Nuk ekziston asnjë mundësi shpëtimi pas vdekjes

parajza dhe ferri

Sipas Fjals së Perëndisë, nuk ka mundësi shpëtimi pas vdekjes

——————————————————————————–

Në jetën e përtejshme nuk ka asnjë mundësi shpëtimi për ato që vdesin në mëkatet e tyre. Është shkruar në fakt që «është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi» (Hebrenjve 9:27), pra mëkaterët një herë që vdesin, duhet të presin gjykimin që do bëhet në ditën e caktuar, ditë kjo në të cilën do të denohen për liqenin e zjarrtë dhe të squfurt (kfr. Zbulesa 20:11-15). Këtë gjykim do ta presin në Hades, që quhet edhe vendi i të vdekurve, i cili është një vend vuajtjesh sepse aty ndodhet zjarri, dhe nga i cili është i pamundur lirimi; kjo kuptohet nga historia e të pasurit dhe Lazarit që Jezu Krishti tregoi (kfr. Luka 16:19-31).

«Ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar» (Marku 16:16), tha Jezu Krishti; dhe Gjon Pagëzori tha «Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të» (Gjoni 3:36). Pra mëkatarët, që nga momenti që japin frymë, nuk do të kenë asnjë mundësi të mëtejshme për t’u penduar dhe për të besuar në Jezu Krishtin për shpëtimin e tyre.

Sot, pra, ju që akoma jeni skllevër të mëkatit dhe të humbur, pendohuni dhe besoni që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë, që të merrni faljen e mëkateve tuaja dhe jeten e përjetshme, përndryshe do DENOHENI.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
http://giacintobutindaro.org/2010/06/02/non-esiste-nessuna-possibilita-di-salvezza-dopo-la-morte/

Në qoftë se nuk ke rilindur do të shkosh në ferr

flakëNë qoftë se nuk ke rilindur, dije që kur të vdisësh do të shkosh për tu munduar në flakë të Hadesit (zakonisht i quajtur ferr), ku do të qëndrosh deri në diten e gjyqit, dhe pastaj do të ringjallesh në ringjalljen e denimit, për tu gjykuar dhe për tu hellur në një tjetër vend që quhet ‘liqeni që digjet me zjarr dhe squfur’, ku do të mundohesh në shekuj të shekujve. Po të them këtë në bazë të këtyre fjalëve që Jezusi i tha një burrit të quajtur Nikodem: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3).
Mos humb kohë pra, pendohu dhe beso në Zotin Jezu Krisht, domethënë beso që Ai vdiq në kryq për mëkatet tona, dhe që u ringjall në ditën e tretë për justifikimin tonë. Do të ndihesh i rilindur sepse Zoti do të të falë mëkatet e tua, pra do ti fshijë plotësisht të gjitha, dhe bashkë me faljen e mëkateve do të të japë jeten e përjetshme, dhe për këtë arsye do të jesh i sigurt që kur të vdisësh do të hysh në mbretërinë e qiejve.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/11/15/se-non-sei-nato-di-nuovo-andrai-allinferno/

 

Flaka e Ferrit është metaforike apo reale?

Ketu dimostrohet me anë të bibles që flaka e ferrit është reale

flaka e ferrit

Flaka e Ferrit është metaforike apo reale?

Nga ajo që ka thënë Jezus Krishti flaka është reale; bëhet fjalë për një flakë që nuk e ka ndezur dora e njeriut siq është e shkruar ne librin e Jobit (shih. Jobi 20:26) Të shohim tani atë që ka thënë Jezusi për ferrin kur ka folur për historinë e të pasurit dhe Llazarit.

“Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm. Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara, dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët. Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. Atëherë ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë. Por Abrahami thoshte: “O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan. Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”. Por ai i tha: “Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti, sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”. Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata”. Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen”. Atëherë ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish”””. (Lluka 16:19-31). Pra siç mund të shihet në këtë histori, të pasurin që ishte në ferr e mundonte një flakë e për këtë arsye donte që të freskonte gjuhen me ujë. Në qoftë se ky burr foli për flakë don me thënë që ishte i rrethuar nga flakët. Që eshtë kështu, don me thënë që shpirtrat ndodhen në Ferr në mes të flakëve që i bën të vuajnë dhimbje të tmerrshme është konfirmuar nga të gjithë ato vëdhezër që Zoti ka dashur të shihnin Ferrin. Fjalët e tyre janë të qarta.

Autori: Giacinto Butindaro
Përktheu nga italishtja: Aldo Prendi

Artikulli italisht –> këtu
Libri italisht –>  këtu