Libër që demaskon Masonerinë (në italisht)

kopertinë, libër kundër masonerisëPo vendos këtu një libër që provon qartë se Masoneria është nga djalli, dhe që është duke u përhapur në shum Kisha Ungjillore duke shkaktuar dëmtime jo të vogla. Për ato që e kuptojnë italishten, mund ta lexojnë këtë libër, dhe pasi të kenë kuptuar se sa shpejt është duke u përhapur nëpër Kisha, të lajmërojë edhe vllezrit e tjerë në mënyrë që edhe ato të dijnë se si ti demaskojnë Masonët dhe të qortojnë veprat dhe fjalët e tyre të liga.

Librin e ka shkruar Giacinto Butindaro, një vëlla në Krishtin, që Zoti më ka dhënë mundësinë ta njoh personalisht dhe të bashkpunoj me të për lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht, dhe për ndertimin shpirtëror të vëllezërve dhe motrave në besim. Është një vëlla që Zoti e ka përdorur për të shkruar shum libra të tjerë që janë tepër të vlefshëm për besimtarët por edhe paganët.

Libri titullohet “Masoneria e demaskuar: kundër depërtimit dhe influencës së kësaj organizate djallëzore në Kishat Ungjillore” (italisht “La Massoneria smascherata: contro l’infiltrazione e l’influenza di questa diabolica istituzione nelle Chiese Evangeliche”) përfunduar në vitin 2012, në Romë

Libri në PDF mund të shkarkohet falas duke klikuar në këtë link, peshon rreth 36 MB, dhe përmban 914 faqe

Për ta lexuar on line, mund të shkoni në këtë link

Aldo Prendi

Burimi

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *