Kur Billy Graham u nderua nga industria e spektaklit

Edhe predikuesi Billy Graham ka yllin e tij në Hollywood Walk of Fame që e ka marrë në vitin 1989. Ja fotografia e momentit kur e mori.

BG_Hollywood

Burimi: http://lettersfromthelibrary.com/this-date-in-history-oct-15-1989/

Hollywood Walk of Fame (e përkthyer në shqip: ecja hollivudiane e të famshmit) është një zonë pedonale e përbërë me dy trotuare përgjatë Hollywood Boulevard-it dhe Vine Street-it, në kodrën e Hollywood-it (Kaliforni). Gjatë kësaj rruge janë të vëndosura 2,496 yje (në Prill 2013 – yjet janë pesë-cepësh, nga tunxhi, dhe mbajnë emrat e njerëzve të famshëm dhe të nderuar për kontributin e tyre – direkt ose indirekt – të Star System-it dhe industrisë së spektaklit amerikan). Të shpërblyerit marrin një yll në bazë të karrjerës dhe arritjeve e një jete në kinema, radio, televizor, teatër dhe muzikë, por edhe për kontribute bamirësie dhe qytetare.
(
Burimi informacioneve: http://it.wikipedia.org/wiki/Hollywood_Walk_of_Fame)

Jezu Krishti ka qënë urryer, përndjekur dhe shpifur nga bota, dhe të njejtën gjë e përjetuan edhe apostujt e Krishtit sepse Pali ka thënë: “Deri tani vuajmë nga uria, etja, e jemi të zhveshur; jemi të qëlluar me shuplaka dhe endemi pa shtëpi, dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë; duke qenë të sharë, lutemi; jemi bërë si pisllëku i botës, porsi plehrat e të gjithëve deri më sot” (1 Korintasve 4:11-13).

Billy Graham përkundrazi është i nedruar dhe i kremtuar nga eliti keqbërës (i pëbërë nga Masonët dhe Illuminati-t) që komandon industrinë e kinemasë dhe të televizorit, i cili e ka vendosur ndër përsonat që i kanë kontribuar industrisë së spektaklit amerikan (gjë që e ka gëzuar Billy Graham-in edhe për të cilën ndihet shum krenarë). Për cilin motiv ka ndodhur? Sepse nga një anë Jezusi dhe apostujt pas Tij ishin ARMIQ TË BOTËS, nga ana tjetër Billy Graham është MIK I BOTËS; nga një anë Jezusi dhe apostujt I SHËRBENIN ZOTIT, nga ana tjetër Billy Graham NUK I SHËRBEN ZOTIT. Dhe faktikisht Billy Graham është Mason. Përmëtepër shum Masonë e kanë yllin në në atë rrugë të famshme.

“O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë” (Jakobi 4:4)

“Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju, sepse në të njëjtën mënyrë vepruan etërit e tyre me profetët e rremë” (Luka 6:26)

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/06/05/quando-billy-graham-fu-onorato-dallindustria-dello-spettacolo/

Lexo edhe: Libër (në italisht) që demaskon Masonerinë

Ekumenizmi dhe Ekumenikët

Ekumenizmi është një fjalë që do të thojë “përbashkësia e të gjith Krishterëve”. Me fjalë tjera, është sforcimi i mbledhjes së të gjitha denominacioneve duke i konsideruar në të njejtin nivel. Për shembull, ekumenikët janë ato që thonë se nuk ka rëndësi a je Katolik, Baptist, Aventist, Mormon o Deshmitar i Jehovait apo ndonjë gjë tjetër, sepse i konsiedron të gjith bij të Perëndisë, dhe të shpëtuar; pra një ekumenist beson që të gjith denominacjonet që flasin për Krishtin janë në rrugë të drejtë.

Faktet sot flasin qartë duke na treguar që djalli planifikon dhe lufton për bashkimin e të gjitha feve në mënyrë që të korruptojë Kishën e pastër që nuk bjen në kompromis. Por ne e dimë që Zoti i mban fort të zgjedhurit e tij, dhe i mbron nga ky makinacion i djallit.

Në librin e Zbulesës shohim që shum njerëz do e ndjekin Antikrishtin, pra imagjinohet se anitikrishti do të jetë Kryetari i feve (ose besimeve) që do të bashkohen bashkë. Duhet mbajtur mend që Jezusi ka thënë se grigja e Perëndisë është e vogël, pra e përbërë nga pak përsona. Tufat e mëdha, vrapojnë në shkatërrim, por grigja e vogël e Perëndisë ndjekë Pastorin e mir: Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Benny Hinn është ekumenik, i ashtuquajturi Papa Franqesku është ekumenik, Billy Graham është i tillë etj etj.

Ekumenik (në kuptimin më të gjërë të fjalës) mund të quhen edhe ato që thonë: të gjith njerëzit janë bij të Perëndisë, dhe nuk duhet ti kritikojmë për atë që besojnë, sepse (thonë ekumenikët) Zoti në fund të fundit do ti shpëtojë të gjith: Myslimanët, Katolikët, Satanistët, Budistët, Induistët etj..

Ekumenikët çnderojnë Ungjillin e Krishtit; pra vdekjen e Tij për të cilën kemi faljen e mëkateve. Sipas Ekumenikëve, Krishti ka vedkur më kot, ngaqë mund të shpetohen edhe ato që nuk besojnë që ka vdekur për mëkatet tona dhe se është ringjallur për shfajsimin tonë.

Bibla thotë që Jezusi është e Vetmja Udhë që të qon tek Perëndia, kurse Ekumenikët thonë që ka udha të tjera përveq Jezusit.

Ruhuni dhe largohuni nga ekumenikët, sepse janë dinakë, dhe nuk e kanë përzemër Zotin tonë Jezu Krisht, por e përçmojnë me fjalë boshe dhe të kota.

Këta mundohen të justifikojnë pozicionin e tyre të mbrapshtë madje edhe duke cituar biblen. Kini pra kujdes, demaskoni këto njerëz, dhe lajmëroni të Krishterët e vertetë duke i bërë të kuptojnë se sa i lig dhe i dëmshëm është ekumenizmi.

Hiri qoftë me ju

Aldo Prendi

Billy Graham dhe Kisha Katolike Romake

grahampope-300x269

Në një intervistë të datës 30 maj 1997 e bërë nga David Frost, Billy Graham, predikuesi i famshëm amerikan, ka thënë: ‘Un mendoj që i përkas të gjitha kishave. Un ndihem në të njejten mënyrë në shtëpi, si në një mbledhje Anglikanësh, Batistësh, të Vëllezërve ose në një Kishë Katolike Romakë … Peshkopët, kryepeshkopët dhe Papa janë miqtë tanë’ (David Frost, Billy Graham in Conversation, fq. 68, 143).

Qfarë trishtimi duke parë një predikues ungjillor që i thërret miq peshkopët, kyrepeshkopët dhe papën e kishës katolike romake. Jezusi i thoshte dishepujve të tij: “Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj” (Gjoni 15:14), dhe këtu kemi një burr që thote se është shërbëtorë i Krishtit, dhe që thotë se idhujtarët dhe armiqtë e Ungjillit janë miqt e tij dhe miqt e Krishti. Trup.

Ruhuni jo vetëm nga Billy Graham, por edhe nga të gjith ato që e admirojnë dhe që ndjekin gjurmët e tij ekumenike.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/billy-graham-e-la-chiesa-cattolica-romana/