Pagëzimi me Frymë të Shenjtë

pagëzimi me Frymë të shenjtëJezu Krishti pasi u ringjall nga të vdekurit iu shfaq dishepujve të tij, dhe ato e panë për katërdhjetë ditë. Dhe pak para se të shkonte në qiell në të djathten e Zotit, i urdhëroi apostujve “që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë, sepse Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh” (Veprat 1:4-5). Luka në Ungjillin që ka shkruar thotë që Jezusi para se të ngritej në qiell i tha dishepujve: “Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart” (Luca 24:49). Tani vëllezër, siç mund ta shihni, Jezusi përmendi premtimin e Atit të vet, dhe për këtë, para se të flas për doktrinën e pagëzimit me Frymën e Shenjtë, duhet të shpjegoj më parë se qfarë kishte premtuar të bënte Zoti.

Zoti në dhjatën e vjetër tha që do të vinin ditët në të cilat Ai do të kishte shpërndarë Frymën e Shenjtë mbi shtëpinë e Izraelit, me anë të profetit Isaia: “Tani dëgjo…o Izrael, që unë kam zgjedhur!… do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu” (Isaia 44:1,3). Këtë premtim Zoti e konfirmoni nepërmjet Ezekielit duke thënë: “ata do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre… Nuk do t’ua fsheh më fytyrën time, sepse do ta përhap Frymën time mbi shtëpinë e Izraelit, thotë Zoti” (Ezekieli 39:28,29), dhe nëpërmjet profeit Zakaria, me këto fjalë: “Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje…” (Zakaria 12:10).
Nga këto shkrime kuptohet qartë që Zoti kishte premtuar të bekonte popullin që kishte paranjohur, duke shpërndarë Frymën e tij të Shenjtë në të; por Zoti nuk tha që do të kishte shpërndarë Frymën e tij vetëm mbi Izraelin, por edhe mbi ne Johebrenjtë që nga lindja; në fakt Ai tha nepërmjet profetit Joel: “Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë…” (Veprat 2:17; Joeli 2:28). Zoti, duke thënë “mbi çdo mish” (Veprat 2:17), paralajmëroi që Ai nuk do të kishte treguar konsiderata personale drejtë askujt, por që do të kishte dhënë Frymën e Shenjtë të gjithve, Judenjve dhe Johebrenjve.
Për t’ju konfirmuar që premtimi i Frymës së Shentë është për të gjith, ju kujtoj që apostulli Pjetër i tha atyre Judenjve që ditën e Rrëshajëve [Pentekostes], e pyetën atë dhe apostujt tjerë, se çfarë duhet të bënin; ai u tha atyre: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë. Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë” (Veprat 2:38-39). Shprehja “për ju dhe për bijtë tuaj” konfirmon që Fryma e Shenjtë u ishte premtuar Judenjve nga lindja; ndërkohë shprehja “për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë” konfirmon që Zoti kishte premtuar të shpërndajë Frymën e tij edhe mbi Johebrenjtë. Edhe ne, Johebrenjë nga lindja, jemi të thirrur nga Zoti për lavdinë e tij të përjetshme; pra premtimi i Frymës është edhe për ne.
E pamë që premtimi i Frymës së Shenjtë i drejtohet si Judenjëve ashtu edhe Johebrenjëve, por edhe në këtë rast duhet të pranojmë që Fryma e Shenjtë u qe dhënë më parë Judenjëve e pastaj Johebrenjëve. Ashtu si ishin Judenjë ato të cilët u qe predikuar më parë Ungjilli, kështu ishin Judenjë edhe ato të cilët e morën të parët Frymën e Shenjtë ditën e Rrëshajëve [Pentekostes].
Tani le të shohim në të cilën mënyrë Jezusi konfirmoi dhe paralajmëroi shpërndarjen e Frymës së Shenjtë, duke pasur parasyshë që Jezus Krishti është ulur nga qielli dhe ka thënë ato gjëra që Ati i kishte urdhëruat të thonte, sipas asaj që ai tha: “unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç’duhet të them e të shpall” (Gjoni 12:49).
Një ditë në Jeruzalem, gjatë festës së Tabernakujve, Jezusi thirri duke thënë: “<<Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, prej brendësisë së tij do të burojnë lumenj uji të gjallë>>. Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar” (Gjoni 7:37-39); fjalët “siç ka thënë Shkrimi” tregojnë që, në orakujt që morën profetët e lashtë, ishte premtimi për Frymën e Shenjtë. Tani, ju duhet të dini që shpërndarja e Frymës, në Shkrimet e profetëve, ishte parathënë edhe me shembëlltyra; tani po citoj disa nga këto shembëlltyra që të kuptoni përse Jezusi foli për lumenj uji të gjallë në lidhje me Frymën e Shenjtë.
