Dilni dhe shkëputuni menjëherë

Në qoftë se jeni pjesë e një Kishe që miraton dhe promovon sjedhjen e atyre që do shihni në këto video, DILNI DHE SHKËPUTUNI MENJËHERË. Predikojnë dhe praktikojnë çrregullsinë, duke pretenduar se është shfaqje që vjen nga Fryma e Zotit. Dijeni që këto pastorë që promovojnë atë që quhet ‘dehja e Frymës së Shenjtë’, janë mashtrues dhe të ligj. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

John Crowder ‘predikon’ në Indonezi – Mjerisht ajo që do shikoni nuk është shaka por realitet

Ai që ka vënë këtë video në YouTube ka shkruar: “shfaqje të mbinatyrshme arit që vjen nga qielli ndërkohë që John Crowder & Benjamin Dunn po shërbenin kohët e fundit në Jakarta, Indonezi“. Në këtë video do të shikoni këto dy predikues në veprim, në veçanti John Crowder, me dy palë vathë në vesh. Në një moment gjatë mbledhjes shfaqet një pluhur ari në katedër, madje edhe në Crowderin.

Ç’të themi? Këta janë mashtrues dhe keqbërës, që janë të mashtruar dhe ato vetë mashtrojnë (dhe janë duke mashtruar shum shpirtëra në të gjith botën). Ruhuni nga këto: kush e di se mbas pak edhe ndonjë Kishë italiane do t’i ftojë në këtë shtet.

Vëllezër, më coptohet zemra në të parë këto gjëra

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/john-crowder-predica-in-indonesia-non-e-uno-scherzo-quello-che-vedrete-ma-la-triste-realta/

Kompani teatrale e ‘Krishterë’ humoristike

kompani teatrale e krishterëKëto palaço mundohen të bëjnë të qeshin popullin e Zotit me recitimet e tyre me tema biblike. Ja në çfarë situate të keqe janë disa besimtarë Ungjollor sot, kan humbur pastërtinë shpirtërore, dhe kanë marrë rrugë të këqija duke qënë aktor dhe rrecitues. Shum keq vëllezër, shum keq.

Ato predikues që i pranojnë këto palaço në lokalet e kultit, nuk kanë kuptuar pothuajse asgjë nga Bibla; vëllezër, në qoftë se nuk pendohen, dhe në qoftëse vazhdojnë të ftojnë dhe të inkurajojnë këto vepra, largohuni nga ato menjëherë, mos konsumoni kohë me këto njerëz të korruptuar. Ndahuni nga këto mashtrues.

“Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata; sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit” (Romakëve 16:17-18)

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Aldo Prendi

Pastori kërcen kërcimin e qua qua-së

Pastori i kësaj Kishe (sipas iformacionit të videos) ka menduar të kërcejë kërcimin e qua quasë përmëtepër i maskuar (travestito)! Dhe anëtarët e kësaj Kishe janë përmëtepër të ngazëllyer për këtë!

Gjëra të neveritshme ndodhin në mes të populli të Perëndisë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/il-pastore-balla-il-ballo-del-qua-qua/