Ruhuni nga ato që predikojnë mesazhin e prosperitetit

mesazhi i prosperitetitHyrje

Mesazhi i prosperitetit në këto vitet e fundit ka bërë rrënjë në shum kisha, dhe është një mesazh që jo vetëm ka bërë dëm deri tani, por vazhdon gjithnjë të dëmtojë; përveq kësaj, ata që predikojnë kët mesazh kanë bërë shum mbështetës. Quhet ‘i prosperitetit’, jo i atij shpirtëror (sepse prosperiteti shpirtëror nuk llogaritet fare) por i atij ekonomik edhe financiar i cili predikohet dhe lartësohet sikur të ishte gjëja më e rëndësishme për një besimtar.

Këta llafazanë dhe mashtrues mësojnë gjëra që s’duhet për dashuri të fitimit të ndyrë, dhe sepse kërkojnë lavdinë e njerzëve. Përveç gjërvae tjera, këto njerëz thonë: ‘Ne besimtarët jemi fëmijët e Mbretit të mbretërve, kështu që si i ka hije princave, duhet të jetojmë si mbretër’, që do të thotë se duhet të vishemi si princat, duhet të banojmë nëpër shtëpi luksoze, duhet të kemi makina luksoze dhe shum pasuri materiale në këtë tokë. Kur flasin, evitojnë të përdorin fjalët: ‘modesti’, ‘përulje’ dhe ‘thjeshtësi’ sepse këto fjalë (sipas tyre) nuk i kanë hije pasurive materiale që një fëmi i Perëndisë duhet të ketë. Sipas tyre, ai që është i pasur materialisht ka shum besim në Zotin dhe është i bekuar sepse bën vullnetin e Zotit, përkundrazi ai që është i varfër nuk ësht i bekuar nga Zoti sepse nuk bën vullnetin e Zotit. Këta flasin shpesh dhe me gadishmëri për lekë, për gjëra materiale, për pasuri, dhe për të përkrah doktrinën e tyre marrin disa vargje të dhjatës së vjetër dhe dhjatës së re (natyrisht marrin ato vargje që ato preferojnë, dhe sipas tyre konfirmojnë doktrinën e tyre), por shum fjalë të Jezusit dhe të apostujve nuk dojnë as ti flasin dhe as ti dëgjojnë, aq shum janë arrogant. Këtyre predikues i pëlçen të flasin për pasurinë materiale që kishte Abrahami, Isaku, Jakobi, Salomoni e Jobi: në nuk kemi për të thënë asgjë kundër pasurive që kishin këta njerëz, sepse Shkrimi mëson që në të vertetë Zoti i dha këtyre të gjitha ato pasuritë, dhe që i fituan në mënyr të ndershme dhe pa mashtirim, por nuk i durojmë sepse këto, jo vetëm që flasin pothajse gjithmonë për lekë dhe për mirësi materiale, por edhe sepse evitojnë vullnetarisht të flasin se çfarë jetese bëri Jezus Krishti, Biri i Perëndisë, kur ishte në tokë në ditët e mishit të tij; evitojnë vullnetarisht gjithashtu të flasin edhe për shum mësime të tij, dhe për jeten që bënin apostujt e shenjtë, dhe për shum mësime tërrënjë në shum kisha, dhe është një mesazh që jo vetëm ka bërë dëm deri tani, por vazhdon gjithnjë të dëmtojë; përveq kësaj, ata që predikojnë kët mesazh kanë bërë shum mbështetës. Quhet ‘i prosperitetit’, jo i atij shpirtëror (sepse prosperiteti shpirtëror nuk llogaritet fare) por i atij ekonomik edhe financiar i cili predikohet dhe lartësohet sikur të ishte gjëja më e rëndësishme për një besimtar.

Jezu Krishti, duke qënë i pasur, u bë i varfër nga dashuria që pati për ne

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë; ai tha: “Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” (Mateu 11:29,30), kështu që ne e dijmë se Jezusi na ka lënë një shembull jete dhe që duhet të ndjekim. E kush mund të thojë që Krishti në ndonjë gjë nuk ka qenë shembullor?