Zoti tha nepërmjet Isaisë: “unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë…Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara. Kafshët e fushave, çakejtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t’i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t’i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim…Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t’ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis. Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash…do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. Vendi i thatë do të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash…ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë” (Isaia 44:3; 43:19-20; 41:17-18; 35:6-7; 58:11); siç mund ta shikoni, Zoti premtoi që do të kishte shpërndarë ujra në shkretëtirë dhe që do të kishte bërë të dalin lumenj dhe burime në mes tokës së thatë dhe të etur.
Tani, i vetmi ujë që mund të shuaj etjen e shpirtit të etur është uji i gjallë që Zoti ynë Jezu Krisht u jep atyre që shkojnë tek ai, dhe ky ujë i gjallë është Fryma e Shenjtë që kur hyn në zemër të besimtarit, bëhet burim uji që buron në jetë të përjetëshme; pikërisht ashtu si ka nevojë të bjerë shi në shkretëtirë për të parë pastaj lumenj dhe burime që burojnë në mes të saj, kështu ësht e domosdoshme që Fryma e Shenjtë të shpërndahej në mënyrë që lumenj uji të gjallë të burojnë prej brendësisë së besimtarëve në Krishtin Jezu.
Lumenjtë e ujit të gjallë për të cilët flet Shkrimi janë Fryma e Shenjtë që marrin të gjith ato që besojnë në të; po, sepse për të marrë Frymën e Shenjtë është i domosdoshëm besimi në Jezusin; për të konfirmuar që Fryma e Shenjtë merret me anë të besimit në Jezusin (domethënë njerëzit e kësaj bote që s’kanë besim tek ai nuk mund të marrin), po ju kujtoj atë që Pali i tha Efesianëve: “Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit” (Efesianëve 1:13), dhe atë që i tha Galatasve: “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne…që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit” (Galatasve 3:13,14). Fjalët e Palit konfirmojnë plotësisht ato të Krishtit: “Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë” (Gjoni 7:38).
Një tjetër gjë e rëndësishe për t’u thënë: kur Jezusi i tha këto fjalë, Fryma e Shenjtë nuk ishte dhënë akoma, sepse Jezusi nuk ishte akoma marrë në qiell. Natën që u tradhëtua, ai i tha dishepujve të tij: “Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj” (Gjoni 16:7); këto fjalë tregojnë që për shpërndarjen e Frymës së Shenjtë, duhej që të vdiste Jezusi, të ringjallej, dhe të braktiste këtë botë për t’u kthyer tek Ati i tij që e kishte dërguar (domethënë premtimi i Atit nuk mund të plotësohej ndërsa Jezusi do të ishte në tokë). Dua t’ju kujtoi që kur Jezusi i tha dishepujve të tij që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por që të pritnin premtimin e Atit të vet, Ai kishte një trup të lavdishëm dhe që nuk prishej, duke qënë se ishte ringjallur nga të vdekurit, por akoma Fryma e Shenjtë nuk ishte shpërndarë (pra dishepujt e tij nuk e kishin marrë akoma), sepse ai nuk ishte akoma ngritur në qiell. Ndokush mund të thojë: ‘Po në qoftë se ju thoni që Fryma e Shenjtë nuk ishte dhënë akoma, dhe që dishepujt nuk e morën deri sa Jezusi nuk u mor në qiell, dhe deri sa nuk arriti dita e Rrëshajëve, përse është shkruar që kur Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, i tha atyre: Merrni Frymën e Shenjtë?’. Tani, ne nuk themi që dishepujt nuk e kishin Frymën e Shenjtë para se të vinte dita e Rrëshajëve, por themi që ato nuk ishin të mbushur me Frymën e Shenjtë para ditës së Rrëshajve, pra, është një gjë tretër. Kur Jezusi i tha dishepujve të tij, ditën kur ai u ringjall: “Merrni Frymën e Shenjtë” (Gjoni 20:22), dishepujt morën një masë Fryme të Shenjtë, por jo mbushjen e Frymës së Shenjtë (domethënë nuk ishim plot), sepse mbushja me Frymën merret kur ndodhë pagëzimi me Frymën e Shenjtë, dhe kur Jezusi i foli dishepujve, ato nuk u pagëzuan me Frymën e Shenjtë. Dikush do të thotë: ‘Po përse nuk thua ti që dishepujt u pagëzuan me Frymën e Shenjtë në atë rast?’; sepse Jezusi, katërdhjetë ditë mbas ringjalljes së tij, i tha atyre: “ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh” (Veprat 1:5). Gjon Pagëzori kishte thënë për Krishtin: “ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë” (Mateu 3:11), dhe Jezusi i konfirmoi dishepujve të tij që do t’i pagëzonte me Frymën e Shenjtë, duke i thënë: “Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim” (Luka 24:49).

