Video që demaskon Masonerinë

masoneri sakrifica

Në këtë video do të shihni disa filmime të regjistruara fshehurazi në disa lozha masonike. Disa kohë më parë kur dolën në televizion këto filmime, njerëzit u çuditën dhe u skandalizuan. Në pjesen e parë (deri në minutin 5:52) do të shihni inicimin masonik, me anë të cilit ‘profani’ bëhet ‘mason”, duke i deklaruar masonëve që janë prezent, dhe ‘Mjeshtrit të Nderuar’ (kryetarit të lozhës) që po i afrohet Masonerisë për të marrë dritë. Përveç gjërave të tjera, mund të shihni premtimin që bëjnë masonët kur marrin pjesë në inicimin, me të cilin premtojnë ti mos i tregonjë asnjë profani gjërat që do të shohë dhe dëgjojë në lozhë (përdryshe, do të denohet rëndë), përveç kësaj, premtojnë edhe që do të përpiqen për të plotësuar objektivet e Masonerisë, dhe që do ti binden principeve të Masonerisë. Riti i drejtimit të shpatave shpjegohet në këtë mënyrë: nga ai moment e tutje, në qoftë se filluesi gjendet në rrezik, do të mbrohet nga masonët.
Konsideroni pra në çfarë riti djallëzor marrin pjesë ‘ungjillorët’  që vendosin të hyjnë në Masoneri.
Në pjesën e dytë (5:53-7:16), do të shihni një rit adhurimit satanik në të cilin mund të marrin pjesë vetëm masonët e gradës 33 (grada maksimale Masonike e Ritit Skocez të Vjetër dhe të Pranuar). Thuhet që: mësuesi plak që bën ritin, pinë gjakun e dhisë që i është sakrifikuar Satanit në mes të lozhës.
Në pjesen e tretë (7:17-8:7), zhvillohet një ceremoni martese brënda një lozhe.

Mir thotë apostulli Pal: “Mos jini, pra, shokë me ta. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni, sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. Prandaj Shkrimi thotë: Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty”
(Efesjanëve 5:7-14)

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/12/18/video-shock-che-smaschera-la-massoneria/