Le të vazhdojmë të thojmë që Krishti, Biri i Perëndisë, kur lindi u vendos në grazhd, sikurse është shkruar që Maria “lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta” (Luka 2:7). Grazhdi është një vend i përulur, e pra po aty u vendos mbreti i Judenjëve kur lindi; Zoti do kishte mundur të bëjë që të lirohej një vend në han për Jozefin dhe Marinë, por nuk e lejoj, edhe se fëmija që Maria lindi ishte Biri i Shumtëlartit. Pastaj Jozefi, Maria dhe fëmija u transferuan në një shtëpi, sepse dijetarët që vinin nga lindja e gjeten fëmijën në një shtëpi dhe e adhuruan siç është shkruar: “Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën etij, dhe ranë pëmys dhe e adhuruan. Pastaj hapen thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë” (Mateu 2:11); edhe këtu duhet thënë që Shkrimi nuk flet për një pallat mbretëror por thotë thjeshtë: “Në shtëpi”. Për sa i përket dhuratave që i prezantuan dijetarët Jezusit, duhet thënë që ato nuk u mbajtën nga Jezusi si një thesar i tij personal në këtë tokë, sepse ai vetë tha: “Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin” (Mateu 6:19), këtë po e them sepse ka njerëz të çoroditur që mundohen të ngjallin dyshime për sa i përket përfundimit të atyre dhuratave. Ne i shkatrrojmë fjalët e tyre që ngjallin dyshime sepse ne e dijmë që Jezusi lindi pa mëkat dhe jetoj në mënyrë të paqortueshme gjatë gjith ditëve të mishit të tij (pra edhe gjatë viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës së tij).

Jezusi, Biri i Perëndisë, lindi sipas mishit të tij jo vetëm në një vend të përulur, por edhe nga persona të përulur, në fakt Ati i tij [qiellor] e bëri që të lindte sipas mishit në një familje të varfër dhe jo në një familje të pasur nga shtëpija e Davidit të asaj kohe (gjë që Zoti mund ta kishte bërë, por nuk e ka bërë sepse kjo gjë nuk ishte sipas vullnetit të tij). Sipas ligjit të Moisiut, gruaja, pas lindjes së një fëmije (kur ditët e pastrimit të saj të mbusheshin) duhej të ofronte një olokaust dhe një flijim për mëkatin, sipas Shkrimit: “Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t’i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin. Pastaj prifti do t’i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj… Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër” (Levitiku 12:6-8). Luka për këtë thotë: “Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t’ia paraqitur Zotit, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: “Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin,” dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj” (Luka 2:22-24); nga këto fjalë mund të nxerrim përfundimin që Jozefi dhe Maria ishin të varfër.

Jezusi vetë jetoj i varfër në këtë botë siç është e shkruar: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.” (2 Korintsave 8:9); dhe në fakt nuk kishte as një vend për të mbështetur kokën sipas fjalëve të tij: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën” (Luka 9:58). Po ku janë shtëpitë luksoze që pati Jezusi në tokë? Mbreti i Judenjëve, kur jetoj në tokë, nuk jetoj në një pallat mbretëror, nuk veshi rroba të shkëlqyera dhe nuk jetoj në bollëk si mbretërit e tokës; ai tha që: “ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve” (Luka 7:25), por ai nuk ishte si ato; edhe se ishte mbreti i Izraelit. Ai do kishte mundur të jetonte si mbret, por e refuzoi këtë ide; ai preferoi të zbrazë vetveten dhe të marrë trajtë shërbëtori për të shërbyer.

Mbreti i Izraelit në ditët e mishit të tij nuk vishej me të purpurta dhe nuk vuri kororë ari në kokë; veshjet e tij ishin të thjeshta dhe tunika “ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund” (Gjoni 19:23). Ato që e tallen, e veshen me të purpurta, siç ësht shkruar: “Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën. E veshën në purpur…” (Marku 15:16,17); dhe ushtarët, i vunë një kurorë në kokë…por me ferra, sipas shkrimit: “thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye” (Marku 15:17).

Ishte Mbreti i Judenjëve, por mbasi ngopi mijëra njerëz vetëm me pesë bukë e dy peshq, kur erdhën për ta kapur për ta bërë mbret “u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm” (Gjoni 6:15). Ai nuk kërkoj lavdi nga njerzit, por nga Ati i tij që e kishte dërguar. Në qoftë se kërkonte lavdi nga njerëzit, nuk do kishte shkuar i vetëm në mal kur erdhën ta kapnin për ta bërë mbret.

Kur Jezusi hyri në Jeruzalem, nuk hyri sipër një kali të bardhë, dhe nuk hipi sipër një vigu mbretëror të mbajtur nga apostujt e tij, si bënin mbretërit dikur, por hipi mbi një kërriç, sipas shkrimit: “Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar: “Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!”” (Gjoni 12:14,15; Zakaria 9:9). Jezusi ishte i përulur nga zemra, dhe nuk e tha vetëm me gojë por e manifestoj edhe me vepra; Ai nuk e mbante mëndjen në gjërat e larta, por e la veten të tërhiqet për gjërat e përulura. Po e përsëris: Jetoj i varfër; po vëllezër, është kështu, në fakt nuk kishte as edhe një staterë për të paguar taksën vjetore që qdo izraelit, njëzet vjeç e lart, duhej të paguante për të mbajtur shërbesen e tempullit, dhe i tha Pjetrit: “Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua” (Mateu 17:27).

