Në kult me qentë në krah! TURP!

Në këtë Kishë – që quhet Unity Church në Middletown (Louisville, KY) – mësohet që qenjtë kanë hyjni në veten e tyre, dhe që ato do të shkojnë në parajzë bashkë me zotëritë e tyre besimtarë, por para se të shkojnë në parajzë, ato ‘shkojnë në Kishë në kult’!

Thuhet edhe që fjala DOG (qen) është fjala GOD (Zot) e lexuar mbrapsht!!!
Me që jemi, e të thojmë që kjo Kishë ka për pastor një grua!

Gjëra të neveritëshme dhe shum të pakëndshme janë duke ndodhur në mes të disa Kishave, që tërheqin zemerimin konsumues të Zotit.
Si mun të qendrojmë pa folur duke parë këto neveri? Si mund të qendrojmë pa bërtitur mospranimin tonë?

Giacinto Butindaro, përkthej Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/al-culto-con-i-cani-in-braccio-vergogna/

Na paskan shpikur edhe vallizimin për ungjillzim!

Tashmë kanë shpikur edhe vallzimin për ungjillzim.

Shikoni këtu çfarë gjërash qesharake kanë shpikur në këtë bashkësi. Si mos të mjaftojë, i bëjnë edhe duartrokitje.

Turp të keni, keni transformuar ambjentin e kultit në ambjen argëtimi e zbavitje.

Pendohuni, merrni këto mbeturina dhe qojini jashtë Kishës së Zotit.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/adesso-ce-pure-la-danza-di-evangelizzazione/

Në qoftë se e njeh Masonerinë, e shmang …

Në qoftë se e njieh Masonerinë, do ta shmangësh, e në qoftë se e shmang nuk do të të vrasë shpirtërisht. Pra, e këshilloj vllazërinë që të ngulmojnë në studjimin e saj, sepse është shum e rëndësishme ta njohësh. Për më tepër është e rëndësishme ta njohësh Masonerinë për të kuptuar se sa dramatike është situata në të cilën ndodhen shum Kisha Ungjillore sot, dhe për të lajmëruar të gjith ato që kanë mbetur të bllokuar në këto Kisha që Masoneria ka mundur të masonizojë me kalimin e kohës, në të cilat ndodhen edhe Kishat Pentekostale. Shum besimtar nuk kanë kuptuar akoma se Satani ka sajuar, në mes së filozofive të tjera, edhe Masonerinë për të futur në Kishë herezi humbjeje (ose shkatërruese), qrregullim, rrumujë, vepra mishërore dhe natyrë materialiste, dhe ja ka dalë mbanë, sepse provat flasin qartë. Nga ana tjetër, ka shum masonë në qarqet protestante, me perparëse dhe pa perparëse. Pra, zgjohu nga gjumi o Kishë, sepse djalli nuk fle, dhe është duke vepruar në mes të Kishës. Anija është duke u fundosur me shpejtësi, dhe duhet bertitur para vëllezërve që janë akoma në këtë anije, në mënyrë që të shpëtohen. Askush të mos humasë kohë dhe energji pas politikës, pas kotësisë së kësaj bote, pas betejave socjale [lotte sociali] etj. por shfrytëzoni kohën dhe enregjitë tuaja për të luftuar luftën e mirë, DUKE KUNDËRSHTUAR EDHE MASONERINË. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përkthej nga italishtja Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/12/19/se-conosci-la-massoneria-la-eviti/

Një Jezus tjetër, një Frymë tjetër dhe një Ungjill tjetër

gjarpër - njeri

Pali i tha të shenjtëve të Korintit: “Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit. Sepse, po të vinte dikush dhe t’ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.” (2 Korintsave 11:3-4)

Sa aktuale janë këto fjalët e apostullit. Shum janë mendjeprishur dhe të shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit nëpër Kisha, në fakt, durojnë fort mirë ato që predikojnë një tjetër Jezus, domethënë atë që do të vdisje edhe shpirtërisht përveq se fizikisht, ose atë që ishte i pasur materialisht, ose atë që ishte në të njejtën kohë edhe Ati edhe Biri edhe Fryma e Shenjtë; ose që nxisin të tjerët për të marrur një frymë tjetër, domethënë atë që të shtyn të bësh zërin karakteristik e disa kafshëve ose atë që provokon një qeshje të pakontrollueshme o gjëra të tjera të paarsyeshme; ose predikojnë një Ungjill tjetër, domethënë atë që thotë se Krishti ka ardhur për të na bërë të pasur materialisht përveqse të na shpëtojë nga mëkati.

Duhet të qëndrojmë zgjuar dhe të lutemi, vëllezër, që të mos bijmë viktima në mashtrimet e gjarpërit të lashtë. Duhet të mundohemi në mënyrë që edhe ato që janë gënjyer të lirohen nga laku i armikut. Në të cilën mënyr? Duke kundërshtuar këto gënjeshtra, dhe duke i bërë thirrje që ti refuzojnë.

Hiri qoftë me ju

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi origjinal: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/un-altro-gesu-uno-spirito-diverso-un-vangelo-diverso/