Qëndroni larg nga tabela Ouija

Qëndroni larg nga tabela Ouija

ouijaTabela Ouija (shpesh e quajtur wee-gee ose e quajtur kutija weegee në anglisht) është një spipërfaqe e sheshtë, në të cilën janë të shkruara të gjitha shkronjat e alfabetit, numrat nga 0 deri 9, shpesh një ‘po’ dhe një ‘jo’ dhe sibole të tjera, që fuksjonojnë me anë të një indikatori të lëvizshëm. Qëllimi i kësaj tabele është për ti bërë pyetje shpirtrave të atyre që kanë vdekur, që me anë të një medium-i lëvizin indikatorin në sipërfaqe të dërrasës Ouija për të formuar përgjigjen.

Përgjigja në fakt vjen nga demonët, ose ndonjëherë personalisht nga Satani. Tavolina Ouija pra është një lojë e fuqishme satanike, me anë të së cilës fëmijë dhe të rinj tërhiqen me anë të lojës, për tu vënë në kontakt me Satanin dhe demonët.
Shum fëmijë dhe të rinj kanë filluar të kenë ankthe pasi kanë luajtur me këtë lojë, madje disa janë bërë edhe të demonizuar duke transformuar kështu jetët e tyre rrënjësisht në keq. Dhe disa kanë filluar të interresohen për Satanizëm, ose për gjëra okultizmi tamam pasi kanë luajtur me tavolinën Ouija.

Bibla urdhëron që të mos konsulohen frymërat, sipas asaj që thotë Zoti: “Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj” (Levitiku 19:31)

Zoti e di se çfarë rreziqesh fshehen pas konsultimit ose evokimit të frymave të të vdekurve, sepse e din që ky art shortarie vjen nga djalli, i cili me anë të dinakërisë dhe ligësisë së tij, e përdor për të mashtruar njerëzit, shtypur, munduar dhe madje për të dërguar frymëra të liga në brendësi të njerëzve. Ja përse ka ndaluar të konsultohen frymërat, ose ato që i thërrasin.

Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që thotë Zoti.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/state-lontani-dalla-tavola-ouija/

Interrvista e bërë kësaj gruaje konfirmon plotësisht që tavolina Ouija është nga djalli. [Video në italisht]

Libër që demaskon Masonerinë (në italisht)

kopertinë, libër kundër masonerisëPo vendos këtu një libër që provon qartë se Masoneria është nga djalli, dhe që është duke u përhapur në shum Kisha Ungjillore duke shkaktuar dëmtime jo të vogla. Për ato që e kuptojnë italishten, mund ta lexojnë këtë libër, dhe pasi të kenë kuptuar se sa shpejt është duke u përhapur nëpër Kisha, të lajmërojë edhe vllezrit e tjerë në mënyrë që edhe ato të dijnë se si ti demaskojnë Masonët dhe të qortojnë veprat dhe fjalët e tyre të liga.

Librin e ka shkruar Giacinto Butindaro, një vëlla në Krishtin, që Zoti më ka dhënë mundësinë ta njoh personalisht dhe të bashkpunoj me të për lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht, dhe për ndertimin shpirtëror të vëllezërve dhe motrave në besim. Është një vëlla që Zoti e ka përdorur për të shkruar shum libra të tjerë që janë tepër të vlefshëm për besimtarët por edhe paganët.

Libri titullohet “Masoneria e demaskuar: kundër depërtimit dhe influencës së kësaj organizate djallëzore në Kishat Ungjillore” (italisht “La Massoneria smascherata: contro l’infiltrazione e l’influenza di questa diabolica istituzione nelle Chiese Evangeliche”) përfunduar në vitin 2012, në Romë

Libri në PDF mund të shkarkohet falas duke klikuar në këtë link, peshon rreth 36 MB, dhe përmban 914 faqe

Për ta lexuar on line, mund të shkoni në këtë link

Aldo Prendi

Burimi

Video që demaskon Masonerinë

masoneri sakrifica

Në këtë video do të shihni disa filmime të regjistruara fshehurazi në disa lozha masonike. Disa kohë më parë kur dolën në televizion këto filmime, njerëzit u çuditën dhe u skandalizuan. Në pjesen e parë (deri në minutin 5:52) do të shihni inicimin masonik, me anë të cilit ‘profani’ bëhet ‘mason”, duke i deklaruar masonëve që janë prezent, dhe ‘Mjeshtrit të Nderuar’ (kryetarit të lozhës) që po i afrohet Masonerisë për të marrë dritë. Përveç gjërave të tjera, mund të shihni premtimin që bëjnë masonët kur marrin pjesë në inicimin, me të cilin premtojnë ti mos i tregonjë asnjë profani gjërat që do të shohë dhe dëgjojë në lozhë (përdryshe, do të denohet rëndë), përveç kësaj, premtojnë edhe që do të përpiqen për të plotësuar objektivet e Masonerisë, dhe që do ti binden principeve të Masonerisë. Riti i drejtimit të shpatave shpjegohet në këtë mënyrë: nga ai moment e tutje, në qoftë se filluesi gjendet në rrezik, do të mbrohet nga masonët.
Konsideroni pra në çfarë riti djallëzor marrin pjesë ‘ungjillorët’  që vendosin të hyjnë në Masoneri.
Në pjesën e dytë (5:53-7:16), do të shihni një rit adhurimit satanik në të cilin mund të marrin pjesë vetëm masonët e gradës 33 (grada maksimale Masonike e Ritit Skocez të Vjetër dhe të Pranuar). Thuhet që: mësuesi plak që bën ritin, pinë gjakun e dhisë që i është sakrifikuar Satanit në mes të lozhës.
Në pjesen e tretë (7:17-8:7), zhvillohet një ceremoni martese brënda një lozhe.

Mir thotë apostulli Pal: “Mos jini, pra, shokë me ta. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni, sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. Prandaj Shkrimi thotë: Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty”
(Efesjanëve 5:7-14)

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/12/18/video-shock-che-smaschera-la-massoneria/