Perëndia

Sipas shkrimit të Shenjtë, që është Fjala e Perëndisë, ekziston një Perëndi i vetëm, Ati, sikurse është shkruar në Isainë: “Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi” (Isaia 44:6) dhe Korintasve: “për ne s’ka veçse një Perëndi, Ati” (1 Korintasve 8:6), i thirrur edhe “Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit” (Ekodi 3:15). Ai është një qënie frymërore sikurse është shkruar: “Perëndia është Frymë” (Gjoni 4:24), pafundësisht i fuqishëm dhe i zgjuar sikurse është shkruar në psalmet: “e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij” (Psalmet 147:5), njeh çdo gjë sikurse është shkruar: “Zoti është një Perëndi që din çdo gjë” (1 Samueli 2:3), është i pranishëm në çdo vend sikurse është shkruar: “Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty” (Psalmet 139:8). Ai shikon, sikurse është shkruar: “Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët” (Fjalët e urta 15:3); dëgjon, sikurse është shkruar: “dëgjon lutjet e të drejtëve” ( Fjalët e urta 15:29); flet, sikurse është shkruar: “Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell” (Jeremia 10:13); ka kujtesë, sikurse është shkruar: “Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij” (Psalmet 105:8); është plot dhëmbshuri, mirësi dhe mëshirë sikurse është shkruar: “Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi” (Psalmet 103:8) dhe përsëri: Zoti është i dhemshur … Perëndia ynë është i mëshirshëm” (Psalmet 116:5); është i drejtë, dhe si rrjedhojë i shpërblen ato që bëjn atë që është e drejtë përpara syve të tij, sikurse është shkruar: “Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij” (Psalmet 145:19) dhe denon ato që mritojnë denimin, sikurse është shkruar: “u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur” (Ligji i Përtërirë 7:10); mbron, sikurse është shkruar: “Zoti mbron njerëzit e thjeshtë” (Psalmet 116:6); dhe udhëzon, sikurse është shkruar: “më drejton pranë ujërave që të çlodhin” (Psalmet 23:2). (Kam paraqitur vetëm disa virtyte të Perëndisë, dhe vtëm disa gjëra që Ai bën). Ky Perëndi ka krijuar nga hiçi, me anë të Fjalës, të gjitha gjërat e dukshme (si edhe të padukshmet) sikurse është shkruar që “Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen” (Hebrenjve 11:3); dhe ato ekzistojnë sipas urdhërimive të tij, sikurse është shkruar: “Gjithçka ekziston edhe sot sipas urdhërimeve të tua, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd” (Psalmet 119:91, Riveduta). Pra universi që ne shohim, nuk është Perëndia por vepra e tij; Ai sigurisht e përmush, si thotë Perëndia në Jereminë: “A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?” (Jeremia 23:24), por qëndron gjithnjë i ndarë nga universi, duke qënë se është Krijuesi i tij. Ky Perëndi i vetëm dhe i vertetë në mbushjen e kohrave dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur për të bërë shlyerjen e mëkateve tona, në mënyrë që me anë të besimit në emrin e tij ne të kishim faljen e mëkateve dhe pjesën tonë të trashëgimisë ndër shenjtorët.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Këshilloj një artikull në italisht në të cilin shpjegohet gjërësisht me anë të bibles që Perëndia ndëshkon.

I commenti sono chiusi