I Krishteri vuan

ferra, gjëmbaI Krishteri duhet të vuaj sepse i është dhënë, për hir të Krishtit, jo vetëm të besojë tek ai, por edhe të vuaj për të (kfr. Filipjanëve 1:29). Vuajtjet mund të shkaktohen nga përndjekje, sharje, mungesa, dhe nga gjëra të tjera që mund të vuhet në këtë jetë për dashuri t’Krishtit.

Nga ana tjetër është edhe logjike që në qoftë se Jezu Krishti, nga i Cili erdhi emri “Krishterë”, duhej të vuante shum gjëra për shkak të botës, përpara se të pëlëvdohej, e njejta gjë të presë atë që ka besuar tek ai dhe që ndjek gjurmët e tij. “Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju”, (Gjoni 15:20) i tha Krishti dishepujve të tij; dhe përsëri: “Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t’ju përndjekin dhe do t’ju dorëzojnë në sinagoga e do t’ju futin në burg; dhe do t’ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim … Dhe ju madje do t’ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t’i vrasin. Dhe të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim” (Luka 21:12,16-17). Apostujt Pali dhe Barnaba, thanë që “me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë” (Veprat 14:22); ajo fjala “duhet”, siç mund të shikohet, tregon shum mirë faktin që vuajtjet janë një komponent normal i jetës së të Krishterit. Jo vetëm normale, por edhe e dobishme, sepse ne mund të bëhemi të durueshëm nga Zoti pikërisht me ndihmë të vuajtjeve. Në fak Pali thotë: “shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën” (Romakëve 5:3-4), dhe Jakobi i bën zë duke thënë: “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë” (Jakobi 1:2-4).

Pra, mos u çudit aspak për shkak të shtërngimeve të ndryshme që do të vuash për dashuri të Krishtit; ne jemi të caktuar për këtë, domethënë për të vuajtur (kfr. 1 Thesalonikasve 3:3); dhe mundohu t’i duorsh vuajtjet si një ushtar i mir i Krishtit, duke u kujtuar që “në qoftë se durojmë, do të mbretërojmë bashkë me të” (2 Timoteut 12) dhe që “vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne” (Romakëve 8:18).

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-cristiano-soffre/

Të Krishterë merren nga forcat e autoritetit

Forcat e autoritetit (ndoshta Vietnamit) hyjnë në një vend ku disa besimtarë ishin mbledhur për t’i kënduar Zotit dhe ndërprejnë mbledhjen duke marrur me vete të Besimtarët. Le të kujtohemipër ato që persekutohen dhe burgosen për motiv të besimit në Krishtin.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/cristiani-portati-via-dalle-autorita/

U arrestua sepse tha që homoseksualiteti është mëkat

“A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë” (1 Korintsave 6:9-10)

Dale McAlpine është i krishterë Babtist që predikon Ungjillin nepër rrugë, në qarkun Cumbria që gjindet në veriperëndim të Anglisë, dhe e kanë arrestuar dhe vendosur në burg sepse i ka thënë një kalimtari që homoseksualiteti është mëkat në sytë e Zotit. Procesi kundra tij do të zvillohet së shpejti.

Ja raporti për shtyp që flet për këtë ngjarje.

Vëlla Dale, përpara kështu, mos u frikëso.

Giacinto Butindaro, përkthej nga italishtja Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/arrestato-per-avere-detto-che-l%E2%80%99omosessualita-e-peccato/

Vëllezër, mos u ndali para vështirsive që kjo botë ju paraqet, por vazhdoni të predikoni gjith të vërtetën edhe në qoftë se do t’ju vendosin në burg. Mendoni ti pëlqeni Zotit, dhe jo njerëzve. Merrni shembull nga ky vëlla, sepse Zoti do t’ju shpërblejë juve, dhe do të denojë ato që arrestojnë predikuesit për motiv të emrit të Jezu Krishtit.

Aldo Prendi