Jezusi ishte i varfër por mund të bëhej shum i pasur materialisht në qoftë se do të kishte filluar të kërkojë shpëblime për mësimet e tij dhe për shërimet, por Ai nuk e konsideroi përëndishmërine burim fitimi, sikur bëjnë sot shum predikues të prishur nga mendja, dhe të përdalur; Jezu Krishti ushtroi përëndishmërinë më zemër të kënaqur në gjndjen që ishte (kfr. 1 Timoteut 6:6), duke qënë një shembull për tu imituar.

Predikuesit e prosperitetit ekonomik guxojnë madje të thojnë që kush është i varfër në tokë nuk ka një besim të madh tek Zoti, por ka shum pak. Po qfarë dojnë të thojnë me këtë? Që Jesu Krishti, duke qënë i varfër nuk kishte një besim të madh tek Zoti? Ose dojnë të thojnë që Jezusi ishte njeri besimpak sepse nuk kishte asgjë në tokë? Jezu Krishti kishte një besim të madh tek Zoti dhe e manifestoj edhe duke bërë shum shenja dhe mrekulli e vepra të fuqishme në emër të Atit të tij, edhe duke mos kërkuar oferta për veten, edhe duke e dhënë jetë e tij për ne. I Drejti jetoj prej besimit, kuse këto llafazanë të pabindur shfaqin pabesinë e tyre sepse kërkojnë lekë si lypsarët; disa nga këto madje qajnë duke kërkuar lekë, kurse të tjerët mallkojnë ato që nuk i japin asgjë ose ato që i japin pak; këta janë lypsarë që vendosin në shitje predikimet e tyre; secili prej tyre vëndos qmimin e vet (që rritet sipas famës së tyre). Po ku është gjith ky besim që thonë të kenë tek Zoti, këto që jetojnë në qejfe, në shkapërderdhje, dhe në mes të luksit të shfrenuar? Thonë që kanë besim tek Zoti, por në fakt kanë besim, dhe shum besim, tek shtigjet e tyre dredha-dredha dhe në pasuritë e tyre që kanë grumbulluar duke i shqetësuar ndjekësit me vargje të Shkrimit që kanë të bëjnë me dhënjen. Kanë plaçkit delet e Zotit duke u rrëmbyer lekët nga dora me pretekste nga më të ndryshmet; kanë grumbulluar plaçka të shumta me mashtrim dhe pastaj guxojnë të thonë: ‘A e shikoni si Zoti më ka bekuar? A e shikoni? Zoti nderon ata që e nderojnë’, dhe fjalë të tjera të bukura, por mashtruese. Dhe të thjeshtit i besjonë, por askush o poshuajse askush ndër dëgjuesit e tyre e din se sa njerëz këta predikues kanë plaçkitë dhe zhvesh nga pasuritë e tyre.

Këto predikues flasin për pasuritë e tyre sikur të ishte Zoti ai që ua ka dhënë për sjelljen e tyre të ndershme dhe të drejtë; thonë që janë si Abrami, por nuk janë, sepse janë si Balaami; Abrami pa tjetër u quajt miku i Perëndisë, por këta nuk janë miq të Perëndisë, por sigurisht armiq të Perëndisë sepse janë miq të botës (siç është e shkruar: “Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë” [Jakobi 4:4]).

Apostujt ishin të varfër por pasuronin shum veta

Edhe apostujt ishin të varfër, në fakt Pali i shkruajti Korintasve për veten dhe për ndihmuesit e tij këto fjalë: “si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë kurrgjë, por kanë gjithçka” (2 Korintsave 6:10). Ishin të varfër materialisht por pasuronin shum veta, nëpemjet tyre kisha u ndertua, dhe nepërmjet shkrimeve të Palit kisha ndëtohet, pasurohet dhe ngushëllohet ënde në mbarë botën. E njëjta gjë nuk mund të thohet për këto që predikojnë Ungjillin dhe dëmtojnë vreshtin e Zotit sepse nuk kujdesen hiç për të, duke qënë të interresuar për rrugën e tyre; sigurisht janë të pasur materialisht por të varfër nga fryma dhe të shenjtit nuk pasurohen nga këto, as kur i dëgjojnë dhe as kur lexojnë librat e tyre të tharë që kushtojnë shum dhe që flasin mbitëgjitha për mirqënie materiale, ose më mir, që të mësojnë si të jesh i krishterë dhe si të grumbullosh lekë.

