Katolikë Romakë, kthehuni nga këto gjëra të kota tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë

idhuj kisha katolike romake

Fjala e Perëndisë qorton idhujtarinë e Kishës Katolike Romake

————————————————–

Katolikë Romakë, dëgjoni, dijeni që këto statuja të ashuquajtura të shenjta, ndaj të cilave ju tregoni dashuri, duke i shërbyer dhe duke i dedikuar kultin, duke i lutur dhe duke i adhuruar, janë idhuj sipas Perëndisë. Ato, bashkë me kultin që i dedikoni, janë shkelja e këti urdhërimi: «Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia» (Eksodi 20:4-6).

Ju pra, përpara Perëdnisë, jeni idhujtarë, pra nuk mund të trashëgoni Mbretërinë e Perëndisë sepse Bibla thotë që idhujtarët nuk do të trashëgojnë Mbretrinë e Perëdisë. Mos u mashtroni, sepse kështu thotë Shkrimi i Shenjtë.

Bëni kështu pra: pendohuni për mëkatet tuaja, ndër të cilët është idhujtaria, dhe konvertohuni nga idhujt, tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë, duke shkatërruar të gjitha statujat dhe figurat e ‘shenjta’ që keni në shtëpi dhe ato që merrni me vete, dhe filloni të adhuroni Perëndinë në frymë dhe në të vertetë, siç tha Jezu Krishti. Dhe besoni me zemrën tuaj që Jezu Krishti ka vdekur në kryq për mëkatet tona, dhe që është ringjallur për drejtësimin tonë, në mënyrë që mëkatet tuaja të falen, dhe në mënyrë që të merrni jetën e përjetshme.

Pasi të bëni këto gjëra, dilni nga Kisha Katolike Romake, e cila shtyen për idhujtari dhe mbyt të vertetën me gënjeshtra, dhe bashkohuni me një Kishë Ungjillore Pentekostale që mëson gjith këshillin e Perëndisë, dhe kërkoni që të pagëzoheni në ujë për zhytje në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, sepse ky është pagëzimi i vendosur nga Krishti, dhe i cili duhet praktikuar nga të gjith ato që pendohen dhe besojnë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Jezu Krishti nuk ndëshkon?

Jezu Krishti ndëshkon, në fakt është shkruar: “Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t’i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve. Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua. Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre; Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta” (Zbulesa 2:20-23).

Aldo Prendi

Mos i bëni keq vetes duke frekuentuar Shkolla Biblike

Shkollat Biblike ju mbrapshtojne jetën. MOS I FREKUENTONI.

A doni t’i shërbeni Zotit? Shum mir, gjunjëzohuni përditë përpara Tij, dhe lexoni Biblen: kjo është shkolla biblike më e mirë që ekziston.

Mësuesi më i mir, është Jezu Krishti, ai që “ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet” (Luka 24:45) dhishepujve të tij.

Aldo Prendi

Jepni falas

libraBibla nuk lejon shitjen e materialeve të Krishtera, si për shembull: libra, libra për këngë të Krishtera, disqe muzike të Krishterë dhe gjëra tjera të ngjashme, sepse Jezu Krishti ka thënë: “… falas morët, falas jepni” (Mateu 10:8)
Ju që doni Zotin pra duhet të zbatoni edhe këtë urdhërim, sepse tregtia kontribuon për korruptimin e Kishës, dhe jep dëshmi të keqe ndaj atyre që nuk njohin Perëndinë.
Jini të zgjuar pra, dhe kini besim tek Zoti që ju shpërblen; po e përsëris, mos shitni gjëra që kanë të bëjnë me ndertimin frymëror sepse nuk është e drejtë. Merrni shembull nga Jezusi dhe apostujt e lashtë; ato nuk shitnin letrat e drejtuara besimtarëve dhe as predikimet e tyre, por jepnin falas ashtu si i ka urdhëruar Zoti i jonë, Jezu Krishti.
Zoti shikon besimin tuaj dhe ju vën në provë, kini pra besim tek Ai që në kohen e duhur Ai do të shpërblejë vepren tuaj që bëni për emrin e Tij të shenjë.

Zoti ju bekoftë

Aldo Prendi