Ju prezantoj DJ-Jos: një nga të parët “DJ të Krishterë” aktiv në Itali

[…] Ja këtu, gjatë një nate duke “ungjillzuar”. Sepse ai thotë që Zoti i ka dhënë një “vizion” me një objektiv të trefishtë:

– trazmetimin e një mesazhi moral e shpëtimtar në botën e diskotekave dhe të DJ-ve;
– propozimin e kësaj muzike besimtarëve (shum janë besimtarët të rinj që i pelqen muzika dance, house, techno)
– krijimin e muzikes dance të krishterë.
Cfarë dhoj muzike propozon gjatë një nate? Na e thotë ai vetë: “Dhojet që propozoj unë janë nga të gjitha tipet, por ato që prezantoj gjatë një nate, kanë më shumë një rritëm dance e house! Filloj me pjes të buta dhe mbaroj me ato më të forta !!!!!”

Cfarë trishtimit duke parë gjërat tokësore të aprovuara, të inkurajuara e të përhapura në mes besimtarëve nga këto musikantë dinakë, që nuk dijnë të dallojnë gjërat e shenjta nga ato profane!

Turp të keni, dhe konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija të gjithë  ju që aprovoni dhe përhapni këto lakmi të botës!

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi origjinal: http://giacintobutindaro.org/2010/05/11/vi-presento-dj-jos-uno-dei-primi-%e2%80%98dj-cristiani%e2%80%99-attivi-in-italia/

I njejti plazh, i njejti det … e njejta marrëzi

Këta që po ‘ungjillëzojnë’ këtu në plazh (në Bisceglie) janë ato që marrin pjesë në Tour Giallo shpikje e ‘pastorit’ [femër] Roselen Faccio. Po pikërisht në mes njerëzve gjysëm lakuriq u donte të shkonin, e pastaj natyrisht vetë ato të dalin gjysëm lakuriq?

Por me çfarë autoritetit mund të predikohet Ungjilli në ato kushte? Cilën dritë mund të lëshohet duke qënë në atë vend gjysëm lakuriq? Nga ana tjetër ata vetë që kanë shkuar atje për të folur për Jezusin, dojnë edhe të zbaviten dhe të zbavisin të tjerët me një balet (por video-n e baletit e kan hequr ata)!
Pastaj, Jezusi nuk na ka urdhëruar që të predikojmë pendimin, vdekjen dhe ringjalljen e tij? Nga mënyra që mesazhi paraqitet [në video] duket që Jezusi ka ardhur për të përmirsuar personat, dhe jo për ti shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë dhe nga ferri.
Ja çfarë mendojnë shum njerëz sot pë ungjillzim. Gjykoni vetë.

Autori: Giacinto Butindaro
Perktheu nga italishtja: Aldo Prendi
Burimi origjinal: http://giacintobutindaro.org/2010/05/10/stessa-spiaggia-stesso-mare-%E2%80%A6-e-stessa-follia/

Fryma e prostitucionit

Prostitucion - ProstitutaVëllezër në Zotin, Përëndia i tha popullit të tij Izraelit nëpëmjet profetit Osea: “…fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia i tyre […] Veprimet e tyre nuk u lejojnë atyre të kthehen te Perëndia i tyre, sepse fryma e kurvërimit është në mes të tyre dhe nuk njohin Zotin” (Osea 4:12; 5:4).
Ja pra ku shpjegohet çfarë i shtynë shum të Krishterë të prostituohen me botën, ose të kurvërohen me botën, dhe të bëjnë çdo pabesi kundër Zotit: një frymë që Shkrimi quan ‘fryma e prstitucionit’. Këta kanë thyer zgjedhën, nuk donë ti sherbejnë Zotit me gjith gjymtyrët e tyre, por duan ti përkushtojnë akoma gjymtyrët e tyre në shërbim të lakmive të botës ashtu siç bënin para se të besonin.
Përveç kësaj, kur dikush i qorton ose i bën ndonjë vrejtje, kundërvihen si bisha të egra për të mbrojtur mosbindjen e tyre, dhe e bëjnë duke përdorur disa vargje të Shkrimit, të cilat i shpjegojnë sipas qejfit të tyre.
I kujt është faji për këtë? Sigurisht faji është i atyre që kurvërojnë me botën, dhe mbi të gjitha, faji është i pastorëve të këtyre Kishave kurvëruese, që në vend që të ushqejnë popullin, ushqejnë vetëveten, në vend që të kritikojnë e të qortojnë lejojnë shfrenimin, në vend që të përjashtojnë lakmitë e botës i justifikojnë, në vend që të shenjtërohen ndoten, në vend të shembullit të mirë japin të keqin. Këta barinj janë rrënimi i popullit të Zotit, sepse janë duke prodhuar shum fëmijë të kurvërisë, pra po krijojnë një brez rebel, një brez kurvërues, dhe ndjekësit e këtyre pastorve janë më shum të rinjtë.
Vëllezër po ju nxis: ruhuni shum, sepse jan duke u shumfishuar këto barinj mosbindës që prodhojnë e rrisin fëmijë kurvërimi.
Kështu shum Kisha janë si prostitutat, ja shesin veten e tyre mëkatit për pak famë, për pak lekë më shumë e për të pasur më shum pjestarë. Sigurisht, një prostitutë mund të bëjë vetëm fëmijë kurvërimit. Këtë po bëjnë këta Kisha.
Mos u mashtroni nga numri i pjestarëve që kan, nga fjalët e tyre të ëmbla si mjalta, nga zëri i sjellshëm, sepse këta kanë shtatë gjëra të neveritshme në zemer.
Flakni punët e tyre të pafytshme, kundërshtoni fjalët e tyre të kota, duke paraqitur veten tuaj si shembull në shenjtërim dhe në vepra të mira në mes këtij brezi të padrejtë dhe të çoroditur.
Tashmë, rreziku më i madh nuk shfaqet nga të jashtmit, por nga këto ‘fëmijë të kurvërimit’ që janë në mes të popullit të Zotit.
Më në fund, vëllezër, jini të fortë dhe mus u lodhni së shenjtëruari, sepse në kohen e duhur do të merrni shpërblimin.

Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me ju.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/10/lo-spirito-di-prostituzione/

A mund të dilet nga e vërteta pa qënë më parë në të?

nepër rrugëA mund të dalin jashtë rrugës së të vërtetës ato që nuk kanë hyrë kurr në të? A mund ta humbasin besimin ato që nuk e kan pasur kurr? Sigurisht përgjigja është ‘jo’. Kështu që kush humb rrugën e së të vërtetës, ISHTE më parë në të, dhe kush humbet besimin, ISHTE më parë në të. Por sikur ndokush të ju thoshte që mund të dilet nga një shtëpi, pa qënë në të, ose ndokush mund të dalin nga një rrugë pa qënë në të, ju çfarë do ti thonit? Se është i marrë. Mjerisht ka shum nga këto të marrë: mendoni që këta (janë ato që pohojnë doktrinen e rreme ‘një herë të shpëtuar, gjithomonë të shpëtuar’) i përgjigjen e pyetjes: ‘Kush humb shpëtimin, e ka pasur ndonjëherë?’, me një përgjigje troç: ‘Jo, nuk e ka pasur kurr’. Përse kështu? Sepse janë njerëz zemërkryeneçë, zemër forcuar dhe veshë ngurtësuar, që refuzojn të rrijnë lidhur me Shkrimin, që thotë shumë qartë: “Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të. Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit” (Hebrenjve 10:38-39).
Tani më dëgjoni zemërkryeneqë. Këtu shkrimtari thotë që i drejti jeton prej besimit dhe në qoftë se tërhiqet prapa, Zotit nuk e pëlqen. Është duke folur për të drejtin, e jo për mëkatarin që është i vdekur në mëkatet dhe shkeljet e tia. Të drejtit i është dhënë jetë prej besimit, kështu që është i gjallë frymërisht duke pasur besim tek Jezusi. Por ja, Zoti paralajmëron që nëse i drejti i tij tërhiqet prapa, shpirti i tijë nuk e pëlqen. Kështu që deri sa i drejti qëndron në besim, o jeton me anë të besimit, Zoti e pëlqen, por në qoftë tërhiqet prapa, Zoti nuk e pëlqen më. Për tu terhequr prapa, duhet të ketë filluar pa tjetër të ecë me Zotin një ditë, dhe në fakt është thirrur ‘i drejti’. Kështu pra, i drejti është ai që duke qënë i justifikuar, ka marrë rrugën, dhe ka ecur bashkë me Zotin, në rrugën e shenjtë. Por Zoti e qorton në mënyrë që të vazhdojë e të ecë bashkë me Zotin, dhe të mos kthehet prapa, sepse në këtë mënyrë Zoti do ta refuzojë. Pra, në këtë mënyrë Zoti e inkurajon që të qëndrojë në besim, dhe në qoftë se nuk ngulmon në besim, do të jetë i refuzuar dhe do të shkojë në humbje, kjo domethënë që ekziston jo vetëm rastësia që një i drejtë të terhiqet prapa, por ekzistojnë të drejtë që janë terhequr prapa dhe kanë shkuar në humbje. Motivi është që kanë pushuar së besuari, kanë humbur besimin që kishin marrë nga Zoti, pra ishte një besim i vertetë, dhe nuk mund të ishte ndryshe sepse ishin të drejtë.

Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/08/13/ci-si-puo-sviare-dalla-verita-se-non-si-e-nella-verita/