Pra, apostujt e Zotit, edhe se ishin të varfër, pasuronin shumë veta; po në cilën mënyr i pasuronin? Çfarë ishin gjërat e çmuara që i jepnin atyre?

Le të marrim për shembull Palin; ai i tha Romakëve: “Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15:29); pra ai ishte i bindur që Krishti do të bekonte atë kishë nepërmjet tij (sepse do kishte shkuar për t’i takuar me tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit); le ta shohim në të cilën mënyrë. Në fillim të letres i tha shenjtorëve të Romës: “sepse unë dëshiroj fort t’ju shoh për t’ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni” (Romakëve 1:11); nga këto fjalë kuptohet që Pali i pasuronte shenjtorët duke i komunikuar dhunti frymërore (kjo do të thotë që Fryma e Shenjtë nepërmjet tij komunikonte dhunti shenjtorëve sipas vullnetit të Zotit). Me anë të vënjeve të duarve të Palit, Zoti i komunikonte dhuntinë e Frymës së tij të Shenjtë (Pali i tha Timoteut: “po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia” [2 Timoteut 1:6]), dhe bashkë me Frymën e Shenjtë (kur donte Zoti) edhe dhuntitë e Frymës së Shenjtë, si në rastin e atyre dymbëdhjetë dishepujve të Efesit për të cilët është shkruar që “kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan” (Veprat 19:6). Zoti shëronte edhe shumë të sëmurë me anë të Palit (në Efes “Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit, aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre” [Veprat 19:11-12]) pra shum të sëmurë nepërmjet tij morën shërimin, që është po shtu një bekim i Krishtit që nuk mund të blehet me para. Pali i pasuronte shenjtorët në dituri dhe njohuri, sepse u trazmetonte atyre diturinë dhe njohurinë që kishtë marrë nga vetë Zoti; vetë ne e pranojmë që jemi rritur në dituri dhe në njohuri nepërmjet letrave të Palit. Isaia tha që “dituria dhe njohuria janë një pasuri lirimi” (Isaia 33:6, v. Riveduta), dhe është për këtë motiv që apostujt, të cilëve u ishte dhënë dituria dhe njohuria, ishin në gjëndje të pasuronin ato që i dëgjonin duke folur.

Dëshiroj të ju kujtoj vëllezër që kur flitet për Palin, flitet për një njeri Zotit që nuk kërkoj as interesen e tij personal dhe as dhuratat materiale të shenjtorëve, dhe në fakt i tha Filipjanëve: “Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj” (Filipjanëve 4:17); sa vetë sot mund të thojnë të njejtën gjë? Zoti e din. Sigurisht pak. Disa që predikojnë nuk kërkojnë frytin që tepron për dobinë e besimtarëve absolutisht, janë të angazhuar në kërkesë të dhuratave materiale të besimtarëve; nuk janë kurr të kënaqur me atë që kanë; sa më shum kanë, aq më shum donë të kenë. Nga këto janë ato që predikojnë mesazhin e mirëqenies, që tregojnë se nuk donë të pasurojnë besimtarët si bënin apostujt, por tregojnë që duan vetë ato të pasurohen me dhuratat materjale të besimtarëve. Këto, në vend që të kërkojnë me zell të zjarrtë dhuntitë e Frymës së Shenjtë, kërkojnë me zell arin dhe argjendin e besimtarëve; këto në vend që të ndertojnë shtpinë e Perëndisë, donë të ndertojnë vilat e tyre dhe të bëjnë perandorit e tyre në tokë. Bëjnë të kundertën e gjërave që bëshin apostujt; nga ana tjetër, nuk mund të jetë ndryshe, sepse këto, për sa i përket besimit, kanë fundosur. Shkoni dhe shikoni dhe sigurohuni se çfarë jete bëjnë ato që predikojnë këtë mesazh të veçantë, dhe do të shikoni me sytë tuaj që këtyre nuk i interesojnë aspak, po them aspak, dhuratat frymërore dhe ndertimi i kishës, sepse janë njerëz që kanë mendjen vetem tek gjërat tokësore dhe janë lakmues fitimit të ndyrë.

