Adami gaboi, Jezusi u bind

Jezu Krishti u bind urdhërit të Atit të tij,dhe vdiq në Kryq për mëkatet tona, sikurse është shkruar: “Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë” – Romakëve 5:19. Adami mëkatoi dhe të gjith ne u prekëm nga mëkati tij, por Jezusi është ndrysh: Ai nuk mëkatoi kurrë.

Ja çfarë thotë Shkrimi rreth mëkatit të Adamit:《Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”》- Zanafilla 2:16-17. Por Jezusi iu bind Perëndisë, sikurse ai vetë tha: “Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” – Gjoni 10:17-18. Besoni pra që Jezusi është Shpëtimtari i botës, për të mos u denuar, por për të shkuar në parajzë.

Aldo Prendi

Katolikë romakë, braktisni idhujtarinë

Zoti hakmerret me idhujtarët. Katolikë romakë, braktisni idhujtarinë.

Ja çfarë i tha Perëndia Izraelitëve: “Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia”- Eksodi 20:1-6

Aldo Prendi

Femi Cakolli kundër bibles: «Perëndia e do mëkatarin» dhe «jemi të gjith mëkatarë»

«Perëndia e do mëkatarin dhe urren mëkatin». Kjo frazë dëgjohet shpesh nga të Krishterët.
Ja përshembull, në programin Info Magazine (në kanalin Klan Kosova), e thotë Femi Cakolli, pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, (shih nga minuti 38):

Por a është e vërtetë plotësisht kjo frazë? Jo, nuk është. Ajo frazë është e vertetë vetëm në gjysmën e fundit, sepse Perëndia e urren mëkatarin dhe urren edhe mëkatin, sikurse është shkruar: «[shpiriti i Zotit] urren të pabesin dhe atë që do dhunën» (Psalmet 11:5); në një vend tjetër thuhet që Perëndia «i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi» (Psalmet 5:5); dhe akoma: «Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitarin e rremë që thotë gënjeshtra dhe atë që shtie grindje midis vëllezërve» (Fjalët e urta 6:16-19).

Përveç kësaj, Femi Cakolli thotë që ai vetë është mëkatarë, dhe që të gjith janë mëkatarë. Shiko përshembull minutin 33 në këtë video.
Edhe kjo gjë që thotë nuk është biblike, sepse Bibla na tregon që ne të Krishterët më parë ishim mëkatarë, dhe tani jemi të drejtë.
Por me këtë, nuk po them që besimtarët nuk mëkatojnë, sepse do thoja në gënjeshtër, por po them që nuk duhet të thirren “mëkatarë” ato që janë drejtësuar dhe shenjtëruar me anë të besimit në Jezu Krishtin, të cilët ecin në drejtësi.

Ja, po komenoj shkurtimisht disa vargje që mbështesin këtë që po them:

«Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij» (Romani 5:8-10). Këtu Pali thotë qartë që ne ishim mëkatarë, dhe që ishim armiq të Perëndisë, por nuk thotë që jemi akoma mëkatarë dhe armiq. Nuk mund të jemi në të njejtën kohë mëkatarë dhe të Krishterë.

«Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre» (Isaia 53:11). Këtu kemi një parathënie që u bë para lindjes së Jezu Krishtit, e cila flet për Mesian dhe atë që ai do bënte, domethënë që do të drejtësonte shum veta. Pra, nëse Jezu Krishti na bëri të drejtë, pse duhet të themi ne se jemi mëkatarë?

«I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri» (Efesianëve 1:3-4). Këtu thuhet që Perëndia na zgjodhi që të jemi të shenjtë, dhe jo mëkatarë. Pra është e drejtë të themi që jemi shenjtorë, dhe jo mëkatarë.

Mund të merrja edhe vargje të tjera, por këtë herë po ndalem këtu.

Aldo Prendi

Perëndia nuk i urren homoseksualët?

tabelë - homoseksualët

Një grup i ‘krishterë’ i Zelandës së Re me emër Godmarks, disa vite më parë lëshoi një fushatë publiciteti me disa tabela, në të cilat ishte shkruar: ‘Pamvarsisht se çfarë mendohet përreth, nuk i urrej homoseksualët – Perëndia’.

Bibla përkundrazi thotë që Perëndia i urren ato që kryejnë padrejtësi (kfr. Psalmi 5:5), dhe homoseksualët hyejnë në këtë kategori sepse është shkruar: «Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme» (Levitiku 18:22). Dhe akoma Bibla thotë: «Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve» (Fjalët e urta 3:33), dhe akmoa: «Mjerë i pabesi! Do t’i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t’i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur» (Isaia 3:11).

Ato që janë homoseksualë pra duhet të pendohen për mëkatet e tyre dhe duhet t’i braktisin, dhe të besojnë në Ungjill, për të marrë faljen e mëkateve të tyre dhe për t’u shpëtuar në këtë mënyrë nga denimi i përjetshëm.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: Dio non odia i gay?

Katolikë Romakë, kthehuni nga këto gjëra të kota tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë

idhuj kisha katolike romake

Fjala e Perëndisë qorton idhujtarinë e Kishës Katolike Romake

————————————————–

Katolikë Romakë, dëgjoni, dijeni që këto statuja të ashuquajtura të shenjta, ndaj të cilave ju tregoni dashuri, duke i shërbyer dhe duke i dedikuar kultin, duke i lutur dhe duke i adhuruar, janë idhuj sipas Perëndisë. Ato, bashkë me kultin që i dedikoni, janë shkelja e këti urdhërimi: «Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia» (Eksodi 20:4-6).

Ju pra, përpara Perëdnisë, jeni idhujtarë, pra nuk mund të trashëgoni Mbretërinë e Perëndisë sepse Bibla thotë që idhujtarët nuk do të trashëgojnë Mbretrinë e Perëdisë. Mos u mashtroni, sepse kështu thotë Shkrimi i Shenjtë.

Bëni kështu pra: pendohuni për mëkatet tuaja, ndër të cilët është idhujtaria, dhe konvertohuni nga idhujt, tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë, duke shkatërruar të gjitha statujat dhe figurat e ‘shenjta’ që keni në shtëpi dhe ato që merrni me vete, dhe filloni të adhuroni Perëndinë në frymë dhe në të vertetë, siç tha Jezu Krishti. Dhe besoni me zemrën tuaj që Jezu Krishti ka vdekur në kryq për mëkatet tona, dhe që është ringjallur për drejtësimin tonë, në mënyrë që mëkatet tuaja të falen, dhe në mënyrë që të merrni jetën e përjetshme.

Pasi të bëni këto gjëra, dilni nga Kisha Katolike Romake, e cila shtyen për idhujtari dhe mbyt të vertetën me gënjeshtra, dhe bashkohuni me një Kishë Ungjillore Pentekostale që mëson gjith këshillin e Perëndisë, dhe kërkoni që të pagëzoheni në ujë për zhytje në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, sepse ky është pagëzimi i vendosur nga Krishti, dhe i cili duhet praktikuar nga të gjith ato që pendohen dhe besojnë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi