I drejti do të jetojë me anë të besimit

besim, qiell, detiVëllezër të dashur, le të jemi zemërbutë ndaj të gjith njerëzve, sepse Fjala thotë: «Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë» (Titi 3:3-5). Ne, kur ishim të kësaj bote, ishim armiq të Perëndisë dhe të shkëputur nga jeta e Perëndisë, ishim skllevër të çdo dhoj lakmie, nuk ishim aspak më të mirë se ato që akoma janë skllevër, bile duhet të themi që shum nga ne ishim ‘më keq’, por edhe se ishim ashtu, Zoti na ka shpëtuar ma anë të hirit të tij; jo për shkak të ndonjë vepre të mirë që ne kishim bërë, por «sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve» (2 Timoteu 1:9), e cila «tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit» (2 Timoteu 1:10). Apostulli Pal ka thënë: «Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush» (Efesianëve 2:8-9), dhe në fakt, është pikërisht me që ne nuk kemi bërë asgjë për t’u shpëtuar përveçse kemi besuar tek Biri i Perëndisë, që ne dëshmojmë se është vërtetë nga hiri që merret shlyerja e të gjitha mëkateve, me anë të besimit, dhe është gjithnjë për këtë motiv që themi se nuk kemi asgjë për të cilën mund të krenohemi përpara Zotit.

Perëndia kishte shpallur që më parë, nepërmjet Habakukut që do shfajsonte «të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit» (Romakëve 3:30) pa veprat e ligjit, në fakt Ai tha: «I drejti do të jetojë me anë të besimit» (Habakukut 2:4; Romakëve 1:17), për këtë ne konkludojmë që njeriu nuk shfajsohet nepërmjet veprave të ligjit por vetëm me anë të besimit në Krishtin. Kujtohuni që «asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit» (Romakëve 3:20) dhe jo shpengimi nga pushteti i tij. Nëqoftëse njeriu do shfajsohej me anë të veprave të veta, atëherë Krishti paska vdekur më kot, dhe në qoftë se ne mund të merrnim faljen e mëkateve duke kryer vepra të mira, nuk do ishte e dobishme që Krishti të vinte në këtë botë për të dhuruar jetën e tij si çmim për të gjith ne duke derdhur gjakun e tij në kryq. Perëndia u ka bërë të ditur njerëzve në këto kohët e fundit, drejtësinë e tij, që kohë më parë ligji i Moisiut dhe profetët dëshmonin, akoma më parë se t’u shfaqte njerëzve … po flas për drejtësimin e Perëndisë me anë të besimit në Jezu Krishtin, për të gjith besimtarët.

Ekziston edhe një drejtësim që vjen nga ligji, i cili thotë: «Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre» (Romakëve 10:5; Levitiku 18:5), por me këtë drejtësim nuk kemi mundur të vishemi sepse nuk kishim zbatuar të gjitha gjërat e shkruara në librin e ligjit. Ne ishim nën mallkimin e ligjit dhe ishte e domosdoshme që ndokush të vinte për të na çliruar nga mallkimi i ligjit, vetëm në këtë mënyrë mund të merrnim shfasimin për të gjitha gjërat që ligji nuk mund të na shfajsonte. Vetëm një njeri pa mëkat mund të na çlironte nga ligji dhe të na shfajsonte, dhe këtë gjë e ka bërë Jezu Krishti, Ai që nuk ka njohur mëkat dhe që Perëndia e «bëri të jetë mëkat për ne … që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të» (2 Korintasve 5:21). Jezusi, duke bërë veten të varet në drurin e kryqit, u bë mallkim për ne dhe na çliroi nga mëkati, dhe shfaqi dretësimin e Perëndisë që bazohet në besim i cili thotë: «Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: “Mos thuaj në zemrën tënde: “Kush do të ngjitet në qiell?”. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti. Ose: “Kush do të zbresë në humnerë?”. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish» (Romakëve 10:6-7; Ligji i Përtërirë) dhe akoma: «Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde» (Romakëve 10:8; Ligji i Përtërirë 30:14). Është shkruar: «Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim» (Romakëve 10:8-10); vëllezër, ne me zemrën tonë kemi besuar që Perëndia ka ringjallur prej së vdekurish Zotin Jezus dhe ky besim na është numëruar për drejtësi; Pali thotë që Jezusi «u ringjall për justifikimin tonë» (Romakëve 4:25) dhe i njejti apostull i tha Korintasve: «por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja» (1 Korintasve 15:17), çfarë domethënë kjo? Domethënë që, nëqoftëse Krishti nuk do të ishte ringjallur prej së vdekurish, ne do të ishim akoma të vdekur në mëkatet tona, pa jetën e Perëndisë, por le të falenderohet Perëndia sepse ka ringjallur prej së vdekurve Jezusin, dhe ne «bashkë me të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish» (Kolosjanëve 2:12, Riv.). Vëlla, kujtohu që është besimi yt që të ka shpëtuar; po, besimi ynë na shpëtoi; ndokush do të thotë: Po ky besim nga vjen? «Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë» (Romakëve 10:17), dhe ne e dimë që Fjala e Perëndisë ka zbritur në tokë nga qielli, pra besimi ynë vjen nga nalt, ai vjen nga Perëndia dhe jo nga vetja jonë, për këtë gjë duke çuar sytë në qiell le të kujtojmë nga ku zbriti Çliruesi për të na shpallur Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që nepërmjet besimit (i cili vjen nga Fjala e Perëndisë pasi e dëgjuam shpalljen e saj) edhe ne Johebrenjt nga lindja të shfajsohemi nga mëkatet tona. Oh! Sa besim të çmuar kemi marrë nga Perëndia! Atij i qoftë lavdia në Krishtin Jezus. Amen.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Nga libri: Mësime dhe nxitje (Insegnamenti ed esortazioni), faqja 17-18