Edhe apostulli Pjetër ishte i varfër por pasuronte shumë veta. Le të marrim për shembull atë që Zoti veproi (në derën e tempullit që quhej ‘E bukura’) me anë të shërbyesit të tij. Është shkruar: “Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t’u quajtur “E bukura”, për t’u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull. Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë. Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko”. Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre. Por Pjetri tha: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!”. Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet. Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë…” (Veprat 3:2-8); si mund ta shikoni Pjetri nuk kishte as argjend as ar për t’i dhënë atij burrit që lypte, por ai kishte dhunti frymërore të cilat shërbenin për të mirën e tjerëve. Në këtë rast, Zoti nepërmjet Pjetrit, i dha një shërim perfekt. Kjo ngjarje na bën të mendojmë për rëndësinë e besimit dhe të dhuntive të Frymës së Shenjtë. Sigurish është mirë të japim lëmoshë, sepse kjo hyn në vullnetin e Zotit, por është mir edhe të deshirojmë me zell dhuntitë e Frymës së Shenjtë, në mënyrë që të shohim kishen duke u ndërtuar, dhe të sëmurët duke u shëruar nga fuqia e Zotit. Përkundrazi, kur vazhdon njeriu të ketë mendjen tek gjërat e tokës, vazhdon të mos deshirojë me zell dhuntitë frymërore dhe për këtë motiv ndalon vullneti për ndertimin e kishës. Pali, duke folur për dhuntitë frymërore, i tha Konrintasve: “mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t’i keni të bollshme për ndërtimin e kishës” (1 Konrintasve 14:12); predikuesit e Mamonit, përkundrazi të nxisin që të kërkosh dhurata materjale sa më shum dhe me bollek. Mundohen të të rrisin dëshirën që të pasurohesh nga ana materiale por jo dëshirën që të pasurohesh frymërisht. Shpesh thonë që në fillim ishin të varfër, pastaj janë bërë të pasur; por realiteti tragjik është që ato ishin të pasur frymërisht në fillim të shërbesës së tyre por pastaj janë varfëruar deri sa janë bërë të mjerë. Vëllezër, fati që i pret të gjith ato që munden nga dashuria për t’u pasuruar është ky; pra të kemi kujdes për të mos mërritur në të njejtën situatë frymërore të engjëllit të kishës së Laodicesë.

Në Krishtin u pasuruam

Le të shohim tani cilat janë pasuritë që bëjnë të pasur atë që i ka.

Para së gjithash duhet thënë që “Krishti është gjithçka dhe në të gjithë” (Kolosjaëve 3:11) dhe në Të pra kemi gjithçka plotësisht “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri” (2 Pjetër 1:3). Jezu Krishti është ai thesari i fshehur që kemi gjetur; Ai është margaritri shum i çmuar që ne gjetëm; Ai është ari jonë. Jezu Krishti është dhurata qiellore që na është dhuruar; Ai është Zoti i vertetë dhe jeta e amshuar. Jezusi është edhe paqja jonë dhe shpresa jonë, pra kush e ka Krishtin Jezus, ka çdo gjë, edhe në qoftë se është i varfër sipas botës, është i pasur sipas Zotit.

– Dhuntitë frymërore, ato të shërbesës, dhe njohuria e gjërave të Perëndisë janë pasuri të çmuara.

Pali i shkruajti Korintasve: “Përherë i falem nderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit, sepse në atë ju u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë dhe në çdo njohuri, sikurse dëshmimi i Krishtit që u vërtetua ndër ju, kaq sa nuk ju mungon asnjë dhunti…” (1 Korintasve 1:4-7). Nga këto fjalë kuptohet që dhuntitë e Frymës së Shenjtë, dhuntitë e shërbesës dhe çdo njohuri frymërore për gjërat e Zotit, përbëjnë pasuri frymërore të çmuara, dhe për këtë motiv, ai i ka është i pasur.

– Besimi është një pasuri e çmuar.

Jakobi, në letrën e tij, thotë: “a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?” (Jakobi 2:5). Zoti ka zgjellur të varfërit sipas botës për t’i pasuruar në besim, pra besimi që ne besimtarët kemi marrë nga Zoti (sipas asaj që është shkruar: “dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë [Efesianëve 2:8]) është një pasuri e çmuar që i bën të pasur ato që e kanë.

Edhe Pjetri konfirmoi që besimi ynë është i çmuar kur tha në fillim të letrës së tij të dytë: “Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht” (2 Pjetër 1:1). Vëllezër, duhet të kuptoni që besimin që e keni marrë nuk e kanë të gjith (sipas asaj që është shkruar: “jo të gjithë kanë besim [2 Thesalonikasve]) dhe që ka një vlerë të madhe përpara Zotit, pra mos e hillni tutje, sepse në atë rast të të hillni tutje shpëtimin e shpirtit tuaj duke denuar veten.

[Vazhdon – Azhornimi i fundit u bë në 2 shtator 2014]

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

I commenti sono chiusi