Proçesion në nder të ‘Atë Pio-s’ …

Këto na qënkan të Krishterë, me të cilët – sipas disa pastorave ungjillorë ekumenikë – mund të lutemi dhe të adhurojmë Zotin bashkë? Por këto janë idhujtarë, që janë të tërhequr pas idhujve pagojë, dhe me idhujtarët NUK KA ASNJË LIDHJE. Qfarë marrëveshje ka tempulli i Zotit me idhujt? ASNJË. [kfr. 2 Korintasve 6:14-18]

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/processione-in-onore-di-padre-pio-a-termini-imerese/

‘Papa’ Ratzinger dhe Luteranët tashmë janë shokë

[…]

Nga: http://www.ilmessaggero.it/articolo.php?id=94636&sez=HOME_ROMA

Luteranët kanë mbetur të mashtruar nga djalli, jo vetëm sepse kanë filluar të bëjnë ekumenizëm me Kishën Katolike Romane, por edhe sepse pranojnë në minister gratë[1], dhe aprovojnë homoseksualitetin dhe abortin, përveç rrenave të tjera të ndryshme. Luteranë, pendohuni dhe konvertohuni nga rrugët tuaja të liga dhe nga rrenat tuaja.

Jeni duke shkuar gjithnjë e më keq.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-%E2%80%98papa%E2%80%99-ratzinger-e-i-luterani-ormai-sono-amici/

[1] Pranimi në minister i grave domethënë pranimi i grave në shërbesë. Për shembull, ato Kisha që pranojnë ministerin e grave i lejojnë gratë të jenë pastore (ose baresha) dhe domethënë i lejojnë të mësojnë dhe të përdori autoritet mbi burrin, në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë (kfr. 1 Timoteu 2:12).

Kujdes: Rick Warren mbështet katolicizmin

Predikuesi amerikan Rick Warren (po ju kujtoj që është pjestar i organizatës Këshilli për Marrëdhënjet me Jashtë, një grup ky që është pjes e të Ndriçuarve [Illuminati], objektivi i të cilëve është Rëndi i Ri Botëror, domethënë të bashkojnë të gjitha fetë), i cili është themelues i një ndër Kishave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, që është Saddleback Community Church me vendodhje në Lake Forest, në zonën Orange Country, në shtetin Kalifornian, kjo Kishë është anëtare e Kuvendit Baptist të Jugut.

Rick Warren ka shkruar disa libra që janë shitur shum në mbarë botën, ndër të cilët është udhëzimi në ‘shërbesë’ të kishës dhe të ungjillzimit ‘The Purpose Driven Church’ (përkthyer në shqip me titullin: Kisha e Ullëhequr nga Qëllimet); dhe ‘The Purpose Driven Life’ (përkthyer në shqip: Jeta me një Qëllim), libra që janë publikuar në Itali nga shtëpia botuese PubliElim, e Kishave Elim në Itali (një denominacjon pentekostal); po them, Rick Warren – gënjeshtrat e të cilit kanë depërtuar tashmë edhe në Asembletë e Perëndisë në USA – këshillon dhe mbështetë librin ‘Catholics Come Home’, ose ‘Katolikë Ejani në Shtëpi’ shkruar nga Tom Peterson (themelues dhe president i organizatës no profit e dedikuar të promovojnë ungjillëzimin Katolik, që quhet Catholics Come Home), i cili me këtë libër ofrohet të bëjë Katolikët joaktiv të kthehen në Kishën Katolike Romake. Rick Warren në fakt ka prezantuar këtë libër në Amazon.com në këtë mënyrë: ‘Misioni i Tom Peterson dhe i Katolikë Ejani në Shtëpi që synon të qojë shpirtëra tek Jezusi e tek Kisha, është kritikisht i rëndësishëm gjatë kësaj kohe të vështirë të historisë sonë. Un e aprovoj plotësisht këtë projekt ungjillëzimi të ri’.

përmbajtja-warren-peterson

Çfarë do të thojë kjo? Kjo do të thotë që Rick Warren mbështet Katolicizmin, që është plot herezi, praktika supersticiose dhe illujtari, që dërgojnë në ferr çdo ditë shum shpirta. Për të kuptuar çfarë është realisht Katolicizmi ju nxis të lexoni librin tim [italisht] ‘La chiesa cattolica romana’.