Jezusi i tha dishepujve të tij që do të pagëzoheshin me Frymën e Shenjtë mbas jo shum ditësh (ai tha këtë katërdhjetë ditë pas Pashkës). Dita e Rrëshajve, sipas ligjit, vjen shtatë javë pas Pashkës, pra, duke konsideruar që Jezusi tha ato fjalë rreth katërdhjetë ditë pas Pashkës, dhe që dishepujt u pagëzuan me Frymën e Shenjtë ditën e Rrëshajëve, duhet të pohojmë që Zoti e mbajti fjalën që kishte dhënë.

Por çfarë ndodhi ditën e Rrëshajëve në Jeruzalem? Ndodhi kjo: ndërkohë që ishin të gjith bashkë në të njejtin vend, “befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin” (Veprat 2:2-4). Tani dua të përqendrohem në atë që ndodhi kur dishepujt u mbushen me Frymën e Shenjtë.

Luka thotë që kur të gjith dishepujt u mbushën me Frymën, “filluan të flasin në gjuhë të tjera” (Veprat 2:4); tani, dishepujt kishin besuar në Zotin, ato ishin besimtarë, dhe megjithatë, para ditës së Rrëshajëve, nuk flitnin akoma në gjuhë të reja, dhe kjo do të thotë që dëshmia e tyre nuk ishte akoma e konfirmuar dhe e shoqëruar nga shenja e gjuhëve, për të cilën Jezusi i kishte folur më parë (sipas asaj që i tha atyre: “këto janë shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t’i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja…” [Marku 16:17]), dhe kjo ndodhi sepse ato nuk ishin akoma të pagëzuar me Frymën e Shenjtë. Por, kur erdhi dita e Rrëshajëve, dishepujt filluan të flasin në gjuhë të reja, sepse Fryma zbriti në to, dhe i bëri të flasin në gjuhë të tjera, sipas asaj që është shkruar: “filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin” (Veprat 2:4). Rreth orës nëntë të mëngjesit të asaj dite të Rrëshajëve, dishepujt morën Frymën e Shenjtë, dhe nga brendësia e tyre filluan të buronin ‘lumenj fjalësh të shenjta’ në gjuhëra që ato nuk i njihnin; me fjalë tjera, në atë moment dhe në atë ditë ato u pagëzuan me Frymën e Shenjtë.

Nën dhjatën e vjetër, kur Fryma e Shenjtë përshkonte ose zbriste mbi ndonjë njeri, ndodhte një gjë e veçantë. Për shembull, në rastin e Sansonit, çdo herë që Fryma e përshkonte, i jepte një forcë të mbinatyrshme.

Un dua tani të citoj ato vargjet e Shkrimit që tregojnë se kur Fryma përshkonte ose zbriste mbi ndokënd, e bëntë të profetizonte, domethënë e bëntë t’u fliste njerëzve për ndërtim, nxitje e përdëdhim:
– “Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të (mbi Moisiun) dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më” (Numërat 11:25)
“Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre” (1 Samuelit 10:10)
– “Atëherë dërgoi lajmëtarë për të marrë Davidin; por kur këta panë asamblenë e profetëve që profetizonin, nën kryesinë e Samuelit, Fryma e Perëndisë i përshkoi lajmëtarët e Saulit që filluan edhe ata të bëjnë profeci” (1 Samuelit 19:20)
– “Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë. Atëherë shqiptoi orakullin e tij…” (Numrat 24:2-3)
– “Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, që u ngrit përpara popullit dhe tha: “Kështu thotë Perëndia: Pse shkelni urdhërimet e Zotit? Ju nuk do keni mbarësi; mëqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t’ju braktisë”” (2 Kronikave 24:20 – nga versioni Riveduta)
– “Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi…” (Luka 1:67)

Kjo është ajo që ndodhte në dhjatën e vjetër, kur Fryma e Shenjtë sbriste mbi ndonjërin.

Kurse tani, nën hir, nga koha kur Jezu Krishti ka shkuar në qiell, pikërisht që në ditën e Rrëshajëve e më tej, të gjith ato (asnjë i përjashuar) në të cilët është ulur Fryma e Shenjtë, dhe në momentin që është ulur në to, kanë filluar të flasin në gjuhë të reja. Kjo tregohet nga këto fakte që janë shkruar nga Luka, në librin e tij të dytë drejtuar Teofilit.

“Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën. Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë, sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë” (Veprat 10:44-46); apostulli Pjetër, në këtë rast, gjindej në shtëpinë e Kornelit, një kryeqindësh romak, dhe po i fliste një grupi Johebrenjësh, dhe ndërkohë që po i shpallte Ungjillin, Fryma zbriti mbi ato Johebrenjtë, dhe ato filluan të flasin në gjuhë të tjera. Judenjtë besimtarë që kishin shkuar me Pjetirin në shtëpinë e Kornelit, mbeten të çuditur ndërsa shihnin që Fryma e Shenjtë u jepej nga Zoti edhe Johebrenjëve, sepse mendonin që premtimi i Frymës ishte vetëm për ato që kishin lindur Hebrenj, e jo edhe për Johebrenjtë. Por si e kuptuan ato besimtarët e rrethprerë që Zoti u kishte dhënë Frymën e Shenjtë edhe atyre Johebrenjëve? E kuptuan sepse kur Pjetri po fliste, i dëgjuan të flisnin në gjuhë tjera.

Kurse në Efes, ja çfarë ndodhi; Pali “arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre: “A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?” Ata iu përgjigjën: “Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë”. Dhe ai u tha atyre: “Me se, pra, u pagëzuat?” Ata u përgjigjën: “Me pagëzimin e Gjonit”. Atëherë Pali tha: “Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t’i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit”. Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus. Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan” (Veprat 19:1-6). Ato që Pali takoi në Efes, ishin dishepuj të Zotit, pra besimtarë, dhe Pali i pyeti ato për të ditur a e kishim marrë Frymën e Shenjtë kur kishin besuar; tani, ndokush mund të thojë: ‘Kur ndokush beson, merr edhe Frymën e Shenjtë, atëherë përse Pali i bëri këtë pyetje atyre dishepujve?’ Sepse ‘marrja e Frymës së Shenjtë’ sipas asaj që mëson Shkrimi, do të thojë të mubushesh me Frymën e Shenjtë, ose, me fjalë të tjera do të thotë të pagëzohesh me Frymën e Shenjtë. Në qoftë se merrej Fryma e Shenjtë kur besohet, Pali nuk kishte bërë atë pyetje atyre besimtarëve.

