Ekumenizmi dhe Ekumenikët

Ekumenizmi është një fjalë që do të thojë “përbashkësia e të gjith Krishterëve”. Me fjalë tjera, është sforcimi i mbledhjes së të gjitha denominacioneve duke i konsideruar në të njejtin nivel. Për shembull, ekumenikët janë ato që thonë se nuk ka rëndësi a je Katolik, Baptist, Aventist, Mormon o Deshmitar i Jehovait apo ndonjë gjë tjetër, sepse i konsiedron të gjith bij të Perëndisë, dhe të shpëtuar; pra një ekumenist beson që të gjith denominacjonet që flasin për Krishtin janë në rrugë të drejtë.

Faktet sot flasin qartë duke na treguar që djalli planifikon dhe lufton për bashkimin e të gjitha feve në mënyrë që të korruptojë Kishën e pastër që nuk bjen në kompromis. Por ne e dimë që Zoti i mban fort të zgjedhurit e tij, dhe i mbron nga ky makinacion i djallit.

Në librin e Zbulesës shohim që shum njerëz do e ndjekin Antikrishtin, pra imagjinohet se anitikrishti do të jetë Kryetari i feve (ose besimeve) që do të bashkohen bashkë. Duhet mbajtur mend që Jezusi ka thënë se grigja e Perëndisë është e vogël, pra e përbërë nga pak përsona. Tufat e mëdha, vrapojnë në shkatërrim, por grigja e vogël e Perëndisë ndjekë Pastorin e mir: Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Benny Hinn është ekumenik, i ashtuquajturi Papa Franqesku është ekumenik, Billy Graham është i tillë etj etj.

Ekumenik (në kuptimin më të gjërë të fjalës) mund të quhen edhe ato që thonë: të gjith njerëzit janë bij të Perëndisë, dhe nuk duhet ti kritikojmë për atë që besojnë, sepse (thonë ekumenikët) Zoti në fund të fundit do ti shpëtojë të gjith: Myslimanët, Katolikët, Satanistët, Budistët, Induistët etj..

Ekumenikët çnderojnë Ungjillin e Krishtit; pra vdekjen e Tij për të cilën kemi faljen e mëkateve. Sipas Ekumenikëve, Krishti ka vedkur më kot, ngaqë mund të shpetohen edhe ato që nuk besojnë që ka vdekur për mëkatet tona dhe se është ringjallur për shfajsimin tonë.

Bibla thotë që Jezusi është e Vetmja Udhë që të qon tek Perëndia, kurse Ekumenikët thonë që ka udha të tjera përveq Jezusit.

Ruhuni dhe largohuni nga ekumenikët, sepse janë dinakë, dhe nuk e kanë përzemër Zotin tonë Jezu Krisht, por e përçmojnë me fjalë boshe dhe të kota.

Këta mundohen të justifikojnë pozicionin e tyre të mbrapshtë madje edhe duke cituar biblen. Kini pra kujdes, demaskoni këto njerëz, dhe lajmëroni të Krishterët e vertetë duke i bërë të kuptojnë se sa i lig dhe i dëmshëm është ekumenizmi.

Hiri qoftë me ju

Aldo Prendi

Jezu Krishti: e vetmja udhë që të çon te Zoti

lutje, shpetim, pendimJezu Krishti është e vetmja Udhë që të çon te Zoti, sipas asaj që Ai tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6)

Mos u gënjeni, nuk ka udha të tjera që të çojnë në qiell.

Atëher, çfarë duhet të bësh? Duhet të pendohesh për mëkatet e tua dhe të besosh që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë.

Në këtë mënyrë do të pajtohesh me Zotin duke marrë faljen e të gjith mëkateve tuaja, dhe do të shpëtohesh nga ferri (ku digjet një flakë e ndezur nga Zoti, që shkakton qarje dhe kërcëllim dhëmbësh) […] përveç faljeve të mëkatave do të merresh edhe jetën e përjetshme, domethënë do të jesh i sigurtë që kur të vdekësh dë të shkosh në parajzë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Gesù Cristo: l’unica via che mena a Dio