Çfarë besoj

Jam i Krishterë Ungjillorë Pentakostal Trinitarian.

● I Krishterë, sepse jam ndjekës i Krishtit.
● Ungjillorë, sepse NUK jam Katolik Romak.
● Pentakostal, sepse besoj që Jezu Krishti pagëzon akoma me Frymë të Shenjtë, dhe besoj në shpërndarjen aktuale të dhuntive të Frymës së Shenjtë.
● Trinitarian, sepse besoj që Perëndia është NJË i vetëm por në të njejtën kohë i formuar nga TRE Persona Hyjnorë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Mëtej mund të lexoni më gjërësisht se çfarë besoj.

Aldo Prendi


BIBLA

Bibla është fjala e Zotit. Ajo është e përbërë nga gjashtdhjetegjashtë libra të shenjtë që kanë këto emra: Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, Ligji i Përtërirë, Jozeu, Gjygjtarët, Ruthi, 1 i Samuelit, 2 i Samuelit, 1 i Mbretërve, 2 i Mbretërve, 1 i Kronikave, 2 i Kronikave, Ezdra, Nehemia, Ester, Jobi, Psalmet, Fjalët e urta, Predikuesi, Kënga e Këngëve, Isaia, Jeremia, Vajtimet, Ezekjeli, Danieli, Osea, Joeli, Amosi, Abdia, Jona, Mikea, Nahumi, Habakuku, Sofonia, Hagai, Zakaria, Malakia, Mateu, Marku, Luka, Gjoni, Veprat e Apostujve, Romakëve, 1 Korintsave, 2 Korintsave, Galatasve, Efesianëve, Filipjanëve, Kolosianëve, 1 Thesaloniksave, 2 Thesaloniksave, 1 Timoteut, 2 Timoteut, Titit, Hebrenjëve, Jakobi, 1 Pjetrit, 2 Pjetrit, 1 Gjonit, 2 Gjonit, 3 Gjonit, Judës, Zbulesa. Gjithë këto libra janë të shenjtë – ja përse quhen ‘Shkrime të Shenjta’ o ‘Shkrimi i Shenjtë’ – sepse janë të frymëzuara nga Perëndia, pra nuk janë shkruar për vullnet njerëzor por jan shkruar nga njerëz të shenjtë që ishin të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. Të gjitha gjërat që shkruhen në këtë libër janë të verteta sepse vijnë nga Zoti, që nuk mund të gënjejë. Ne pra, kemi besim të plotë ndaj Biblës. Bibla nuk përmban gabime dhe nuk bjen në kundërshtim.

Shkrimet e Shenjta janë komplete sepse përmbajnë të gjithë atë që duhet të dinë ato që janë larg Zotit për tu shpëtuar nga mëkatet e tyre dhe për tu pajtuar me Zotin, dhe të gjithë atë që duhet të dimë ne të Krishterët për të jetuar në mënyrë të denjë për Ungjillin (domethënë për të jetuar me drejtësi, perëndishmëri dhe urtësi) duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.

Shkrimi i Shenjtë cakton autoritet të plotë dhe përfundimtar për sa i përket besimit, sjedhjes dhe moralit. Të gjitha doktrinat, zbulesat, dhe profecitë duhet të ezaminohen në driten e Shkrimeve të Shenjta për të vendosur në se janë të drejta, pra për ti pranuar; ose të gabuara, për ti hedhur poshtë. Gjdo njeri që është në pushtet që na urdhëron shprehimisht të shkelim Fjalën e Zotit nuk duhet ti bindemi. Për shembull: në qoftë se ato që janë në qeveri na urdhërojnë që mos ti lutemi Zotit në emër të Jezusit, nuk duhet ti bindemi; si për shmbull nuk duhet ti bindemi në qoftë se na ndalojnë të predikojmë Ungjillin e hirit të Zotit.

Shkrimi i Shenjt na ngushëllon, na inkurajon, na jep mësim, na ndreq, na qorton, na udhëheq nëpër shtigjet e drejtësisë dhe na ka bërë të zgjuar për shpëtim me anë të besimit tonë në Jezsus Krishtin, Birin e Përëndisë. Këshillojmë pra shenjtorët që të meditojnë vazhdimisht në Fjalën e Zotit, ta vendosin në zemrën e tyre, dhe ta kenë gjithmonë në buzët e tyre për të ngushëlluar dhe qortuar njëri tjetrin me çdo urtësi. Dhe jo vetëm kaq, por edhe që ta ndajnë drejtë, domethënë ta interpretojnë në mënyr korrekte me qellim që të mos i hapet asnjë hapsire doktrinave të rreme dhe për të mos mbetur të hutuar.

PERËNDIA

Ka vetëm një Zot, emri i të cilit është YHWH (Yahweh) domethënë ‘Una jam ai që jam’. Ai është i pari dhe i fundit dhe përveç tij nuk ka Zot. Zoti është një Qënje e gjallë me urtësi dhe me vullnet, me capacitet për të menduar dhe për të pasur emocione. Zoti është Frymë, dhe asnjë njeri nuk e ka parë dhe nuk mund ta shikojë. Ai është i Përjetshmi; sepse nuk ka pasur fillim dhe nuk ka për të përfunduar kurr; Ai jeton përjetësinë. Zoti është i shenjtë, i drejtë, i urtë, i mirë, i ngadalshëm në zemërim, i mëshirshëm, besnik dhe i vërtetë. Zoti është dashuri. Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë për ne, që Perëndia ka dërguar Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.

Perëndia është Krijuesi i të gjitha gjërave, Ai krijoi gjithçka me anë të Birit të tij të dashur, dhe ndaj Tij. Perëndia i bëri gjërat me urtësi dhe mban gjdo gjë me fjalën e fuqisë së tij. Ai është sunduesi i gjithësisë, dhe asgjë nuk ndodh në univers pa vullnetin e tij. Qiejt, toka, deti dhe gjithçka që është në to u kriuan nga Ai në gjashtë ditë (1 ditë = 24 orë). Kundërshtojmë teorinë e evolucionit, dhe teorinë e quajtur: gap-theory. Perëndia është i Plotfuqishëm, sepse është në gjendje të bëjë gjithçka; është i Gjithëdijshëm, sepse ai di gjithçka; është i Gjithëpranishëm, sepse është kudo, edhe pse froni i tij është në qiell. Perëndia është i pandryshueshëm, ai ka qenë gjithmonë i njëjti, dhe gjithmonë do të mbetet i njëjti.

JEZU KRISHTI

Jezu Krishti lindi në Betlehem, në qytetin e Davidit (në Jude), rreth dymijë vjet më parë, nga një grua e virgjër me emër Mari, ajo u martua me një burrë që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit. Maria lindi Jezusin prej Frymës së Shenjtë (para se të bashkohej me Jozefin), domethënë Jezusi lindi pa mëkat. Lindja e Jezusit ndodhi në ditët e perandorit Cezar August. Jezusi ishte rrethprerë sipas ligjit të Moisiut në ditën e tetë, dhe ishte paraqitur Zotit në tempullin e Jeruzalemit pasi kishin mbaruar ditët e pastrimit të Marisë.

E rritën në Nazaret të Galilesë, dhe për këtë quhet Nazareas. Kur kishte rreth tridhjet vjet, Jezusi u largua nga Galilea për të shkuar në lumin Jordan që të pagëzohej nga Gjon Pagëzori, burri që Zoti e nisi përpara Jezusit për ti përgatitur rrugën. Mbas pagzimit, Jezusi u vajos nga Fryma e Shenjtë, dhe pastaj, Fryma e qoj në shkretëtirë në mënyrë që djalli ta tundonte. Për dyzet ditë e dyzet netë ai nuk hëngri asgjë, dhe pastaj, në fund të dyzet ditëve djalli iu afrua për ta tunduar dhe për ta rrëzuar në mëkat, por Jezusi e kundërshtoj me forcë, dhe djalli pasi mbaroj tundimet, e la deri në rast tjetër. Pas kësaj, Jezusi filloj të predikonte Ungjillin e Mbretërisë në qytetet dhe fshatrat e Galilesë (ai thonte: ‘u mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni Ungjillin’) dhe shëronte të sëmurët e dëbonte demonët. Shkonte edhe për rreth Judesë, duke predikuar Ungjillin, duke shëruar të sëmurët dhe duke dëbuar demonët. Jezusi shëronte me anë të fuqisë së Zotit që ishte me të për të sheruar, dhe dëbonte demonët për ndihmen e Frymës së Zotit. Ai shpalli shpëtimin që Zoti i kishte premtuar njerëzve, dhe ky shpëtim merrej vetëm duke besuar në Të. Ai zgjolli dymbëlljetë dishepuj, dhe i quajti apostuj, të cilët i nisi për të predikuar Mbretërinë, dhe i dha pushtet që të shëronin të sëmurët dhe të dëbonin demonët. Jezusi nuk bëri asnjë mëkat dhe në gojen e tij nuk u gjend mashtrim. Ai bëri vetëm mirë, dhe megjithatë ishte i urryer, shpifur, dhe përbuzur nga shumë njerëz në Izrael. Ata u përpoqën disa herë ta vrisnin, por nuk mundeshin sepse ora e tij nuk kishte ardhur akoma. Bota e ka urryer atë sepse ai dëshmoi për botën që veprat e saj ishin të liga. Farisenjtë, skribët dhe krerët e priftërinjve, dhe shumë nga Judenjtë, e urrenin atë dhe e persekutonin atë, sepse tha që Zoti është Ati i tij, por edhe sepse ai shëronte në ditën e shtunë, ditë e shenjtë sipas ligjit të Moisiut, në të cilën, sipas traditës hebraike, nuk lejohej shërimi i të sëmurëve. Pastaj erdhi dita kur Satani hyri në Judë Iskariotin, një nga dymbëdhjetë apostujt, i cili, në këmbim të tridhjetë sikla argjendi tradhtoj Jezu Krishtin, dhe e dorëzj në duart e farisenjve, skribëve dhe priftërinjëve, të cilët e paraqitën përpara sinedrit dhe e dënuan me vdekje.

