menduar çdo dhoj të lige, dhe është për këtë motiv që Zoti i urdhëron të braktisë mendimet e tija të kota dhe të padrejta, dhe që të përtëritet në frymën e mendjes së tij që të ketë mendjen e Krishtit; mëkatari duhet të braktisë ato mendimet e këqija, pra, ato deshira të cilave i bindet, dhe të kthehet tek Perëndia jonë që do të ketë mëshir për të.

Jezu Krishti shpjegoi çfarë ishte pendimi me këtë shembëlltyrë: – «Ç’mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: “Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim”; por ai u përgjigj dhe tha: “Nuk dua”; por më vonë, i penduar, shkoi. Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: “Po, imzot, do ta bëj”, por nuk shkoi« (Mateu 21:28-30). Vini re në këtë shemëlltyrë, se si më parë i biri i’u përgjigj atit të vet që nuk donte të shkonte për të punuar në vresht, dhe më pas i erdhi keq që i kishte folur negativisht atit të vet dhe në fakt u pendua për këtë, por jo vetëm që u pendua, por ndërroi edhe mendje dhe shkoi të punonte në vresht.

Çdo herë që shqyrtojmë përgjigjen që i biri i dha në fillim atit të vet, duke i thënë: ‘Nuk dua’, kujtohemi që edhe ne përpara se të pendoheshim, thonim: ‘Nuk dua’; sa herë kemi thënë ose menduar: ‘Nuk dua të njoh Zotin, nuk dua të kthehem tek Zoti për t’i shërbyer’! Por qoftë falenderuar Perëndia që na ka bërë të vimë ne vete dhe që na ka bërë të ndërrojmë mënyrë të menduarit dhe të folurit, në fakt është nga hiri i tij që kemi mundur të pendohemi për mosbindjen tonë, dhe prej hirit të tij kemi mundur të themi: ‘Dua të njoh Perëndinë, dua të kthehem tek Zoti për t’i shërbyer’.

Kush braktis mendimet e tia të liga, dhe veprat e tia të liga duke u penduar, domethënë duke përjetuar një keqardhje të fortë për shkak të sjedhjes së keqe, dhe beson në Zotin Jezu Krisht me gjith zemrën e tij, merr faljen e të gjitha mëkateve «nëpërmjet besimit në gjakun e tij» (Romakëve 3:25). Mëkatari që është kthyer tek Zoti, le të bëjë fryte të denja pendimi (domethënë le të shfaqë me vepra dhe në të vertetë që ka braktisur rrugën e tij të keqe) duke bërë çdo vepër të mirë në mënyrë që emri i Perëndisë të lëvdohet

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Nga libri: Mësime dhe nxitje (Insegnamenti ed esortazioni), faqja 15-17

Artikull i ngjashëm në italisht që flet për vepra të denja pendimi në këtë link

Lindja e re, për të cilën i foli Jezusi Nikodemit

lumë

Lindja e re, për të cilën Jezusi i foli Nikodemit (Gjoni 3:3,5) është një rilindje frymërore që ndodh kur një njeri pendohet për mëkatet e tij dhe beson me zemrën e tij që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për justifikimin tonë. Kjo rilindje [ose rigjenerim] ndodhë nepërmjet ujit, që simbolizon Fjalën e Zotit, dhe nepërmjet frymës së shenjtë.

Për sa i përket vepres që bën Fjala e Perëndisë, apostulli Pjetër i thotë shenjtorëve: “të rilindur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së gjallë të Perëndisë, që mbetet përjetë” (1 Pjetri 1:23), dhe këtu, Fjala e Perëndisë është Ungjilli. Dhe Jakobi e konfirmon këtë gjë duke thënë që Zoti na ngjizi me vullnetin e tij “me anë të fjalës të së vërtetës” (Jakobi 1:18).

Për sa i përket vepres së Frymës së Shenjtë duhet konsideruar më parë që Fryma bindë njeriun për mëkat, drejtësi dhe gjykim (kfr. Gjoni 16:8), dhe meqënse Ai është jetë, në momentin që vjen për të banuar në atë që beson, bjen jetën frymërore. Dhe në këtë pikë, dua të them që Fryma hyn në besimtarin në momentin që beson dhe jo më pas, kur pagëzohet me Frymë të Shenjtë, sepse në këtë rastin e dytë, besimtari mbushet me Frymë të Shenjtë, ose me fjalë tjera, merr një masë më të madhe Fryme të Shenjtë.