Kur ndokush beson merr faljen e mëkateve dhe jetën e përjetshme, por nuk merr automatikisht Frymën e Shenjtë, domethënë nuk pagëzohet me Frymën e Shenjtë. Ajo që dua të them është që pagëzimi me Frymën e Shenjtë që vijon lindjen e re, dhe që lindja e re dhe pagëzimi me Frymën e Shenjtë janë dy eksperienca të ndryshme, sepse kur ndokush lind përsëri, pastrohet nga mëkatet e tij, kurse ai që pagëzohet me Frymën e Shenjtë, merr fuqi nga lart dhe fillon të flasë në gjuhë tjetër.

Vini re që ato besimtarët Efesianë nuk i thanë Palit: ‘Jo, nuk e kemi marrë akoma’, por: ‘Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë’. Pali e kuptoi nga përgjigja e tyre që ato nuk kishin marrë akoma Frymën e Shenjtë, dhe pasi e mori vesh që ato ishin pagëzuar me pagëzimin e Gjonit, ato besimtarë u pagëzuan në ujë në emër të Jezusit: dhe pasi Pali i vuri duart mbi to, ato morën Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera dhe të profetizonin. Në rastin e këtyre rreth dymbëlljetë dishepujve, ato jo vetëm folën në gjuhë të tjera, pasi Fryma e Shenjtë zbriti mbi to, por edhe po profetizonin; kjo do të thotë që kur një besimtarë merr Frymën e Shenjtë, vazhdon të flasë në gjuhë tjetër, por ka mundësi edhe të profetizojë në qoftë se Fryma i jep të profetizojë.

Disa mendojnë që këto vargje nuk janë të mjaftueshme për të thënë që kur merret Fryma e Shenjtë, fillohet e flitet në gjuhë tjetër; ne përkundrazi themi që vargjet e sapo cituara, bashkë me ato që tregojnë çfarë ndodhi në ditën e Rrëshajëve në Jeruzalem, janë të mjaftueshme për të thënë që në qoftë se ndokush merr Frymën e Shenjtë, flet sezbën në gjuhë tjetër, por edhe në qoftë se ndokush nuk flet në gjuhë tjetër me anë të Frymës, nuk ka marë akoma Frymën e Shenjtë (domethënë mbushjen e Frymës).

Edhe në Samari, kur besimtarët morën Frymën e Shenjtë, filluan të flasin në gjuhë të tjera. Ndokush mund të thotë: ‘Por ajo që thua nuk është e shkruar’; është e vertetë që nuk është shkruar si në rastet e përmendura më parë, por është gjithashtu e vërtetë që ajo që nuk është qartësisht e shkruar, faktikisht ka ndollur, dhe po jua tregoj me Shkrimet.

Luka thotë: “Por kur apostujt dëgjuan në Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjalën e Perëndisë, i dërguan atyre Pjetrin dhe Gjonin. Kur këta arritën, u lutën për ta, që të merrnin Frymën e Shenjtë, sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjë prej tyre, por ata vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezus. Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë. Dhe Simoni, kur pa se me vëndosjen e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para, duke thënë: “Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t’i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë.” Por Pjetri i tha: Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë” (Veprat 8:14-20). Samaritanët e kishin marrë Fjalën e Perëndisë, dhe me që Fjala e Perëndisë është Krishti, sipas asaj që është shkruar: “emri i tij është: Fjala e Perëndisë” (Zbulesa 19:13), ne themi që ato ishin bij të Perëndisë, sepse është shkruar: “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë” (Gjoni 1:12). Ato kishin pranuar Fjalën e Perëndisë, por akoma nuk kishin marrur Frymën e Shenjtë, domethënë akoma nuk ishin të pagëzuar me Frymën e Shenjtë; për këtë motiv, apostujt që ishin në Jeruzalem, dërguan në Samari Pjetrin dhe Gjonin, për të lutur [Perëndinë] që ato besimtarët të merrshin Frymën e Shenjtë. Shkrimi thotë që Fryma e Shenjtë “ende nuk kishte zbritur mbi asnjë prej tyre” (Veprat.8:16), dhe që kur Pjetri dhe Gjoni i vurën duart mbi to, ato e morën Frymën e Shenjtë (me fjalë të tjera, Fryma e Shenjtë zbriti mbi to). Në këtë pikë, vëreni që Simoni, që kishte edhe ai besuar në Zotin, shikoj që me anë të vënieve të duarve të apostujve u jepej Fryma e Shenjtë; po si e kuptoi që Samaritanët morën Frymën e Shenjtë me anë të vënies së duarve të apostujve? Nga fakti që i shikoi dhe i dëgjoi që po flisnin në gjuhë të tjera. Në qoftë se ato nuk kishin folur në gjuhë të tjera pas vënies së duarve të apostujve, Simoni nuk mund të kuptone që ato kishin marrur Frymën e Shenjtë.

