Edhe në Shqipëri po përhapet ungjillzimi antibiblik

Paskan ardhur edhe në Shqipëri ndjekësit e ‘pastores’ Roselen Boerner Faccio, për ta korruptuar me ungjillzimin e tyre ANTIBLIBLIK. Ruhuni nga ato që “ungjillzojnë” si këto njerëz.

Aldo Prendi

Artikuj në italisht që demaskojnë ‘pastoren’ Roselen Boerner Faccio: http://giacintobutindaro.org/category/donne-pastore-o-predicatrici/roselen-boerner-faccio/

Një nxitje gjithnjë aktuale

Një nxitje gjithnjë aktuale që apostulli Pal na bën të gjith neve:

“Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne. Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë. Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat” (Filipianëve 3:17-21)

Le të imitojmë pra apostujt e Krishtit, dhe jo shërbëtorët e rremë të Krishtit që janë armiq të kryqit të Krishtit dhe që ka me bollëk në mesin e Kishave Ungjillore.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Gruaja dhe stolisja

bigiotteriaStolisja me vathe, byzylykë, gjerdane dhe bizhuteri të ndryshme, për një bijë të Perëndisë, domethënë për një grua që i kushtohet perëndishmërisë, është e ndaluar nga Fjala e Perëndisë. Apostulli Pal në fakt thotë: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteu 2:9), dhe Pjetri në mënyrë të ngjashme shprehet kështu: “Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura” (1 Pietri 3:3).

Shiko, motër në Zotin, çdo bizhuteri shërben t’a bëjë gruan tërheqëse, joshëse dhe fodulle; të gjitha janë gjëra që duhet të shmangesh ndërsa je bijë e Perëndisë. A don të tërheqësh shikimet e burrave mbi ty? A don ndoshta të jesh në qendër të vemendjes? A don ndoshta të dukesh kryelartë? Nuk besoj që do këto gjëra, në qoftëse e do Zotin me të vertetë. Pra heqi gjith këto stoli kote dhe hidhi në plehra. Mos hezito; bëje menjëherë dhe do ti bësh mir vetes.

Kujtohu që Sara (ti je bija e saj) nuk stolisej me bizhuteri sepse ishte një grua që friksohej nga Perëndia (kfr. 1 Pjetri 3:5).

Hiri i Zotit qoftë me gjith ato që e duan Zotin Jezus me sinqeritet.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-donna-e-il-mettersi-addosso-dei-gioielli/

Mbahen me të madh dhe nuk dijnë asgjë

Pali thotë: “Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë, ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija, debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre” (1 Timoteu 6:3-5). Kini besim në këto fjalë, sepse janë të verteta dhe bsnike. Kam mundur gjithashtu të verifikoi personalisht se sa të verteta janë këto fjalë. Njerëz të fryer dhe që nuk dijnë asgjë ka me bollëk nepër Kisha Ungjillore. A doni pra t’a dini se kush janë? Duhet t’i vini në prove duke shpallur doktrinën që Zoti na ka dhënë nepërmjet Jezusit dhe apostujve. Ato që mbahen për të mëdhenj nuk do ta durojnë dhe pra do t’ju kundërshtojnë dhe ofendojnë në mënyra të ndryshme. Sa të dalin në pah, largohuni nga to: janë Filistej në mes të kampit të Zotit, dhe misioni i tyre është t’a dëmtojnë dhe shkatërrojnë.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/06/18/sono-gonfi-e-non-sanno-nulla/