Pastaj ja dhanë në duart e Ponc Pilatit, guvernator i Judesë, i cili në fillim u mundua ta lironte, sepse nuk gjeti në të asgjë që e bënte të denjë për vdekje dhe në fund vendosi të bënte atë që kërkonte turma, domethënë kryqëzimin Jezu Krishtit. Atëherë, ushtarët e guvernatorit e çuan ta kryqëzojnë Jezusin. E çuan në vendin e quajtur ‘Golgota’, i cili ndodhet në Jeruzalem, dhe e kryqëzuan midis dy kusarësh. Ai vdiq për mëkatet tona. Jezusi, pasi vdiq, u mor dhe u varros në një varr [të hapur në shkëmb] ku askush nuk ishte shtrirë më parë.

Por në ditën e tretë Perëndia e ringjalli prej të vdekurve për justifikimin tonë, dhe ai u shfaq dëshmitarëve të tij, duke ngrënë dhe duke dhe duke biseduar pranë tyre. Gjatë kohës që Jezusi ishte i vdekur, ai shkoi me anë të Frymës, për ti predikuar frymërave në burg, që dikur nuk bindeshin, kur zemra e gjërë e Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndertohej arka. Ringjallja e Krishtit ishte një ringjallje trupore, që do të thotë se Jezu Krishti mori trupin e tij që kishte para vdekjes, në fakt, trupi me të cilën Ai iu shfaq dishepujve të Tij kishte shenjat e gozhdëve në duar e në këmbë. Por trupi i tij ishte i pavdekshëm, i lavdishëm dhe i fuqishëm. Jezu Krishti është fryti i parë i atyre që kanë vedekur.

Pas dyzet ditësh, Jezusi u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtën e Atit, ku është tani dhe ku ai ndërmjetëson për ne, përsa është bërë Kryeprift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut. Ai, meqënse jeton në përjetësi, ka një priftëri të pandryshueshme që nuk transmetohet, dhe Ai mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse ai gjithnjë rron që të ndërmjetësojë për ta.

Krishti i Zotit

Jezusi i Nazaretit është Krishti i Perëndisë, domethënë i Vajosuri i Perëndisë që Moisiu dhe profetët kishin shkruar në ligj që do të vinte në këtë botë për të vdekur për mëkatet tona dhe të ringjallet përsëri për justifikimin tonë. Ja disa nga parashikimet biblike në lidhje me Krishtin e Perëndisë, që janë përmbushur në Jezusin e Nazaretit.

Lind në Betlehem të Judës ashtu si kishte thënë profeti Mikea; lindi nga një virgjëreshë, si tha profeti Isaia; u rrit dhe u zhvillua në Nazaret në mënyrë që të plotësoheshin fjalët e profetëve, sipas të cilave ai do të quhet Nazareas; në moshën rreth tridhjetëvjeqare, u vajos me Frymën e Shenjtë dhe filloj të sherojë dhe të predikojë Ungjillin në mënyrë që të përmbushen fjalët e profetit Isaia; i foli turmave në shëmbëlltyra, në mënyrë që të përmbushen fjalët e profetit Asaf; nuk bëri asnjë mëkat, dhe në gojën e tij nuk u gjet asnjë mashtrim, ashtu si kishte thënë Isaia; e urryen pa arsye dhe u tradhëtua nga një prej dishepujve të tij siç ishte shkruar në Psalmet; e kryqëzuan në mes të dy kriminelëve në mënyrë që të përmbushej ajo çka tha profeti Isaia; asnjë kockë në trupin e tij nuk u thye që të plotësoheshin fjalët e Davidit; ushtarët romakë ndanë rrobat e tij dhe hidhnin short për mantelin të tij që të plotësoheshin fjalët e Davidit. Ai mori mbi veten e tij mëkatet tona, si tha profeti Isaia. Ai u varros në varrin e një njeriu të pasur, siç kishte thënë gjithnjë profeti Isaia; dhe ditën e tretë ai u ringjall nga të vdekurit dhe pas disa javësh u ngjit në qiell, në të djathtën e Atit për të përmbushur fjalët e Davidit.