Ato që duan të zihen guxojnë të thonë që kur Anania shkoi tek Sauli për ti vënë duart në mënyrë që të merrte Frymën, është shkruar që ai “fitoi përsëri të parit” (Veprat 9:18), por nuk është e shkruar që në atë rast ai u mbush me Frymën e Shenjtë dhe që foli në gjuhë të tjera. Atëher, është e vërtetë që nuk është e shkruar që Sauli mori Frymën e Shenjtë me anë të duarve të Ananisë, por edhe në qoftë se nuk është shkruar në mënyrë të mësipërme, ne e dijmë që Sauli, në atë rast, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe filloi të flasë në gjuhë tjetër ashtu si Fryma i jepte të fliste. Apostulli Pal i tha Korintasve: “Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë” (1 Krintasve 14:18); kur kishte filluar të flasë në gjuhë të tjera Pali? Sigurisht kur Anania i kishte vënë duart tre ditë pasi ai pati vëgimin në rrugën e Damaskut. Po, ne besojmë që atë ditë (kur Anania i vuri duart) Pali u mbush me Frymën e Shenjtë dhe filloi të flasë në gjuhë të tjera.

Përmbajtja është kjo: Shkrimi mëson që shenja e gjuhëve është në të gjith ato besimtarë që kanë marrë Frymën e Shenjtë, por mungon në të gjith ato besimtarë që, edhe se kanë lindur përsëri, akoma nuk janë pagëzuar me Frymën e Shenjtë.

Fjalët e Palit: “A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme?” (1 Korintasve 12:30), janë përdorur nga disa për të deklaruar që mund të merret Fryma e Shenjtë pa pasur nevojë të flitet në gjuhë tjetër, por këtu, Pali nuk ka thënë: ‘A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme ato që e kan marrë Frymën e Shenjtë?’, sepse kjo do të thonte që ka dy pagëzime me Frymën e Shenjtë, një me gjuhë dhe një pa gjuhë. Pali e dinte që të gjith ato që kishin marrë Frymën e Shenjtë, flitshin në gjuhë tjetër, por e dinte edhe që jo të gjith ato që ishin pagëzuar me Frymën e Shenjtë, kishin dhuntinë e larmive të gjuhëve; me fjalë të tjera e dinte që në mes atyre që kishin marrë Frymën e Shenjtë, kishte nga ato që Fryma i jepte të flitnin vetëm në një gjuhë të huaj dhe nga ato që Fryma i jepte të flisnin më shum se një gjuhë të huaj (domethënë dhuntinë e larmive të gjuhëve). Domethënë, jo të gjith ato që kanë marrë Frymën e Shenjtë flasin më shum se një gjuhë, por të gjith flasin në të pakten një gjuhë të huaj.

Le të flasim tani për një çështje tjetër në lidhje me shenjën e gjuhëve; Jezusi, para se të merrej në qiell, ka thënë: “Dhe këto jenë shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t’i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja; do t’i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t’u bëjë asnjë të keqe; do t’i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen” (Marku 16:17-18). Meqenëse nepërmjet shenjave të cituara nga Zoti Jezus është edhe kjo: “do të flasin gjuhë të reja” (Marku 16:17), dhe meqenëse Jezusi ka thënë që dhe kjo shenjë do të shoqëronte ato që do të besonin në Ungjill, lind spontane pyetja: ‘Po atëherë, a kanë besuar ato që thonë se kanë besuar në Ungjill dhe që thonë se janë shpëtuar me anë të besimit të tyre në Birin e Perëndisë, por që nuk flasin në gjuhë sepse nuk janë akoma pagëzuar me Frymën e Shenjtë?’. Ka shum veta që kanë besuar në Ungjill dhe janë pagëzuar në ujë në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë (pra janë bij të Perëndisë, të larë me gjakun e çmueshëm të Krishtit), por që akoma nuk flasin në gjuhë të tjera. Ndokush mund të thotë: ‘Por në qoftë se kanë besuar, përse nuk flasin në gjuhë të tjera?’. Motivet mund të jenë nga më të ndryshmet, por sigurisht nuk mund të deklarojmë që ato nuk kanë besuar në Jezu Krishtin, sepse do të ishte një gjykim i padrejtë, që nuk mund të shpjegohet me Shkrimet e Shenjta. Ai që ka besuar në Ungjill, dhe që është pagëzuar në ujë, në qoftë se nuk flet akoma në gjuhë të huaja, do të thotë që nuk është plot me Frymë të Shenjtë, por jo që nuk e ka besimin dhe Frymën e Shenjtë, sepse ai e ka një masë besimi, sipas asaj që është shkruar: “unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit” (Romakëve 12:3), dhe një farë mase të Frymës së Shenjtë, sepse është shkruar: “në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij” (Romakëve 8:9), dhë përsëri: “të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë” (Romakëve 8:14)

Fakti që disa nga ato që kanë besuar, nuk janë akoma të pagëzuar me Frymën e Shenjtë (pra nuk flasin akoma në gjuhë të huaja), mund të varet nga këto motive:
– nuk e dinë aspak që ka ndonjë premtim për Frymën e Shenjtë pët të gjith besimtarët
– u është mësuar gabim rreth pagëzimit me Frymën së Shenjtë, dhe mendojnë se e kanë marrur
automatikisht Frymën e Shenjtë kur kanë besuar në Ungjillin
– e dinë se Zoti është gati t’ua japë dhuntinë e Frymës së Shenjtë atyre që ia kërkojnë, por ato nuk ia kërkojnë Zotit, kështu përmbushen në to fjalët: “nuk keni, sepse nuk kërkoni” (Jakobi 4:2)
– janë akoma duke iu lutur Perëndisë që t’ua japë atyre dhuntinë e Frymës së tij të Shenjtë, dhe Zoti akoma nuk ua ka plotësuar kërkesën

