Katolikë Romakë, kthehuni nga idhujt në Zotin e gjallë e të vertetë

Catholics Embark On Banneux Pilgrimage

Katolikë Romakë, Zoti ka dhënë këtë urdhër: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia” (Eksodi 20:4-6).

Ai që e shkelë [këtë urdhërim] është idhujtarë, dhe idhujtarët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/cattolici-romani-convertitevi-dagli-idoli-alliddio-vivente-e-vero-2/

Pagëzimi [në ujë] nuk e rigjeneron njeriun

pagëzimi në ujëFjalët e Jezusit (kfr. Gjoni 3:5) dhe të Palit (kfr. Titi 3:5) që teologët papistë përdorin për të mbështetur fuqinë rigjeneruese të pagëzimit, kanë një tjetër kuptim.

Jezusi kur tha që duhet lindur nga uji, donte të thonte që [njeriu] duhet të rigjenerohet nga Fjala e Perëndisë, sepse uji simbolizon Fjalën e Perëndisë (kfr. Isaia 55:10-11). Sigurisht Ai nuk donte të thonte që uji i pagëzimit rigjeneron, ose që ka fuqi rigjeneruese tek mëkatari, sepse kjo nuk është e vertetë, sepse fuqin rigjeneruese e ka Fjala e Perendisë (kfr. 1 Pjetrit 1:23). Dhe pastaj, po të ishte si thonë Katolikët, kusari që u kthye [në besim] në kryq në momentin e vdekjes nuk mund të kishte shkuar në mbretërinë e Perëndisë spese nuk kishte lindur nga uji, domethënë nuk ishte pagëzar. Po atëherë përse Jezusi i tha që në atë ditë do kishte qënë me të në parajzë? A nuk është ndoshta sepse ai njeri para se të vdiste përjetoi lindjen e re, ose me fjalë tjera lindi nga uji dhe nga Fryma? Sigurisht që është kështu, e nuk mund të jetë ndryshe.

Për sa i përket fjalëve të Palit drejtuar Titit… kur foli për larjen e rilindjes, apostulli nuk po fliste për rilindjen e prodhuar nga uji i pagëzimit. Këtë po e them sepse ai për “larje” nuk po fliste për zhytjen në ujë për besimtarin, por për pastrimin e prodhuar në besimtarin nga Fjala e Perëndisë, [sepse] në fakt Efesianëve i tha që “Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës..” (Efesianëve 5:25-26). Për të konfirmuar që Krishti na ka larë dhe pastruar me anë të fjalës së tij, dhe jo me anë të pagëzimit në ujë që kemi bërë në emër të tij, citojmë fjalët që Jezusi i tha dishepujve të tij natën kur u trathëtua: “Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova” (Gjoni 15:3). Ai nuk i tha atyre që ishin të pastër për shkak të pagëzimit, por për shkak të fjalës së tij, që ishte Fjala e Perëndisë sipas asaj që tha: “fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar” (Gjoni 14:24). Dhe në qoftë se kjo nuk mjafton, për të treguar që Pali kur tha që kemi qënë të shpëtuar me anë të larjes së rilindjes nuk deshi të thontë që pagëzimi në ujë na ka bërë të rilindim, shtojmë edhe dëshminë e fakteve. Katolikët romakë thonë që kanë marrë larjen e rilindjes por nuk mund të thonë që janë të shpëtuar. Tani, ne themi: ‘Në qoftë se Katolikët do të kishin marrë larjen e rilindjes për të cilën flet Pali, kur janë pagëzuar, atëherë mund të thonë edhe ato në mënyrë të pashmangshme: “kemi qënë të shpëtuar”, por këtë nuk mund ta thonë dhe nuk e thonë. Përse?’ A nuk është ndoshta sepse ajo “larja e rilindjes” nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me pagëzimin (si në rastin në të cilin është bërë gabimisht duke derdhur ujë në kokë ose në mënyrë korrekte për zhytje) por me larjen e bërë nga Fjala e Perëndisë në zemrën e atij që e ka pranuar për besim e që ato këtë larje nuk e kanë përjetuar akoma? Sigurisht që është kështu. Ja përse të gjithë ato që thonë që janë të Krishterë vetëm për faktin që kur ishin të vegjël kanë qenë të pagëzuar në kishen katolike romakë nuk janë të sigurtë që janë të shpëtuar, dhe janë akoma të vdekur në gabimet e tyre; sepse pagëzimi i tyre nuk i ka [prodhuar] rilindjen në asnjë mënyrë kur e kanë bërë në fëmijëri. Mund të themi që ato kanë mbetur të mashtruar me antë të atij ‘pagëzimi’, por që nuk kanë rilindur, dhe që nuk mund të jenë pjesë e trupit të Krishtit me anë të pagëzimit.

