Mos i bëni keq vetes duke frekuentuar Shkolla Biblike

Shkollat Biblike ju mbrapshtojne jetën. MOS I FREKUENTONI.

A doni t’i shërbeni Zotit? Shum mir, gjunjëzohuni përditë përpara Tij, dhe lexoni Biblen: kjo është shkolla biblike më e mirë që ekziston.

Mësuesi më i mir, është Jezu Krishti, ai që “ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet” (Luka 24:45) dhishepujve të tij.

Aldo Prendi

Fëmijët

duggars

Fëmijët duhen edukuar në dispilinë dhe në qortim të Zotit, për këtë nuk duhet t’u lejohet të bëjnë atë që duan. I duhet thënë qartë që disa gjëra (pirja e duhanit, dehja, marrdhënjet seksuale para martesës, blasfemitë, fjalët e ndyra, rrenat, frekuentimi i shoqërive të mbrapsha, veshja në mënyrë të çrregullt, për të cituar vetëm disa gjëra) nuk duhet t’i bëjnë. Në qoftë se nuk binden duhen qortuar dhe kur të jetë nevoja të rrahen.

Këtë gjë për të mirën e tyre. Dituria në fakt thotë: “Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë” (Fjalët e urta 13:24), dhe: “Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë; do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli” (Fjalët e urta 23:13-14).

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/i-figli/

Proçesion në nder të ‘Atë Pio-s’ …

Këto na qënkan të Krishterë, me të cilët – sipas disa pastorave ungjillorë ekumenikë – mund të lutemi dhe të adhurojmë Zotin bashkë? Por këto janë idhujtarë, që janë të tërhequr pas idhujve pagojë, dhe me idhujtarët NUK KA ASNJË LIDHJE. Qfarë marrëveshje ka tempulli i Zotit me idhujt? ASNJË. [kfr. 2 Korintasve 6:14-18]

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/processione-in-onore-di-padre-pio-a-termini-imerese/

‘Papa’ Ratzinger dhe Luteranët tashmë janë shokë

[…]

Nga: http://www.ilmessaggero.it/articolo.php?id=94636&sez=HOME_ROMA

Luteranët kanë mbetur të mashtruar nga djalli, jo vetëm sepse kanë filluar të bëjnë ekumenizëm me Kishën Katolike Romane, por edhe sepse pranojnë në minister gratë[1], dhe aprovojnë homoseksualitetin dhe abortin, përveç rrenave të tjera të ndryshme. Luteranë, pendohuni dhe konvertohuni nga rrugët tuaja të liga dhe nga rrenat tuaja.

Jeni duke shkuar gjithnjë e më keq.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-%E2%80%98papa%E2%80%99-ratzinger-e-i-luterani-ormai-sono-amici/

[1] Pranimi në minister i grave domethënë pranimi i grave në shërbesë. Për shembull, ato Kisha që pranojnë ministerin e grave i lejojnë gratë të jenë pastore (ose baresha) dhe domethënë i lejojnë të mësojnë dhe të përdori autoritet mbi burrin, në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë (kfr. 1 Timoteu 2:12).

Si gjarpëri e gënjeu Evën …

snake_3“Por druaj se mos, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe prishet mendja juaj duke rënë nga thjeshtësia që është në Krishtin. Sepse, po të vinte dikush dhe t’ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër, që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër, që nuk e keni pranuar, do ta duronit mirë” (2 Korintasve 11:3-4).

Sa aktuale janë fjalët e apostullit Pal edhe se kanë kaluar shum shekuj. Sot në fakt shum besimtarë kanë mbetur të mashtruar nga gjarpëri i lashtë, i cili ka mundur të mashtrojë me dinakërinë e tij mendjet e tyre dhe t’i bëjë të devijojnë nga thjeshësia dhe nga pastërtia që është në Krishtin.

Por ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë makinacionet e Satanit që janë thurur kundër Kishës dhe t’i demaskojmë, duke shpresuar që këto të vijnë në vete dhe të kuptojnë të vertetën.

Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë mbi ato që e duan me pastërti të pakorruptuar. Amen.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/come-il-serpente-sedusse-eva-%E2%80%A6/