Tani dua të ju them këtë: ne besimtarët duhet të besojmë me siguri në premtimet që Zoti na ka bërë, sepse në qoftë se dyshojmë, nuk do të shohim plotësimin e tyre në jetën tonë, edhe se jemi bij të Perëndisë. Dua të ju kujtoi që Jezusi ka thënë: “Dhe këto janë shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë” (Marku 16:17), për këtë motiv, në qoftë se një besimtarë në Krishtin Jezus dyshon për këto fjalë specifike të Krishtit, sigurisht që këto shenja nuk do ta shoqërojnë, kjo ndodh sepse Zoti kërkon nga ai që ka besuar në të, besim të plotë në fjalën e tij. Për t’jua shpjeguar këtë, ju kujtoj se dishepujt, që Jezusi i kishte dhënë pushtet, dhe të cilëve u kishte thënë: “dëboni demonët” (Mateu 10:8), në një mundësi, në rastin e djalit epilektik (i cili u dërgua dishepujve nga ati i tij në mënyrë që të dëbonin demonin), nuk mundën ta dëbonin demonin edhe se ishin të autorizuar ta bënin, dhe kjo ndodhi për shkak të besimit të tyre të paktë, në fakt kur dishepujt e i thanë Jezusit: “Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim? Jezusi iu përgjigj atyre: prej besimit tuaj të paktë…” (Mateu 17:19-20). Ato dishepuj nuk munden ta dëbonin atë demon sepse dyshonin, por kjo s’do të thotë se ato nuk ishin dishepuj të Zotit, por vetëm që kishin dyshuar dhe që ajo shenjë nuk ishte pëmbushur. Duhet të dini se dyshimi pengon rrealizimin e çdo premtimi të Zotit. Fjala thotë se të lashtët, “me anë të besimit … arriten premtime” (Hebrenjëve 11:33), pra ato nuk patën dyshim për premtimet që Zoti u kishte bërë, por ishin plotësisht të bindur që Zoti ishte i fuqishëm të mbante ato premtime; për këtë, ato i pëlqyen Perendisë, dhe morën realizimin e premtimeve.

Realizimi i premtimit të Frymës së Shenjtë, merret me anë të besimit; kush ka dyshim në këtë premtim, nuk mund të marrë Frymën e Shenjtë, sepse Jakobi thotë: “sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta” (Jakobi 1:6-8).

Fryma e Shenjtë është dhurata e Zotit, pra nuk mund të fitohet, dhe as të meritohet. Shkrimet që bëjnë dëshmi se është dhuratë e Zotit, janë këto:
– “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Veprat 2:38)
– “Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë..” (Veprat 10:45)
– “i cili (Zoti) ua jep edhe dhuratën e Frymës së Shenjtë” (1 Thesalonikasve 4:8 – nga versioni Riveduta)

Fryma e Shenjtë, meqë është dhurata e Perëndisë, mundemi të ia kërkojmë Perëndisë, spias asaj që është shkruar: “Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë” (Luka 11:13). Ndokush mund të thotë: ‘A i dhuron Zoti Frymën e tij menjëherë atij që ia kërkon?’; në qoftë se me fjalën ‘menjëherë’ do të thuash në të njejtën ditë, dhe për të parën herë që ia kërkojnë Zotit, duhet të them: ‘ndonjëherë po, ndonjëherë jo’. Zoti ka bërë çdo gjë të bukur, në kohen e caktuar, pra, edhe në qoftë se e jep menjëherë, edhe në qoftë se e jep mbas disa kohësh, ne e dimë që Fryma zbret tek besimtarët në momentin e caktuar nga Zoti, dhe jo nga njerëzit.

Apostujt morën Frymen e Shenjtë ditën e Rrëshajëve, pasi priten jo shum ditë (në këtë rast, Zoti kishte caktuar ti jepte Frymën në atë ditë); Sauli nga Tarsi mori Frymën e Shenjtë tre ditë pasi kishte pasur atë vizionin në rrugën e Damaskut (Zoti mund t’ja jepte Frymën e Shenjtë edhe në atë ditë kur pati vizionin, por nuk e bëri); për ato rreth dymbëlljetë dishepujt të Efesit, nuk thuhet pas sa ditësh (mbasi kishin besuar) ato morën Frymën e Shenjtë, por thuhet që ato e morën mbasi Pali i vuri duart mbi to (pra në atë çast); edhe për Samaritëanët që kishin besuar, nuk thuhet pas sa kohe që ishin pagëzuar në ujë, morën Frymën e Shenjtë (është e sigurtë që një farë kohe kaloi, por edhe ato e morën Frymën në momentin që apostujt i vunë duart); për sa i përket Kornelit dhe shtëpisë së tij, duhet të themi që ato e morën Frymën e Shenjtë para se të pagëzoheshin në ujë, dhe pa vendosjen e duarve, dhe kjo na bën të kuptojmë se Zoti bën të gjitha gjërat sipas qefit të tij. Edhe dishepujt e Jeruzalemit e morën Frymën e Shenjtë pa vendosjen e duarve të askujtë.

