Nuk ekziston asnjë mundësi shpëtimi pas vdekjes

parajza dhe ferri

Sipas Fjals së Perëndisë, nuk ka mundësi shpëtimi pas vdekjes

——————————————————————————–

Në jetën e përtejshme nuk ka asnjë mundësi shpëtimi për ato që vdesin në mëkatet e tyre. Është shkruar në fakt që «është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi» (Hebrenjve 9:27), pra mëkaterët një herë që vdesin, duhet të presin gjykimin që do bëhet në ditën e caktuar, ditë kjo në të cilën do të denohen për liqenin e zjarrtë dhe të squfurt (kfr. Zbulesa 20:11-15). Këtë gjykim do ta presin në Hades, që quhet edhe vendi i të vdekurve, i cili është një vend vuajtjesh sepse aty ndodhet zjarri, dhe nga i cili është i pamundur lirimi; kjo kuptohet nga historia e të pasurit dhe Lazarit që Jezu Krishti tregoi (kfr. Luka 16:19-31).

«Ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar» (Marku 16:16), tha Jezu Krishti; dhe Gjon Pagëzori tha «Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të» (Gjoni 3:36). Pra mëkatarët, që nga momenti që japin frymë, nuk do të kenë asnjë mundësi të mëtejshme për t’u penduar dhe për të besuar në Jezu Krishtin për shpëtimin e tyre.

Sot, pra, ju që akoma jeni skllevër të mëkatit dhe të humbur, pendohuni dhe besoni që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë, që të merrni faljen e mëkateve tuaja dhe jeten e përjetshme, përndryshe do DENOHENI.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
http://giacintobutindaro.org/2010/06/02/non-esiste-nessuna-possibilita-di-salvezza-dopo-la-morte/

Rrëfimi i mëkateve duhet bërë te Perëndia, dhe jo te prifti

lutje

Rrëfimi i mëkateve sipas Fjals së Perëndisë, Bibles

—————————————————

Katolikë Romakë, rrëfejini mëkatet tuaja Perëndisë dhe jo priftit

Katolikë Romakë, dëgjoni, hiqni dorë nga të shkuarit tek prifti për t’u rrëfyer, sepse ai nuk mund të ju heqë mëkatet. Këtë mund ta bëjë vetëm Perëndia, sikurse është shkruar: «Ai fal të gjitha paudhësitë e tua» (Psalmet 103:3), dhe në fakt Psalmisti u drejtonte direkt Perëndisë kur u pendonte për mëkatet e veta dhe donte faljen hyjnore, sikurse thotë: «Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: “Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit”, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim» (Psalmet 32:5). Bëni pra si Psalmisti, përndryshe mëkatet tuaja do të vazhdojnë të peshojnë në ndërgjegjen tuaj, dhe kur do të vdisni, do të shkoni në ferrë.

Pendohuni nga mëkatet tuaja pra, duke u rrëfyer ndaj Perëndisë me një zemr të thyer për mëkatet kundër tij, dhe në të njejtën kohë besoni që Jezu Krishti ka vdekur në kryq për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë. Duke bërë kështu do të merrni faljen e të gjitha mëkateve tuaja, ashtu si edhe jeten e përjetshme. Dhe do të keni më në fund sigurinë jo vetëm atë të faljes së mëkateve, por edhe që do shkoni në parajzë kur të vdisni.

Dhe pasi të merrni gjitha këto, dilni menjëherë nga Kisha Katolike Romake dhe bashkohuni me një Kishë Ungjillore Pentekostale, dhe kërkoni të pagëzoheni në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, në bindje të urdhërimit të Jezu Krishtit.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Cattolici Romani, confessate i vostri peccati a Dio e non al prete

‘Profetesha’ Juanita Bynum gjuan taledat

‘Profetesha’ Juanita Bynum, e divorciuar dhe e rimartuar, gjuan njerëzit me taled, domethënë me mantela lutjesh që i përdorin Hebrenjt. Kjo grua shfaq një arogancë dhe një marrëzi të jashtzakonshme ndër gratë predikuese amerikane.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Artikulli origjinal: La ‘profetessa’ Juanita Bynum, lancia i tallit

Kisha që promovojnë një Kirshtërim fallco

Nëse një vajzë që bën striptizëm do thoshte që është kthyer [nga rrugët e këqija], por prakitkon akoma striptizmin, ju çfarë do mendonit? Që është kthyer me të vertetë? Nuk besoj. Nëse një imoral do thoshte se është kthyer, por shkon akoma me prostituta ose bashkejton me një grua, ju çfarë do mendonit? Që është kthyer me të vertetë? Nuk mendoj. Nëse një praktikues magjie do thoshte që është kthyer, por praktikon akoma mgjinë, ju çfarë do thonit? Që është kthyer me të vërtetë? Nuk besoj. Nëse një idhujtar do thoshte që është kthyer, por akoma adhuron dhe shërben idhujt, ju çfarë do thonit? Që është kthyer me të vertetë? Nuk mendoj. Kjo ndodhë sepse kur ndokush kthehet nga rrugët e këqija të tij, shfaqë kthimin e tij duke braktisur mëkatin. Këtë gjë mëson Shkrimi i Shenjtë.

Pse pra sot në shum Kisha, shum vetë thonë ‘jam kthyer’ por vazhdojnë të shërbejnë mëkatin duke bërë të njejtën jetë si më parë, dhe pastorat ashtu si dhe pjestarët nuk kujdesen absolutisht për këtë? A nuk është ndoshta e shkruar: “nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Korintasve 5:17)?

Arsyeja është sepse mesazhi që predikohet në këto Kisha, është një mesazhë që nuk përbanë kthimin nga rrugët e këqija, por thjeshtë aderimin në një organizatë: nuk predikohet as pendimi dhe as kthimi, pra mund të bëhesh i ‘krishterë’ pa u penduar dhe kthyer!! Kjo prodhon shum Krishterë fallco, sepse pikërisht nga fakti që janë fallco, flasin, mendojnë dhe jetojnë si ato të botës. Dhe kështu Krishtërimi fallco po përhapet gjithnjë e më shumë, duke bërë që udha e së vërtetës të përçmohet jasht mase.

Nga këto Kisha që promovojnë Krishtërimin fallco, një njeri duhet të dalë e të shmanget për të filluar duke u mledhur nepër shtëpi ashtu siç bënin dishepujt e lashtë, sepse të mbjellësh Fjalën në to, është sikur të mjellësh midis ferrash, dhe si rrjedhojë Fjala mbytet dhe nuk mund të japë fryt. Këto Kisha faktikisht janë bërë mike me botën dhe armike me Perëndinë.

“Lëroni një arë të re, dhe mos mbillni midis ferrave” (Jeremia 4:3 – Riveduta).

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Artikulli origjinal: Chiese che promuovono un falso Cristianesimo