Biri i Perëndisë

Jisui i Nazaretit është Biri i Perëndisë, i cili, para se të marrë formën e një shërbëtori dhe të bëhet si bijtë e njerëzve, ka ekzistuar gjithmonë në formën e Perëndisë, me Perëndinë Atë, në qiell. Pra, kur ne themi se Jezusi është Biri i Perëndisë, nuk duam të themi se më parë nuk ekzistonte, dhe nuk duam të themi që Perëndia e krijoi atë. Ai ishte Perëndi, para se të zbriste nga qielli, dhe gjithashtu ishte Perëndi edhe në ditët e mishit të tij, sepse ai u falte mëkatet njerëzve dhe njerëzit e adhuronin. Në disa raste, ai konfirmoi se është Perëndi, në një nga këto ai tha: “Para se të kishte lindur Abrahami unë jam.” Atit i pëlçeu të bënte që të banojë në Jezu Krishtin gjithë plotësia e Hyjnisë.

Tani Biri, në të djathten e Atit, adhurohet nga të gjithë engjëjt e Perëndisë, dhe nga të gjithë shenjtorët që janë në qiell, të cilat gjëra, konfirmojn se Ai është Perëndi në përjetësi. Ne dishepujt e tij e adhurojmë, dhe Ai është i denjë të adhurohet si Ati. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen.

Biri i njeriut

Jezusi i Nazaretit ishte një njeri i vërtetë. Ai ka lindur pa mëkat, në mënyrë që mund të vdiste në kryq për mëkatet tona. Duke qenë një njeri i vërtetë, ai kishte nevojë për të ngrënë, për të pirë dhe për të pushuar. Dhe pati gjithashtu nevojë të vajoset me Frymën e Shenjtë. Duke qenë një njeri i vërtetë, ai u tundua në të gjitha gjërat si ne, por pa mëkatuar. Ai u gëzonte në Frymë, por u mundua edhe nga një trishtim vdekjeprurës. Jezu Krishti ndjeu dhimbje në trupin e tij, kur e fshikulluan, kur u godit në kokë dhe fytyrë, dhe kur e kryqëzuan. Ndërsa ishte varur në kryq nga trupi i tij doli gjak dhe ujë.

Zoti

Perëndia bëri Jezusin nga Nazareti, Krisht dhe Zot. Kështu që, ai është Zoti i të gjithëve. Duke u mbështetur në faktin se ai e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, dhe deri në vdekje në kryq, dhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju në qiejtë, mbi tokë, nën tokë, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdin e Perëndisë Atë.

Profeti

Jezusi i Nazaretit është profeti, për të cilin Moisiu i foli Izraelitëve, duke thënë: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë! Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit”. Pra meqënse ishte profet i Zotit, tha fjalët e Zotit, dhe asnjëri nuk foli kurr si Ai. Jezusi parashikoj shum gjëra, dhe tha shum gjëra që do të ndollin para se të vijë për herë të dytë. Është Jezu Krishti, pra, profeti i zgjedhur nga Zoti në kohët e fundit, që njerëzit duhet ti besojnë për tu çliruar nga zemërimi i Perëndisë që po vjen.

Paralajmërime

Në qoftë se ndokush vjen tek ju dhe ju thotë që Jezu Krishti nuk ekzistonte përpara se të kishte lindur nga barku i nënës së tij, ose që lindi nga marrëdhënia seksuale e Perëndis Atë me Marinë, ose që Ai nuk erdhi në mish, ose që ndonjëherë mëkatoj edhe Ai, ose që u martua, ose që Ai nuk ishte Krishti, ose që Ai nuk ishte Zot, ose që ishte fëmijë i adaptuar, ose që Ai mori natyren e Satanit, ose që Ai lindi përsëri, ose që Ai përveç se Bir ishte edhe Ati dhe Fryma e Shenjtë, ose që nuk ndjeu dhimbje kur e fshikulluan dhe kur e kryqëzuan, [po ju them] ruhuni dhe shmanguni nga këto njerëz sepse janë mashtrues.

FRYMA E SHENJTË

Në naten kur u tradhëtua Jezu Krishti, i tha dishepujve të vet që pasi do të largohej nga ata, do ti dërgonte prej Atit Frymen e Shenjtë, dhe Fryma do të qëndronte gjithmonë me ta, do ti printe në çdo të vertetë, do ti tregonte atyre çfarë do të ndodhte në të ardhmen, do ti mësonte, do ti kujtonte atyre të gjitha fjalët që Ai i kishte thënë, dhe do të kishte bindur botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. Pak para se të merrej në qiell Jezusi i tha atyre: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju”. Dhe kështu ndodhi pak ditë pas ngritjes së Tij. Jezu Krishti, pasi mori Frymen e premtuar nga Ati, e përhapi mbi dishepujt e tij. Atë ditë (ditën e Rrëshajave [Pentecoste]) u mbush premtimi që Ati kishte bërë me anë të profetëve të lashtë, dhe me anë të konfirmimit të Jezu Krishtit.

Fryma e Shenjtë është një person dhe jo një forcë, dhe në fakt: flet, mëson, prinë, zbulon, mund të trishtohet dhe të kundërshtohet. Ai është i përjetshëm, i mirë, i drejtë dhe i shenjtë. Njeh çdo gjë, mund të bëjë çdo gjë, dhe ndodhet kudo, pra Ai është Zot. Fryma i ndan dhuntitë veç e veç ashtu si do vetë. Në qoftë se mund të thërrasim Zotin ‘Ati ynë’, mund ta bëjmë nga Fryma e Shenjtë që Zoti e ka dërguar në zemrat tona dhe që thërret ‘Abba, Atë’. Fryma bën një tjetër gjë shum të rëndësishme, domethënë ndërmjetëson për shenjtorët, sipas Perëndisë. Dhe përveç kësaj, Ai na transformon në të njejtin shëmbëllim të Krishtit sepse ne bijtë e Perëndisë jemi paracaktuar për të qënë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të Zotit, kështu që Ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Çdo mëkat dhe blasfemi do t’u falet njerëzve; po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për denim të përjetshëm. Fryma e Shenjtë çuhet dhe Fryma e Zotit, Fryma e Krishtit, Fryma e Jezusit, Fryma e Perëndisë, Fryma e hirit, Fryma e së vërtetës, dhe Fryma e birësisë. Ne nuk i lutemi dhe nuk i këndojmë këngë Frymës së Shenjtë, sepse nuk duam të shkojmë përtej gjërave që janë të shkruara [në Bibël].

TRINIA

Zoti Atë, Biri i tij Jezu Krishti, dhe Fryma e Shenjtë janë një Zot i vetëm. Domethënë Hyjnia përbëhet nga Tre Persona hyjnorë të veçuar por në të njejtën kohë të bashkuar. Kjo nuk ndikon absolutisht bashkësinë e Zotit sepse bashkësia për të cilën flet Shkrimi është një bashkësi e përbërë.

Megjithse fjala ‘Trini’ nuk është e shkruar në Bibël, koncepti i Trinisë, domethënë koncepti i një Zoti që është NJË dhe TRE, është gjërësisht i konfirmuar nga Shkrimi. Hyjnia e Atit, e Birit dhe e Frymës së Shenjtë, është një provë e qartë që bën të ditur se Zoti është NJË dhe TRE. Jezusi i tha dishepujve të tij që do ti ishte lutur Atit për të dërguar një tjetër ngushëllues, domethënë Frymen e Shenjtë; dhe i urdhëroj atyre që të bënin dishepuj nga çdo popull, dhe ti pagëzonin në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë banojnë në të gjith bijtë e Perëndisë.

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, nuk janë tre tituj të të vetmit Zot, dhe as tre shfaqje të të vetmit Zot, por janë TRE PERSONA të ndryshëm, dhe të tre kanë një personalitet individual.

Ato që kundërshtojnë Trininë janë llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja.

ENGJËLLOGJIA

Engjëjt janë qënje qjellore të krijuar nga Zoti. Ato janë të shenjtë dhe të fuqishëm, dhe i binden fjalës së Zotit. Janë në numer shum të madh; adhurojnë Zotin dhe Qëngjin që qëndron në të djathtën e Tij. Ato janë frymëra shërbenjës të dërguar në favor të atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin, në fakt Zoti i përdor për të mbrojtur shenjtorët e tij, për t’i udhëzuar, për të fornizuar besimtarët me gjërat që kanë nevojë, për t’i komunikuar mesazhe të veçanta, për t’i ikurajuar dhe ngushëlluar, për t’i liruar nga çdo lloj rreziqesh, etj. Gjithsesi, ëngjëjt nuk duhet të adhurohen ose të luten; ne duhet të adhurojmë Zotin dhe ti lutemi Atij. Ëngjëjt e Zotit mund ti shfaqen njerëzve.

Disa, duke mikpritur të huaj, pa e ditur kanë pritur engjëj [albergato angeli].
Përveç engjëjve, Zoti ka krijuar kerubinët dhe serafinët. Shkrimi flet edhe për një kryeengjëll që e ka emrin Mikael.

DEMONOLOGJIA

Satani (ose djalli) është një qënie frymërore keqbërëse që mban nën pushtetin e tij gjith botën. Ai ka për shërbëtorë të tij qëniet frymërore keqbërëse që vijojnë: principatat, pushtetet, sunduesit e botës së errësirës të këaj epoke dhe frymërat e mbrapshta që ndodhen në vendet qiellore. Satani është gënjeshtarë, ati i gënjeshtrave, dhe është vrasës; ai urren njerëzimin dhe vazhdimisht mundohet t’i bëjë keq duke e bindur me mashtrim të shkeli urdhërimet e Zotit (ja përse është quajtur: fryma që vepron tani në bijtë e mosbindjes).

Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, me anë të vdekjes së tij ka shkatërruar Satanin; ai ka triunfuar mbi Satanin dhe mbi të gjith shërbëtorët e tij (qëniet frymërore të lartpërmendura) nepërmjet kryqit. Me anë të besimit në emrin e Jezu Krishtit, pra, njerëzit mund të lirohen nga pushteti i Satanit.

Ekzistojnë shum burra dhe gra që janë të poshtuar nga demonët, domethënë nga frymërat keqbërëse. Këto fryma të liga nxisin të pushtuarit të bëjnë gjëra të këqia si kundër trupit të vet, ashtu edhe kundër njerëzve të tjerë. Demonët i japin disa personave fuqi të mbinatyrshme për të bërë shenja dhe mrekulli. Në emrin e Jezu Krishtit ne mundemi të dëbojmë frymërat e liga. Frymërat e liga e dinë se duhet të binden kur i bërtasim dhe kur i urdhërojmë në emër të Jezu Krishtit që të dalin nga trupi në të cilin banojnë. Ka disa fryma që nuk dëbohen përveqse nepërmjet lutjes dhe agjërimit.

Satani na tundon dhe na lufton për të na devijuar dhe për të na bërë të mohojmë Zotin Jezu Krisht. Për të mos mbetur viktima të makinacioneve të Satanit, ne duhet të rrimë zgjuar dhe të lutemi vazhdimisht, duhet ti nënvihemi Zotit dhe ti rezistojmë Satanit; në qoftë se bëjmë këto gjëra, makinacionet e Satanit nuk do të kenë sukses mbi ne. Ne nuk duhet të përqeshim Satanin.

Satani dhe të gjith qëniet frymërore që janë në shërbim të tij, një ditë do të hidhen në flakë të përjetshme ku dë të vuajnë përjetësisht.

NJERIU DHE MËKATI

Njeriu u krijua nga Zoti në ditën e gjashtë. Zoti formoi njeriun nga pluhuri i tokës, dhe i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë. Zoti bëri njeriun sipas shembëlltyrës dhe sipas ngjasisë së Tij. Pasi Zoti pati formuar burrin (Adamin), i bëri një grua (Evën) duke përdorur një nga brinjët e burrit, dhe ja vuri pranë. Zoti vuri njeriun në Kopshtin e Edenit, që ndodhej në Lindje, në të cilin ndodheshin nga të gjitha llojet e pemëve që ishin të bukura për t’u parë dhe fruti i të cilave ishte i mirë për t’u ngrënë, por i urdhëroi që të mos hanin nga fruti i pemës së njojhes të së mirës dhe të së keqes, sepse do dë vdiste në ditën që do të bënte këtë gjë. Por Adami nuk iu bind Zotit dhe hëngri nga ai frut i veçantë, dhe vdiq frymërisht pikërisht në atë ditë, si i tha Zoti më parë. Me këtë shkelje, mëkati hyri në botë dhe kaloi mbi të gjith njerëzit, që janë pra mëkatarë, skllevër të lakmive dhe të qejfeve intensive. Njerëzit janë të dhënë pas gjërave të këqija, dhe hartimet e zemrave të njerëzve janë të liga që në fëmijëri. Nuk ka asnjë që të praktikojë të mirën, as edhe një; nuk ka asnjë që kërkon Zotin, nuk ka frikë të Zotit para syve të tyre. Njerëzit domethënë janë nën denimin e Zotit. Janë në rrugën që të qon në humbje.

SHPËTIMI

Njerëzit, duke qënë mëkatarë, janë skllevër të mëkatit (që është shkelja e ligjit) dhe si rrjedhojë, kanë nevojë të shpëtohen (ose të lirohen) nga mëkatet e tyre, që janë si zingjir të padukshëm, por të fuqishëm që i pengojnë t’i pëlqejë Zotit. Njerëzit, duke qënë mëkatarë, janë të vdekur në mëkatet e tyre dhe në shkeljet e tyre, për këtë kanë nevojë të rigjenerohen frymërisht që të jenë në gjëndje të kenë bashkësi me Perëndinë. Njerëzit meqë janë mëkatarë, janë debitorë ndaj Zotit që është i zemëruar me to sepse ato kanë shkelur Fjalën e tij, dhe domethënë kanë nevojë që këto borxhe të eliminohen në mënyrë që të pajtohen me Zotin. Njerëzit, duke qënë mëkatarë, meritojnë të denohen me vuajtje të përjetshme, dhe për këtë motiv kanë nevojë të drejtësohen për të shmangur vuajtjen e përjetshme, sepse kur një person drejtësohet, merr jetën e përjetshme.

