Muzika rock dhe satanizmi

Ky video është një fragment i episodit të gjashtë të emisjonit La linea d’ombra [Linja e hijes] e datës 23 qershor 2009, dedikuar sektit satanik Le bestie di Satana [Bishat e Satanit], pjestarët e së cilës janë njollosur me shkelje shum të rënda, ndër të cilat vrasja, duke qënë të denuar për këto shkelje.

Kam dashur ta publikoi për të nxitur reflektimin e të gjith atyre besimtarëve që kanë lejuar që muzika rock të hyjë nepër Kisha, dhe për ti bërë të kuptojnë që muzika rock ka origjinë Satanike dhe për këtë motiv duhet braktisur. Është e vërtetë që jo e gjith muzika rock arrin ose nxit arritjen e të njejtave tepri, por mbetet fakti që edhe muzika rock më e lehtë është një tip muzike që prodhon ose që nxit për sjellje, sentimente dhe vepra që nuk i kanë hije shenjtorëve. Është kështu sepse rock-u nuk është neutral si tip muzike, për shkat të faktit që nuk ekziston një muzikë neutrale. Pra rock-u duhet braktisur. Nuk mund të përdoret as për t’i kënduar Zotit dhe as për të ungjillzuar.

Mos jini të pakujdesshëm, vëllezër, jini të mençur. Urreni të keqen, dhe ruhuni nga çdo gjë që duket e keqe. […]

Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me të gjith ato që e duan me pastërti të pakorruptuar.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/la-musica-rock-e-il-satanismo/

Paul Washer aprovon miziken RAP

Paul David Washer (lindur në 1961) është Direktor i The HeartCry Missionary Society. Është edhe një predikues baptist shëtitës, që thekson shum pendimin dhe shenjtërimin.

Videot e tij janë duke qarkulluar shum edhe në mes të Ungjillorëve Italian.

Por në fjalimin e tij me tutull ‘A Message for Reformed Christian Rappers’ (Një Mesazh për repistat e Krishterë të Riformuar), që u zhvillua gjatë Legacy Conference të vitit 2007, Paul Washer ka aprovuar përdorimin e muzikës RAP për të prezantuar Ungjillin, dhe ka inkurajuar repistat e pranishëm.

Gjatë fjalimit të tij ka thënë edhe ‘… në qoftë se Jonathan Edwards do të rikthehej në jetë nga të vdekurit, dhe do shikonte disa prej këtyre djemve, ka shum mundësi të friksohej, por ato janë duke thënë të njejtat dhe identike të vërteta, dhe janë duke i folur një populli që Spurgeon nuk mund të arrinte, dhe që Edwards nuk do mund të arrinte, që Whitefield nuk mund të arrinte, un duartrokas për atë që bëhet këtu …’ (dëgjoje në pjesën e parë të videos këtu më poshtë)

Për të kuptuar çfarë është ‘RAP-i i Krishterë’ dhe kuk janë repistat e krishterë ju propozoi të vëreni dhe të dëgjoni me kujdes [grupin] FLAME feat. Lecrae & John Reilly ndërsa këndojnë  ‘Joyful Noise’ (në pjesën e dytë e videos më poshtë).

Pyes veten se si ka mundësi që Paul Washer duartroket këtë tip mizike dhe këtë mënyrë të sjelluri që kanë repistat. Me sa duket ai mendon se për të arritur me Ungjillin persona të një farë tipi, duhet të konformohemi me botën! Me fjalë tjera, që qellimi në disa raste i justifikon mjetet.

Askush të mos ju mashtrojë me arsyetime të kota, vëllezër.

[…]

Hiri i Zotit qoftë me të gjith ato që e duan me pastërti të pa korruptuar

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/paul-washer-approva-il-rap/

Pastori Eddie L. Long dhe kërcimi i ri ‘Cross it up’

Eddie L. Long është pastor në New Birth Missionary Baptist Church, Lithonia, Georgia (USA). Kisha që ushqen ka tejkaluar 30.000 pjestarë. Në këtë video i prezanton dëgjuesve një kërcim të ri që quhet ‘Cross it up’, dhe sipas tij bazohet në vargun e Zanafillës 48:13.

Tashmë djalli bën të bëjë atë që don në shum Kisha.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/il-pastore-eddie-l-long-e-il-nuovo-ballo-%E2%80%98cross-it-up%E2%80%99/

Muzika nuk është neutrale – Amazing Grace

Kantiku ‘Amazing Grace’ (Hir i Mrekullueshëm) i luajtur me pesë tipe musikash të ndryeshme. Për të bindur shum veta që muzika nuk është neutrale.

Giacinto Butindaro, përkthej nga itaishtja Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/amazing-grace-io-vo-narrar/

Muzika Rock është duke u përhapur dhe duke u praktikuar në shum Kisha të krishtera, dhe shpresa ime është që kjo muzikë të fillojë të braktiset nga këto Kisha, sepse është një muzikë nga bota dhe nuk ndihmon rritjen shpirtërore, por kontribuon në shkatrrimin e Kishës. Për ato që e kuptojnë italishten, lexoni këtë libër që është shkruar për të bindur rebelët që vazhdojnë ta dëgjojnë dhe preferojnë këtë muzikë: Contro la musica rock ‘cristiana’.
Dhe mos harroni që muzika rock është e lidhur shum ngusht me satanizmin.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Aldo Prendi