Në Shkrimin [e shenjtë] ka disa raste që konfirmojnë se në lashtësi, shum besimtarë e morën Frymën e Shenjtë me anë të vendosjes së duarve të apostujve; këto që po vijojnë janë ato raste:
– “Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë” (Veprat 8:27)
– “Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan. Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra” (Veprat 19:6-7)
– Pali i drejtuar Timoteut: “po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia” (2 Timoteu 1:6)
– Sauli nga Tarsi mori Frymën e Shenjtë me anë të vendosjes së duarve të një dishepulli të quajtur Anania, faktikisht është shkruar: “Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë” (Veprat 9:17).

Fryma e Shenjtë që ishte premtuar “është kapari i trashëgimisë tonë, deri në shpengimin e plotë të atyre që Zoti i ka blerë, për lëvdimin e lavdisë së tij” (Efesianëve 1:14 – përkthyer nga v. Riveduta), i thotë apostulli Pal Efesianëve. Por çfarë është kapari? Kapari është ajo gjë që i jepet të tjerëve për garancinë e parave të marrura hua ose për ndonjë premtim të bërë. Tani, Zoti i ka premtuar një trashëgimi të përjetshme dhe të lavdishme të gjithë atyre që besojnë në Birin e tij, dhe si kapar të kësaj trashëgimie i ka dhuruar atyre Frymën e tij të Shenjtë. Besimtari plot me Frymë, duke pasur në veten e tij Frymen si kapar të trashëgimisë së përjetëshme, është i sigurt që në qoftë se Zoti i ka dhuruar Frymën, do ti dhurojë edhe të gjitha gjërat e tjera që Ai i ka premtuar.

Pali i shkruajti Timoteut: “Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie” (2 Timoteut 1:7).

Fryma e Shenjtë është një Frymë force, sepse i jep pushtet besimtarit; për sa i përket Frymës së Shenjtë, dua të them se kur [besimtari] pagëzohet me Frymën e Shenjtë, jo vetëm që flet në gjuhë tjetër me anë të Frymës, por vishet edhe me pushtet nga lart. Shkrimet që vertetojnë këtë gjë, janë këto që vijojnë:
– “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju” (Veprat 1:8)
– “Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart” (Luka 24:49),
pra nuk është e pranueshme në qoftë e ndokush thotë që ka marrë Frymën e Shenjtë, dhe në të njejtën kohë të thojë që nuk ka marrur pushtet nga lart.

Fryma e Zotit është një frymë force, sepse ne besimtarët nepërmjet të saj, forcohemi shum në njeriun tonë të brëndshem.

Fryma e Perëndisë është e fuqishme, dhe e bën të ikë kundërshtarin, sipas shkrimit: “kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do ta bëjë të ikë” (Isaia 59:19 – përkthim nga v. Riveduta); vetë Jezusi tha që dëbonte demonët me ndihmen e Frymës së Zotit, në fakt i tha atyre Judenjve që e akuzonin se dëbonte demonët me ndihmen e Belzebubit: “Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj” (Mateu 12:28). Ënde sot demonët dëbohen nga trupat e atyre që i kanë, me anë të Frymës së Shenjtë.

Edhe Shkrimi që thotë se “Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin” (Veprat 8:39), na bën të kuptojmë se Fryma e Perëndisë është një frymë force; mendoni, Fryma e Perëndisë është kaq e fuqishme sa që mund të marrë një person dhe ta transportojë në një vend tjetër brenda një çasti!

Fryma e Perëndisë është një frymë dashurie, sepse prodhon dashuri në zemër të besimtarit, një dashuri të vertetë dhe intensive për ato që janë rigjeneruar nga Zoti, por [prodhon] edhe dashuri për armiqt e vet. Dishepujt e lashtë që ishin të mbushur me Frymën e Shenjtë “Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët. Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit” (Veprat 2:44-45). A nuk është ndoshta një shfaqje e qartë e dashurisë së Zotit që ishte shpërndarë në zemrat e tyre me anë të Frymës së Shenjtë që u qe dhënë atyre? Stefani, që ishte një njeri plot me Frymën e Shenjtë, para se ta vrisnin me gurë Judenjtë e pabindur, bërtiti me të madhe “O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!” (Veprat 7:60); a nuk është ndoshta kjo një shfaqje dashurie për armiçtë e vet?

Fryma e Zotit është një frymë korrigjimit, sepse na korrigjon; në të gjith kemi nevojë të korrigjohemi, dhe Zoti me anë të Frymës së tij na disiplinon.

Fryma e Shenjtë e Zotit që ndoshet brenda nesh di gjithçka; [Fryma] din përsosmërisht cilat janë gjërat që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë Zotit, dhe në momentin që ne veprojmë, mendojmë ose themi ndonjerën nga gjërat që nuk i pëlqejnë Zotit, [Fryma] na qorton. Ndokush mund të thojë: ‘Në çfarë mënyre?’ Me anë të ndërgjegjes sonë, dhe ndonjëherë me vizione ose me ëndrra.