Lirimi nga skllavëria e mëkatit, regjenerimi frymëror, anulimi i borxheve dhe drejtësimi, mund të përjetohen nga njerëzit vetëm nepërmjet pendimit dhe besimit, domethënë, vetëm në qoftë se pendohen për mëkatet e tyre dhe besojnë që Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur në të tretën ditë për justifikimin tonë. Veprat e mira, dorheqja dhe vdekja e veprave të trupit, nuk mund të lirojnë njeriun nga mëkatet e tij, as ta rigjenerojnë, as të fshijnë borxhet e tij, as ta shpëtojnë nga vuajtja e përjetshme, dhe as ta pajtojnë me Zotin. Në qoftë se këto vepra mund të shpëtonin njeriun, Krishti Jezus ka vdekur më kot, dhe hiri do të ishte anuluar nga ligji i veprave. Jo vetëm kjo, por në qëftë se do ishte kështu, njeriu mund të krenohej përpara Zotit duke thënë se ka merituar ose fituar shpëtimin. Në predikojmë pra që shpëtimi merret vetëm me anë të besimit në Jezu Krishtin, pa veprat e ligjit. Pra nxitojmë të vegjël dhe të mëdhenj, të ditur dhe injorant, Hebrenj dhe Johebrenj që të pendohen para Zotit, dhe që të besojnë në Zotin Jezu Krisht, duke bërë vepra të denja pendimi.

LINDJA E RE

Njeriu është i vdekur në mëkatet e tij dhe është në udhën që e çon në humbje, dhe si rrjedhojë ka nevojë të rigjenerohet frymërisht për të qënë në gjendje të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë. Ky rigjenerim frymëror quhet lindja e re. Jezusi i foli për të Nikodemit, që ishte një nga krerët e Judenjve, kur i tha se nëqoftëse një njeri nuk lind përsëri, nuk mund të shohë Mbretërinë e Perëndisë. Lindja e re përjetohet kur njeriu pendohet për mëkatet e tij dhe kur beson në Zotin Jezu Krisht, domethënë kur beson se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë i cili vdiç në Kryq për mëkatet tona dhe që u ringjall ditën e tretë për drejtësimin tonë. Një njeri që ka lindur përsëri ndihet i falur nga Perëndia dhe i pajtuar me Perëndinë; ai është i sigurt të jetë bërë bir i Perëndisë sepse Fryma e Perëndisë i dëshmon frymës së tij se është bir i Perëndisë; dhe është absolutisht i sigurt se ka jetën e përjetshme, pra nuk ka më frikë për vdekjen duke ditur se kur të vdesë ai do të niset nga kjo botë dhe do të hyjë në Parajzen e Perëndisë në qiell. Ai ndjen se është bërë një njeri i ri në brendësi: me deshira dhe mendime të reja. Ky transformim dallohet qartësisht nga të cilët e dinin se çfarë tip personi ishte para lindjes së tij të re. Ai ndjen se ka një paqe dhe gëzim që nuk ka njohur kurr më parë; kjo paqe dhe ky gëzim janë fryti i Frymës së Shenjtë që Perëndia ka vënë në zemrën e tij. Me lindjen e re njeriu fillon të jetë pjesë e Trupit të Krishtit, domethënë pjesë e Kishës së Perëndisë, sepse ai pagëzohet nga Fryma e Shenjtë në Trupin e Krishtit; dhe pastaj për të fillon një jetë e bekuar nga Perëndia, por edhe një jetë plot me vuajtje, me anë të cilave besimi i tij do provohet. Ai që ka lindur përsëri pra duhet të qëndrojë i patundur në besim, duke u fortësuar në hirin që është në Krishtin Jezus, për të përballuar provat e ndryshme, në mënyrë që të marrë në atë ditë koronen e jetës që Zoti u’a ka premtuar atyre që e duan.

SHLYERJA QË BËRI KRISHTI JEZUS

Jezu Krishti në mbushjen e kohrave vdiq në kryq për mëkatet tona, ai barti mëkatet tona mbi trupin e tij në drurin e kryqit në mënyr që të shlyente mëkatet tona dhe të na pajtonte me Perëndinë Atë nepërmjet gjakut të tij të çmuar.

