Adami gaboi, Jezusi u bind

Jezu Krishti u bind urdhërit të Atit të tij,dhe vdiq në Kryq për mëkatet tona, sikurse është shkruar: “Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë” – Romakëve 5:19. Adami mëkatoi dhe të gjith ne u prekëm nga mëkati tij, por Jezusi është ndrysh: Ai nuk mëkatoi kurrë.

Ja çfarë thotë Shkrimi rreth mëkatit të Adamit:《Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”》- Zanafilla 2:16-17. Por Jezusi iu bind Perëndisë, sikurse ai vetë tha: “Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” – Gjoni 10:17-18. Besoni pra që Jezusi është Shpëtimtari i botës, për të mos u denuar, por për të shkuar në parajzë.

Aldo Prendi

Jezu Krishti nuk ndëshkon?

Jezu Krishti ndëshkon, në fakt është shkruar: “Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t’i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve. Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua. Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre; Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta” (Zbulesa 2:20-23).

Aldo Prendi

Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra

qekan, qakiq, gjyqtarëApostulli Pal i ka shkruar shenjtorëve Thesalonikas: “Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t’i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë. Sepse ju e dini se ç’urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus. Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë, dhe që askush të mos mashtrojë ose t’ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam. Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë” (1 Thesalonikasve 4:1-8).

Pra, urdhërimet që apostujt u dhanë shenjtorëve trgojnë vullnetin e Perëndisë ndaj shenjtorëve, dhe kur vihen në prakitikë nga njerëzit, mund të themi që janë duke ecur në mënyrë të denjë ndaj Ungjillit, dhe pra janë njerëz që i pëlejn Perëndisë në të gjith sjelljen e tyre. Pra, duke vënë në praktikë këto urdhërime i pëlqehet Perëndisë.

Nëse do i përçmonim? Do jemi debitorë përpara tyre, dhe do të tërheqim mbi ne zemërimin e Perëndisë, sepse ai që përçmon ato rregulla nuk përçmon një njeri por Perëndinë e Plotfuqishëm, i cili e dimë që tha: “ata që më përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime” (1 Samueli 2:30). Si i përçmon? Duke u hakmarrë me to për mosbindjen e tyre. Pali është i qartë kur thotë që Zoti është hakmarrës për të gjith këto gjëra.

Por pse Perëndia nuk toleron që ne të përçmojmë urdhërimet e tij? Sepse ai na ka thirrur që të jemi të shenjtë, dhe mosbindja e këtyre urdhërimeve do të thotë të mos i përgjigjemi thirrjes që na bëri, duke bërë kështu që të shahet [nga njerëzit] doktrina e Tij dhe rruga e së vertetës.

Le të kemi kujdes për veten tonë vëllezër, duke shqyrtuar rrugët tona, që Perëndia ynë i madh të mos hakmerret me ne.

Hiri qoftë me ju

 

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/06/08/il-signore-e-un-vendicatore-in-tutte-queste-cose/