Kompani teatrale e ‘Krishterë’ humoristike

kompani teatrale e krishterëKëto palaço mundohen të bëjnë të qeshin popullin e Zotit me recitimet e tyre me tema biblike. Ja në çfarë situate të keqe janë disa besimtarë Ungjollor sot, kan humbur pastërtinë shpirtërore, dhe kanë marrë rrugë të këqija duke qënë aktor dhe rrecitues. Shum keq vëllezër, shum keq.

Ato predikues që i pranojnë këto palaço në lokalet e kultit, nuk kanë kuptuar pothuajse asgjë nga Bibla; vëllezër, në qoftë se nuk pendohen, dhe në qoftëse vazhdojnë të ftojnë dhe të inkurajojnë këto vepra, largohuni nga ato menjëherë, mos konsumoni kohë me këto njerëz të korruptuar. Ndahuni nga këto mashtrues.

“Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata; sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit” (Romakëve 16:17-18)

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Aldo Prendi

Kundër frekuentimeve të parqeve dëfryese

parqe dëfryeseTë gjith ato që janë kthyer në besim ndaj Zotit duhet të evitojnë parqet dëfryese

Vetë emri ‘park dëfryes’ tregon se qfarë vendi është. Janë vende që mund të gjëndet çdo argëtim; malet ruse, sallat me pasqyra që deformojnë pamjen e atij që pasqyrohet, tunelet e horrorit, fushat e makinave përplasëse, rrota gjigande, dhe shum gjëra të jera.

Përse besimtarët nuk duhet të frekuentojnë vende të tilla? Për të mos shpenzuar lekë kotë; me fjalë të tjera, ai që shkon në këto vende shpenzon lekë për gjëra që nuk ngopin dhe nuk ndërtojnë.

Më thoni, ju që shkoni në këto vende: ‘Çfarë përfitoni? Çfarë hirit ju japin argëtimet? Mbase ju forcojnë në besim? Ju ndërtojnë (shpirtërisht)?’ A nuk e kuptoni që kështu shpenzoni në mënyrë të padrejtë kohën dhe lekët që Zoti ju ka dhënë? A nuk e kuptoni që, në vend që ti sherbeni kotësisë, mund të dedikoni të njejtën kohë dhe të njejtën sasi lekësh në sherbim të drejtësisë, duke u lutur, duke lexuar Fjalën e Perëndisë, duke dëshmuar për Zotin ose duke bërë ndonjë vepër të mirë? Fjala e Perëndisë thotë: “Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe frytin e mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme. Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit” (Isaia 55:2-3).

Vëllezër, ndaloni së shkuari në këto vende, sepse nuk është mir të kërkoni kënaqësitë e kësaj jete, dhe kushtojani jetën plotësisht Zotit, por jo vetëm me fjalë, por në të vertetë me fakte, domethënë me vepra. A e dini se kënaqësitë e kësaj bote, që Bibla i quan ferra (krs. Marku 4:18-19), e mbysin Fjalën e Perëndisë? Kthehuni në vete; zgjohuni sepse armiku ka hapur një të çarë në jeten tuaj.

E di, edhe pastori juaj shkon në parqe lojrash, në fakt ai merr inicjativën për të ju quar në këto vende, por ju nuk duhet ta ndjekni në këtë rrugë, që të mos bëheni akoma më të prishur. Ah, më coptohet zemra kur dëgjoj që ka pastor dhe pleq [peshkop] të kishave që bashkë me besimtarët organizohen për të shkuar në Gardaland o në ndonjë tjetër park lojrash. Ato, pikërisht ato që duhet të udhëheqin delet në rrugë të mirë, duke i dhënë shembull për kopesë, tërheqin delet dhe i qojnë në rrugë dredha dredha për tu sbavitur. Errësira ja ka verbuar sytë, dhe janë mundur nga kënaqësitë e kësaj jete! Dhe në këtë gjendje ato këndojnë: ‘vitet e mia më të bukura dua ta shfrytëzoj për ty, për ty o Zot që vdiqë për mua…’, fjalë të bukura, pa dyshim, por nuk i kanë hije atyre që dojnë të shfrytëzojnë jetën e tyre, dhe lekët, në shërbim të kotësisë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi

Metodistët kërcejnë kërcimin e ‘kua kua-së’ në lokal kulti

Këtu jemi në një Kishë Metodiste të Bashkuar [United Methodist Church]. Këtu kërcejnë vallzimin e qua qua-së [il ballo del qua qua]. Shikoni për të besuar dhe për t’u zemëruar.

Sigurish që edhe ndërmjet Metodistave gjërat kan shkuar shum keq!

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/il-ballo-del-qua-qua-ballato-da-metodisti-al-locale-di-culto/

O popull i Zotit, deri kur do vazhdosh të merresh me gjëra të kota?

gjëra të kota - vrimë në ujë _1280x800O popull i Zotit, deri kur do vazhdosh të merresh me gjërat e kësaj bote? Deri kur do vazhdosh të merresh me gjëra të kota si bëjnë paganët që nuk njohin Zotin? Deri kurë do të kënaqeni duke publikuar foto në facebook për t’u lëvduar nga të tjerët? Deri kurë do të vazhdoni të përqëndroheni në pamjen tuaj të jashtme, që nuk vlenë asgjë? Deri kur do vazhdoni të ecni jashtë mësimeve të Bibles? Deri kur do vazhdoni të merreni me gjëra që nuk i shërbejnë asgjë rritjes shpirtërore?
A duhet ta përdorim facebookun për qellimet tona personale, apo për të mirën e besimtarëve? A e keni pyetur veten se qfarë mund të mendojnë ato që nuk janë në besim, kur shohin profilin tuaj në facebook? Ata do të mendojnë: “ja ky thotë që është i Krishterë (dmth ndjekës i Krishtit) dhe në profilin e tij un nuk po shoh pothajse asgjë të Krishterë”
A jeni duke i dhënë dëshmi të mirë botës me atë që publikoni në internet, apo jeni duke u sjellur akoma si kur të ishit pa besim?

Ndërro mendje o popull i Zotit, dhe vazhdo të ecësh në rrugët e drejtësisë. Mjaft u solle pas gjërave që nuk i japin lavdi Zotit, dhe nuk i ndihmojnë shpirtërisht besimtarët e Krtishterë. Është koha të zhgjohesh nga gjumi o Kishë e Zotit, boll ke fjetur, ZGJOHU PRA O KISHË, ZGJOHU.

Aldo Prendi

Ungjillzim me tullumbaca

Keq e ma keq … tashmë, çdo gjë është mirë. Këtu në Siçili ungjillzojnë me tullumbaca. Ju që veproni kështu, ju them këtë: TURP TË KENI, GRISNI ZEMRËN TUAJ E KTHEHUNI TEK ZOTI.

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi origjinal: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/evangelizzazione-con-palloncini/