Giacinto Butindaro, përktheu nga italishtja Aldo Prendi
Burimi: http://www.lanuovavia.org/chiesacattolicaromana_2.html

Në kllapat këndore kam shtuar fjalë për të thjeshtsuar kuptimin

Kjo është një pjesë e kapitullit 2 të librit “La Chiesa Cattolica Romana” (Kisha Katolike Romake). Ky libër, i shkruar nga Giacinto Butindaro, duke u bazuar në Biblen, kundërshton në mënyrë të shkëlqyeshme doktrinat dhe praktikat e Kishës Katolike Romake. Libri mund të shkarkohet falas në internet

‘Papa’ në Coppito, rrëshqet pasi iu lut ‘Zojës’

‘Papa’ Joseph Ratzinger në Coppito, rrëshqet pasi iu lut të ashtuquajturës Zojë. Vëreni me kujdes.

Nuk ishte një rastësi, pa dyshim. Sepse ishte Zoti ai që e bëri të bie sepse i është lutur një statuje.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/il-papa-a-coppito-scivola-dopo-preghiera-alla-madonna/

Kur Benny Hinn lavdëroj Gjon Palin e dytë

benny_hinn-pope-300x177Benny Hinn pas vdekjes së Gjon Palit të dytë (Giovanni Paolo II) pohoj: ‘Papa Gjon Pali i dytë ka drejtuar miljona njerëz te Jezu Krishti kur ishta Papë’ (“Pope John Paul II pointed millions to Jesus Christ when he was Pope”). Burimi: Benny Hinn: The Impact of the Pope’s Death, By Chris Mitchell, Middle East Bureau Chief, CBN.com.

Konsideroni qfarë fjalësh ka arritur të thojë Benny Hinn për një burrë që pohonte të ishte vikari i Krishtit, që pranonte ardhurimin, që mësonte se shpëtimi është për vepra, që ishte idhujtar më shum se të gjith paraardhësit e tij. Gjon Pali II shfrytëzonte gjithomnë rastin për të dërguar njerëzit te Maria, dhe për ti këshilluar të luteshin Marinë ‘bashkëshpëtimtaren’.

Kjo do të thotë që Benny Hinn nuk ka dallim, dhe nuk është në gjendje të dallojë një dhi nga një dele, një Krishterë të rremë nga një të vërtetë, por mbi të gjitha nuk din çfarë është një idhujtarë.
Çfarë trishtimi në të kuptuar që shum besimtarë edhe këtu në Itali shkojnë me vrap pas këti mashtruesi dhe ngashënjyesi.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/quando-benny-hinn-elogio-giovanni-paolo-ii/

Billy Graham dhe Kisha Katolike Romake

grahampope-300x269

Në një intervistë të datës 30 maj 1997 e bërë nga David Frost, Billy Graham, predikuesi i famshëm amerikan, ka thënë: ‘Un mendoj që i përkas të gjitha kishave. Un ndihem në të njejten mënyrë në shtëpi, si në një mbledhje Anglikanësh, Batistësh, të Vëllezërve ose në një Kishë Katolike Romakë … Peshkopët, kryepeshkopët dhe Papa janë miqtë tanë’ (David Frost, Billy Graham in Conversation, fq. 68, 143).

Qfarë trishtimi duke parë një predikues ungjillor që i thërret miq peshkopët, kyrepeshkopët dhe papën e kishës katolike romake. Jezusi i thoshte dishepujve të tij: “Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj” (Gjoni 15:14), dhe këtu kemi një burr që thote se është shërbëtorë i Krishtit, dhe që thotë se idhujtarët dhe armiqtë e Ungjillit janë miqt e tij dhe miqt e Krishti. Trup.

Ruhuni jo vetëm nga Billy Graham, por edhe nga të gjith ato që e admirojnë dhe që ndjekin gjurmët e tij ekumenike.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/billy-graham-e-la-chiesa-cattolica-romana/