Kjo rilindje frymërore mund të quhet edhe ringjallje frymërore sepse ai që e përjeton, nuk është më i vdekur në të ligat dhe mëkatet e tij, por bëhet një person i gjallë frymërisht (kfr. Efesjanëve 2:1-6)

Kjo rilindje frymërore i jep mundësinë njeriut të shikojë ndryshe nga si i shikonte më parë gjërat; deshirat e tij ndërrojn, qellimet po se po, dhe si rrjedhojë ndërron edhe sjellja e tij dhe bëhet e shenjtë, e drejtë dhe e mirë. Besimtari i rilindur ndalon së vëni gjymtyrët e tij në shërbim të mëkatit, dhe fillon t’i përdor për shërbimin e drejtësisë në mënyrë që të nderojë Shpëtimtarin e tij, për të prodhuar fryt për Zotin, dhe jo më për vdekjen, si bënte më parë me sjelljen e tij të çoroditur. Ja pëse Pali i thotë Korintasve: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Korintasve 5:17).

Kur ndodh kjo rilindje në njeriun, nuk rrin e fshehtë, por bjen në sy. Ajo duket qartë për të gjith, besimtarë dhe jo besimtarë. Dhe ndërkohë që krijon gëzim në ato që kanë lindur përsëri, prodhon zemërim, keqardhje dhe turp për ato që e njohin ‘të rilindurin’ dhe janë akoma të vdekur në mëkatet e tyre.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-nuova-nascita-di-cui-parlo-gesu-a-nicodemo/

Paga e mëkatit dhe dhurata e Perëndisë

2igy81s“Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23).

Në këto fjalët e Palit dua që të vini re si apostulli vën në kontrast pagën e mëkatit me dhuratën e Perëndisë.

Mëkati pra, si thotë Pali, i paguan me vdekje ato që i shërbejnë dhe në fakt Jakobi thotë “dhe mëkati, si të kryhet, pjell vdekjen” (Jakobi 1:15). Është një pagë e hillur pra ajo që mëkati i jep shërbyesve të tij. Gjithsesi, e çuditshme por e vërtetë, shum vetave i pëlqen shërbimi i mëkatit, dhe ndër këto shum veta nuk janë vetëm jobesimtarët por edhe shum besimtarë! A nuk është marrëzi sherbimi i dikujt që të paguan me vdekje? Sigurisht, por nga ana tjetër “Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend” (Fjalët e urta 15:21), thotë Dituria; dhe me që këto nuk kanë mend, nuk është për tu quditur për faktin që gëzohen në të bërë çdo dhoj mëkati. […]

Me që nga një anë ekziston paga e mëkatit nga ana tjetër ekziston dhurata e Zotit, domethënë jeta e përjetshme në Krishtin Jezus. Është një dhuratë pra jeta e përjetshme, dhe si çdo dhuratë tjetër nuk mund të blehet ose të meritohet, përndryshe dhurata nuk do ishte dhurat. Një dhuratë që merret nepërmjet besimit në në Krishtin Jezus sipas asaj që është shkruar: “Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Gjoni 3:36). Ja përse jeta e përjetshme është quajtur dhurata e Perëndisë në Krishtin Jezus, Zotin tonë. A e ke jetën e përjetshme? Në qoftë se përgjigja është ‘jo’, të nxitoj që të besosh në Zotin Jezus për ta marrur; atë që duhet të besosh për ta marrur është që ai ka vdekur në kryq për mëkatet tona, dhe është ringjallur në ditën e tretë për drejtësimin tonë. Në qoftë se përgjigja është ‘po’, të rekomandoj që ta mbash besimin në Krishtin Jezus deri në fund, domethënë të rekomandoj që të këmbëngulesh në besim sepse si thotë Shkrimi ti ke nevojë për ngulm në mënyrë që kur të kesh kryer vullnetin e Perëndisë, të merrësh atë që të është premtuar (kfr. 1 Gjoni 2:25). Mbaje këtë besim që ke, mos e hidh tutje.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-salario-del-peccato-e-il-dono-di-dio/