Fariseu dhe tagrambledhësi

Jezusi tha ‘këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët. “Dy njerëz u ngjitën në tempull për t’u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës. Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: “O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës. Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam”. Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet”‘ – Luka 18:8-14

Ju që jeni mëkaterë: pra që jeni Mysliman, Deshmitarë të Jahovait, Katolikë Romakë, Ortodoks etj. Kur i luteni Perëndisë, mos u lartësoni duke i kujtuar atij se sa gjëra të mira keni bërë, por pendohuni si tagrambledhësi për të marrë faljen e mëkateve. Pasi të pendoheni, besoni në sakrificën e Jezu Krishtit që ka bërë për mëkatet tona, dhe besoni që është ringjallur ditën e tretë duke iu shfaqur atyre që kishte zgjedhur. Bëni këto gjëra për të marrë faljen e mëkateve, përndryshe do shkoni në ferrë ku do digjeni në flakë. Po u bindët do të shkoni në parajzë. Mos pritni, sepse nuk dini kurë do të vdisni. Vdekja juaj mind të vijë edhe pas pak minutash. Konvertohuni sa më shpejt.

Aldo Prendi

Si mund te vdese Perëndia?!

Parathënje: në këtë video, un nuk jam dakord në fjalët kur thotë: “miqt e mi myslimanë”. Të krishterët nuk jan miqt e myslimanëve sepse Jezusi thotë: “Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj” (Gjoni 15:14) Pra miqt e Jezusit dhe të krishterëve janë vetëm ato që i binden urdhërimeve të Zotit Jezus Krisht.

Aldo Prendi