Sipas Rick Warren-it vetëvrasësit shkojnë në qiell

Rick Warren, siç mund ta shikoni nga ky mesazh në Twitter që bën fjalë për djalin e tij vetëvrasës, deklaron që një i Krishterë që vret veten shkon në qiell.

rick warren, vetvrasija

Kjo është fallco, vëllezër, askush të mos mashtrohet sepse vetëvrasësit janë persona që vrasin vetveten, domethënë janë VRASËS të caktuar për flakën e përjetshme. Në fakt thotë Fjala në librin e Zanafillës 22:15 “JASHTË …. VRASËSIT”. Dhe, përveq kësaj kush vret veten tregon se ka braktisur besimin në Krishtin.

Kush Ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/05/15/per-rick-warren-i-suicidi-vanno-in-cielo/

Kujdes: Rick Warren mbështet katolicizmin

Predikuesi amerikan Rick Warren (po ju kujtoj që është pjestar i organizatës Këshilli për Marrëdhënjet me Jashtë, një grup ky që është pjes e të Ndriçuarve [Illuminati], objektivi i të cilëve është Rëndi i Ri Botëror, domethënë të bashkojnë të gjitha fetë), i cili është themelues i një ndër Kishave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, që është Saddleback Community Church me vendodhje në Lake Forest, në zonën Orange Country, në shtetin Kalifornian, kjo Kishë është anëtare e Kuvendit Baptist të Jugut.

Rick Warren ka shkruar disa libra që janë shitur shum në mbarë botën, ndër të cilët është udhëzimi në ‘shërbesë’ të kishës dhe të ungjillzimit ‘The Purpose Driven Church’ (përkthyer në shqip me titullin: Kisha e Ullëhequr nga Qëllimet); dhe ‘The Purpose Driven Life’ (përkthyer në shqip: Jeta me një Qëllim), libra që janë publikuar në Itali nga shtëpia botuese PubliElim, e Kishave Elim në Itali (një denominacjon pentekostal); po them, Rick Warren – gënjeshtrat e të cilit kanë depërtuar tashmë edhe në Asembletë e Perëndisë në USA – këshillon dhe mbështetë librin ‘Catholics Come Home’, ose ‘Katolikë Ejani në Shtëpi’ shkruar nga Tom Peterson (themelues dhe president i organizatës no profit e dedikuar të promovojnë ungjillëzimin Katolik, që quhet Catholics Come Home), i cili me këtë libër ofrohet të bëjë Katolikët joaktiv të kthehen në Kishën Katolike Romake. Rick Warren në fakt ka prezantuar këtë libër në Amazon.com në këtë mënyrë: ‘Misioni i Tom Peterson dhe i Katolikë Ejani në Shtëpi që synon të qojë shpirtëra tek Jezusi e tek Kisha, është kritikisht i rëndësishëm gjatë kësaj kohe të vështirë të historisë sonë. Un e aprovoj plotësisht këtë projekt ungjillëzimi të ri’.

përmbajtja-warren-peterson

Çfarë do të thojë kjo? Kjo do të thotë që Rick Warren mbështet Katolicizmin, që është plot herezi, praktika supersticiose dhe illujtari, që dërgojnë në ferr çdo ditë shum shpirta. Për të kuptuar çfarë është realisht Katolicizmi ju nxis të lexoni librin tim [italisht] ‘La chiesa cattolica romana’.

Po ju nxis pra përsëri të kujdeseni dhe të shkëputeni nga Rick Warren, sepse është një ujk i veshur si dele.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi