Edhe David Wilkerson i lutet Frymës së Shenjtë

David-WilkersonJa disa fjalë të Wilkerson-it të marrura nga një predikim i tij, po e them këtë në mënyrë që të kuptohet që edhe predikues të mëdhenj mjerisht kanë vendosur të praktikojnë përtej asaj që është shkruar, dhe shum veta bëjnë kështu sepse e bën edhe Wilkerson. Nuk i intereson të dijnë që as Jezusi, as profetët dhe as apostujt nuk iu luten kurr Frymës së Shenjtë, sepse ato marrin si shembull David Wilkerson.

[Ja fjalët e tij] — Falenderoi Zotin për të gjith pastorat dhe për të gjith kishat që ende sot nuk kanë humbur Frymën. Jam mirnjohës për çdo burrë dhe për çdo grua që është e zellshme me Frymë të Shenjtë, për çdo kishë të zjarrshme që është duke lindur. Gjithsesi, mjerisht kanë mbetur shum pak. Zemra ime bërtet: “O Zot, o Frymë e Shenjtë, rikthehu në kishën tënde. Rikthehu dhe fshij tutje të marrëzinë tonë. Rikthehu dhe na prek me një pasjon të nxehtë për Krishtin. Rikthehu dhe na pastro nga çdo skemë dhe plan njerzor. Hiq tej nesh çdo fe [religiosità] mishrore që shihet në TV dhe nga masmedia, që e çnderon emrin tënd.

Dhe, Frymë e Shenjtë, nxite shpiritn tim. Më tërhiq në vendin e fshehtë të lutjes bashkë me ty. Le të mos dalin nga un lutje të ngutura. Më disiplino që të të pres, që të të bërtas ty, dhe mos u dorëzo deri sa të jem mbushur plot. Dhe më jep paqen e mendjes që ti më ke premtuar. Më jep tepri qetësie dhe pushimi që të më lejoj të qëndroj i patundur përpara çdo gjëje që do të ndodhi” —

Nga predikimi i tij ‘Frymë e Shenjtë kthehu tek Kisha jote’

http://www.tscpulpitseries.org/italian/ts041025.html

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/pure-david-wilkerson-prega-lo-spirito-santo/

Gruaja duhet të mbulojë kryet kur lutet ose profetizon

veli, grua, lutjeËshtë shkruar: “Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin, sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia. Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë pa u mbuluar? Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të? Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë” (1 Korintasve 11:3-15). Motër, ti duhet të keshë një shenjë në krye kur lutesh ose kur profetizon për shkak të engjëjve, dhe kjo shenjë që duhet të keshë, është veli. Në qoftë se ti nuk e velon kryet kur lutesh apo kur proftizon, çndëron burrin. Ndokush mund të thotë: “atëherë në qoftë se nuk jam e martuar, mund të lutem ose të preofetizoj pa vel?” Jo, nuk duhet ta bësh, sepse edhe në qoftë se nuk je e martuar, burri (gjinia mashkullore) është kreu i yt gjithsesi. Motra, mos mëkatoni duke u lutur ose duke profetizuar pa mbuluar kryet.

Aldo Prendi