Rreth Frymës së Shenjtë, Pali ka thënë edhe që “Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë” (Romakëve 8:26-27). Tani, kush pagëzohet me Frymën e Shnejtë vazhdon ti flasë në gjuhë tjetër Zotit, me anë të Frymës së Shenjtë. Ndokush mund të thotë: ‘Por çfarë i thotë Zotit?’ Pali thotë që “në frymë flet mistere” (1 Korintasve 14:2). Po çfarë janë këto mistere? Ndonjëherë janë ndërmjetësi që Fryma bën për shenjtorët. Kush lutet me anë të Frymës, domethënë kush lutet në gjuhë tjetër, në frymë flet mistere, kjo ndodhë sepse Fryma në atë moment ndërmjetëson për shenjtorët, duke i kërkuar Zotit që të bëjë gjëra në favor të tyre, të cilat janë të fshehura për ato që flasin në gjuhë tjetër. “Ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet” (Romakëve 8:26) do të thotë që ne nuk dijmë çfarë ti kërkojmë Zotit në veçanti për secilin prej shenjtorëve të Zotit (që njohim ose nuk njohim, që janë afër nesh ose larg nesh), dhe kjo ndodh sepse njohuria jonë është e limituar (në këtë gjë konsiston dobësia jonë). Për shembull, ne nuk e dijmë cila është nevoja specifike në të cilën një besimtarë (që njohim ose që nuk e kemi njohur kurr) mund të gjindet menjëherë pa dijeninë tonë, por atë që nuk dijmë ne, e din Fryma e Zotit, sepse [Fryma] din gjithçka. Çfarë bën atëherë Fryma e Shenjtë? Na vjen në ndihmë (duke na ndihmuar për mungesën e njohurisë) duke ndërmjetsuar specifikisht për atë besimtarë, me anë të gojës së shenjtorëve; kjo është ajo që ndodhë kur ndokush flet në gjuhë tjetër. Psherëtimat e patregueshme janë ato psherëtima që Fryma e Shenjtë, e shtyen, të bëjë, atë që flet në gjuhë tjetër. Pali ka thënë që Fryma “ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë” (Romakëve 8:27); kjo do të thotë që Fryma i kërkon Zotit të bëj gjëra në favorin tonë që janë në vullnetin e Zotit për ne, me fjalë tjera Ai i kërkon Zotit gjëra për të cilat ne kemi nevojë dhe që janë brënda vullnetit të Perëndisë për jetë tonë. Gjoni thotë: “Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij” (1 Gjoni 5:14-15); një nga rrethanat në të cilën i kërkojmë Zotit ndonjë gjë që është në vullnetin e tij, është kur lutemi në gjuhë të huaj (domethënë me anë të Frymës), dhe kjo ndodhë sepse Fryma ndërhyn për ne sipas Perëndisë.

Pagëzimi me Frymë të Shenjtë është i dobishëm të merret edhe sepse jep mundësinë që ti lutemi Zotit në gjuhë tjetër. Nuk ka për t’u çuditur për faktin që doktrina e pagëzimin me Frymën e Shenjtë konsiderohet një doktrinë që nuk duhet mësuar kishës në këto ditë; nuk ka për t’u çuditur në qoftëse ato që marrin Frymën e Shenjtë dhe vazhdojnë të flasin në gjuhë tjetër, fillojnë të pësojnë persekutime dhe fyerje të çdo lloji (disa herë dhe nga besimtarë që nuk njohin as Shkrimet dhe as pushtetin e Perëndisë); pse them që nuk duhet të çuditemi? Sepse ne e dijmë që djalli lëshohet me furi kundër çdo doktrine të vërtetë, e cila në qoftë se i mësohet tjerëve dhe në qoftë se vehet në praktikë, kantribuon në ndërtimin e Kishës së Zotit, dhe përse e dijmë që kundërshtari ynë lufton kundër të gjithë bijëve të Perëndisë që Fryma i veshë me pushtet për të luftuar me efikasitet kundër principatave, pushteteve, sunduesve të botës së errësirës dhe kundër frymërave të mbrapshta që janë në vendet qiellore. Lutja e bërë me anë të Frymës është një armë e fuqishme që u është dhënë kishës nga Zoti, për të luftuar luftën e mirë, pra mos u mrekulloni për faktin që Satani me dinakrinë e tij, ka mundur të privojë disa besimtarë nga kjo armë, duke i bërë të besojnë që gjuhët nuk vijnë nga Zoti, ose që nuk janë të dobishme, ose që janë ndërprerë [që nga vdekja e 12 apostujve]. Dijeni se në qoftë se doktrina e pagëzimit me Frymën e Shenjtë do ishte një doktrinë e rreme, ajo do të zbulohej si e rreme, dhe nuk mund të kishte kontribuonte në ndertimin e kishës, dhe në shpëtimin e shum shpirtrave, dhe përveç kësaj, Zoti nuk mund të kishte konfirmuar këtë doktrinë në mënyrë kaq të fuqishme dhe të mrekullueshme. Pagëzimi me Frymën e Shenjtë u jep pushtet dhe dashuri shenjtorëve, dhe i hapë rrugën për tek dhuntitë e Frymës së Shenjtë, për këtë motiv armiqt tanë bëjnë gjithçka që munden, që të mos i mësohet kjo doktrinë besimtarëve, dhe që besimtarët të mos kenë një deshirë të madhe për të. Por qoftë falenderuar Perëndia që pagëzimi me Frymën e Shenjtë u mësohet [besimtarëve] ende sot në mbarë botën, edhe se ka qënë ballafaquar (dhe është akoma) me një opozitë të madhe; përveç kësaj, ai merret akoma sot, dhe efekti që ai prodhon është i njejti i atij që prodhonte në dishepujt e lashtë. Atij që akoma sot pagëzon me Frymë të Shenjtë, i qoftë lavdia përjetë. Amen

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

I commenti sono chiusi