Na paskan shpikur edhe vallizimin për ungjillzim!

Tashmë kanë shpikur edhe vallzimin për ungjillzim.

Shikoni këtu çfarë gjërash qesharake kanë shpikur në këtë bashkësi. Si mos të mjaftojë, i bëjnë edhe duartrokitje.

Turp të keni, keni transformuar ambjentin e kultit në ambjen argëtimi e zbavitje.

Pendohuni, merrni këto mbeturina dhe qojini jashtë Kishës së Zotit.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/adesso-ce-pure-la-danza-di-evangelizzazione/

Në qoftë se e njeh Masonerinë, e shmang …

Në qoftë se e njieh Masonerinë, do ta shmangësh, e në qoftë se e shmang nuk do të të vrasë shpirtërisht. Pra, e këshilloj vllazërinë që të ngulmojnë në studjimin e saj, sepse është shum e rëndësishme ta njohësh. Për më tepër është e rëndësishme ta njohësh Masonerinë për të kuptuar se sa dramatike është situata në të cilën ndodhen shum Kisha Ungjillore sot, dhe për të lajmëruar të gjith ato që kanë mbetur të bllokuar në këto Kisha që Masoneria ka mundur të masonizojë me kalimin e kohës, në të cilat ndodhen edhe Kishat Pentekostale. Shum besimtar nuk kanë kuptuar akoma se Satani ka sajuar, në mes së filozofive të tjera, edhe Masonerinë për të futur në Kishë herezi humbjeje (ose shkatërruese), qrregullim, rrumujë, vepra mishërore dhe natyrë materialiste, dhe ja ka dalë mbanë, sepse provat flasin qartë. Nga ana tjetër, ka shum masonë në qarqet protestante, me perparëse dhe pa perparëse. Pra, zgjohu nga gjumi o Kishë, sepse djalli nuk fle, dhe është duke vepruar në mes të Kishës. Anija është duke u fundosur me shpejtësi, dhe duhet bertitur para vëllezërve që janë akoma në këtë anije, në mënyrë që të shpëtohen. Askush të mos humasë kohë dhe energji pas politikës, pas kotësisë së kësaj bote, pas betejave socjale [lotte sociali] etj. por shfrytëzoni kohën dhe enregjitë tuaja për të luftuar luftën e mirë, DUKE KUNDËRSHTUAR EDHE MASONERINË. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përkthej nga italishtja Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/12/19/se-conosci-la-massoneria-la-eviti/