Po ju nxis pra përsëri të kujdeseni dhe të shkëputeni nga Rick Warren, sepse është një ujk i veshur si dele.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Ekumenizmi dhe Ekumenikët

Ekumenizmi është një fjalë që do të thojë “përbashkësia e të gjith Krishterëve”. Me fjalë tjera, është sforcimi i mbledhjes së të gjitha denominacioneve duke i konsideruar në të njejtin nivel. Për shembull, ekumenikët janë ato që thonë se nuk ka rëndësi a je Katolik, Baptist, Aventist, Mormon o Deshmitar i Jehovait apo ndonjë gjë tjetër, sepse i konsiedron të gjith bij të Perëndisë, dhe të shpëtuar; pra një ekumenist beson që të gjith denominacjonet që flasin për Krishtin janë në rrugë të drejtë.

Faktet sot flasin qartë duke na treguar që djalli planifikon dhe lufton për bashkimin e të gjitha feve në mënyrë që të korruptojë Kishën e pastër që nuk bjen në kompromis. Por ne e dimë që Zoti i mban fort të zgjedhurit e tij, dhe i mbron nga ky makinacion i djallit.

Në librin e Zbulesës shohim që shum njerëz do e ndjekin Antikrishtin, pra imagjinohet se anitikrishti do të jetë Kryetari i feve (ose besimeve) që do të bashkohen bashkë. Duhet mbajtur mend që Jezusi ka thënë se grigja e Perëndisë është e vogël, pra e përbërë nga pak përsona. Tufat e mëdha, vrapojnë në shkatërrim, por grigja e vogël e Perëndisë ndjekë Pastorin e mir: Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Benny Hinn është ekumenik, i ashtuquajturi Papa Franqesku është ekumenik, Billy Graham është i tillë etj etj.

Ekumenik (në kuptimin më të gjërë të fjalës) mund të quhen edhe ato që thonë: të gjith njerëzit janë bij të Perëndisë, dhe nuk duhet ti kritikojmë për atë që besojnë, sepse (thonë ekumenikët) Zoti në fund të fundit do ti shpëtojë të gjith: Myslimanët, Katolikët, Satanistët, Budistët, Induistët etj..

Ekumenikët çnderojnë Ungjillin e Krishtit; pra vdekjen e Tij për të cilën kemi faljen e mëkateve. Sipas Ekumenikëve, Krishti ka vedkur më kot, ngaqë mund të shpetohen edhe ato që nuk besojnë që ka vdekur për mëkatet tona dhe se është ringjallur për shfajsimin tonë.

Bibla thotë që Jezusi është e Vetmja Udhë që të qon tek Perëndia, kurse Ekumenikët thonë që ka udha të tjera përveq Jezusit.

Ruhuni dhe largohuni nga ekumenikët, sepse janë dinakë, dhe nuk e kanë përzemër Zotin tonë Jezu Krisht, por e përçmojnë me fjalë boshe dhe të kota.

Këta mundohen të justifikojnë pozicionin e tyre të mbrapshtë madje edhe duke cituar biblen. Kini pra kujdes, demaskoni këto njerëz, dhe lajmëroni të Krishterët e vertetë duke i bërë të kuptojnë se sa i lig dhe i dëmshëm është ekumenizmi.

Hiri qoftë me ju

Aldo Prendi

Kur Benny Hinn lavdëroj Gjon Palin e dytë

benny_hinn-pope-300x177Benny Hinn pas vdekjes së Gjon Palit të dytë (Giovanni Paolo II) pohoj: ‘Papa Gjon Pali i dytë ka drejtuar miljona njerëz te Jezu Krishti kur ishta Papë’ (“Pope John Paul II pointed millions to Jesus Christ when he was Pope”). Burimi: Benny Hinn: The Impact of the Pope’s Death, By Chris Mitchell, Middle East Bureau Chief, CBN.com.

Konsideroni qfarë fjalësh ka arritur të thojë Benny Hinn për një burrë që pohonte të ishte vikari i Krishtit, që pranonte ardhurimin, që mësonte se shpëtimi është për vepra, që ishte idhujtar më shum se të gjith paraardhësit e tij. Gjon Pali II shfrytëzonte gjithomnë rastin për të dërguar njerëzit te Maria, dhe për ti këshilluar të luteshin Marinë ‘bashkëshpëtimtaren’.

Kjo do të thotë që Benny Hinn nuk ka dallim, dhe nuk është në gjendje të dallojë një dhi nga një dele, një Krishterë të rremë nga një të vërtetë, por mbi të gjitha nuk din çfarë është një idhujtarë.
Çfarë trishtimi në të kuptuar që shum besimtarë edhe këtu në Itali shkojnë me vrap pas këti mashtruesi dhe ngashënjyesi.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/quando-benny-hinn-elogio-giovanni-paolo-ii/