Një mashtrues me mashtrimet e tij

Burri me ‘kreshtë’ të kuqe në kokë është një predikues që quhet Matt Ford. Ky video prezanton persona që -sipas tyre- ‘gëzojnë prezencen e shfaqur të Zotit’.

Është e qartë që bëhet fjalë për një mashtrues, por gjithsesi këto mashtrues sillen nepër shum Kisha dhe njerëzit i thërrasin ‘të vajosur nga Zoti’. Ruhuni dhe shkëputuni nga ato që veprojnë ose aprovojnë këto sjellje të pahijshme që diskreditojnë rrugën e së vertetës.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/04/29/un-impostore-con-le-sue-imposture/

Dilni dhe shkëputuni menjëherë

Në qoftë se jeni pjesë e një Kishe që miraton dhe promovon sjedhjen e atyre që do shihni në këto video, DILNI DHE SHKËPUTUNI MENJËHERË. Predikojnë dhe praktikojnë çrregullsinë, duke pretenduar se është shfaqje që vjen nga Fryma e Zotit. Dijeni që këto pastorë që promovojnë atë që quhet ‘dehja e Frymës së Shenjtë’, janë mashtrues dhe të ligj. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

“Bekimi Toronto” në Kinë: kanceri përhapet

Ky predikues, quhet David Da-chung Lin, dhe është predikues i famshëm kinez që ka kriuar ‘Tabernacle of David Ministries International’. Që nga 1996 përhap të ashtuquajturën ‘Toronto Blessing’ (‘Bekimi Toronto’) edhe në kinë. Në këtë video do shikoni disa nga gjërat që ndodhin në takimet e tij, të gjitha këto gjëra i atributohen Frymës së Shenjtë. Është e frikshme vetëm të mendohet që këto gjëra ja atibutojnë Frymës së Shenjtë. Siç mund të duket, edhe këto njerëz kanë harruar me dashje që fruti i Frymës është përmbajtje o vetëkontroll (Galatasve 5:22), e që gjithçka në asamble duhet bërë sikur ka hije dhe me rregullsi (1 Korintsave 14:40).

Autori: Giacinto Butindaro
Përktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/07/11/la-benedizione-di-toronto-in-cina-il-cancro-si-diffonde/