Jezu Kirshti pra është shlyerja e mëkateve tona; me anë të besimit në gjakun e tij kemi marrë faljen e mëkateve tona. Sakrifica shlyese e tij ishte si hije në ligjin e Moisiut, në fakt sipas ligjit të Moisiut priftërinjt duhej të ofronin sakrifica për mëkatet e tyre dhe të popullit. Por ndërsa gjaku i atyre sakrificave nuk mund t’i hiqte mëkatet nga ndërgjegja e adhuruesve, gjaku i Krishtit pastron ndërgjegjen e njeriut që pendohet dhe beson në Jezus, doemthënë e bën të përsosur në ndërgjegje.

Prandaj është absolutisht e envojshme të pranohet me anë të besimit sakrifica e Tij shlyese për t’u shpëtuar. Çdo sakrificë personale, vdekje [mortificazione] personale, çdo vepër e mirë, e bërë me qellim për të fituar shpëtimin apo për të merituar shpëtimin, është e kotë, dhe në të njejtën kohë blasfemuese, sepse pretendon të shndërrojë sakrificën e Jezu Krishtit; pra anulon kështu hirin e Perëndisë në të cilin bazohet Ungjilli i Perëndisë. Nëse shpëtimi do ishte për vepra, hiri nuk do ishte më hir. Por ne shpallim se shpëtimi merret prej hirit me anë të besimit në Krishtin Jezus, dhe jo për vepra të drejta. Të gjith ato që për shpëtimin e tyre bazohen tek veprat e ligjit janë nën mallkimin e ligjit sepse është shkruar se kushdo që nuk këmbëngul në të gjitha gjërat e shkruara tek libri i ligjit duke i vënë në praktikë do jetë i mallkuar. Përkundrazi ato që kanë besuar në Jezu Krishtin janë të bekuar bashkë me besimtarin Abraham sepse besimi i tyre u është numëruar për drejtësi (domethënë janë drejtësuar me anë të besimit), dhe nuk kanë asgjë për të cilën mund të krenohen përpara Perëndisë ashtu si nuk kishte Abrahami ati ynë. Ja përse i shpallim të vegjëlve dhe të mëdhenjve të pendohen për mëkatet e tyre dhe të besojnë në Jezu Krisht, sepse shpëtimi merret vetëm prej besimit, domethënë prej hirit, nga besimi në Ugjill i cili është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e secilit që beson.

Rrethprerja e vërtetë nuk është ajo e mishit, por ajo e zemrës që e bën Krishti Jezus tek njeriu kur ai pendohet dhe beson në Ugjill. Të rrethprerërit e vërtetë pra jemi ne, ne që i ofrojmë kultin tonë Perëndisë me anë të Frymës së Perëndisë, që krenohemi në Krishtin Jezus dhe nuk bazohemi tek mishi.

Me anë të vdekjes së Jezu Krishtit në kryq ne jemi liruar nga mëkati duke qënë të vdekur me Të për sa i përket mëkatit. Njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me Krishtin në mënyrë që trupi i mëkatit të anulohej. Por kjo nuk do të thotë se ne tani kemi pa mëkat, apo se nuk kemi mëkatuar, sepse të gjith gabojmë në shum gjëra. Megjithatë, po t’i rreëfjmë mëkatet tona, Perëndia është besnik dhe i drejtë për të na falur mëkatet dhe për të na pastruar nga çdo e ligë nepërmjet gjakut të Krishtit.

UNGJILLI I PERËNDISË

Jezu Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve; u varros dhe u irngjall ditën e tretë për drejtësimin tonë, sipas Shkrimeve; dhe pasi u ringjall, Perëndia beri mënyren që Ai t’u shfaqej dëshmitarëve që ishin zgjellur më parë nga Perëndia.

Ky është Ungjilli, domethënë lajmi i mirë që ne kemi pranuar me besim, në të cilin qëndrojmë të patundur dhe që i predikojmë njerëzve duke i përgjëruar në emër të Krishtit që të pendohen dhe të besojnë në të për t’u shpëtuar. Ky është Ugjilli në të cilin duhet besuar për t’u shpëtuar dhe pajtuar me Perëndinë, kjo në fakt është fjala e shpëtimit tonë e cila u shpall nga Pali dhe nga të gjith apostujt e tjerë të Zotit (dhe nga të gjith shërbëtorët e tjerë të Krishtit) në shekullin e parë pas Krishtit dhe me anë të të cilit shum Judenj dhe Johebrenj u shpëtuan nga mëkatet e tyre.

Çdokush që pohon se nuk është i plotë ose se nuk është i mjaftueshëm për t’u shpëtuar sepse Perëndia i ka zbuluar pas vdekjes së apostujve plotësinë e Ungjillit (i cili në thelb është një tjetër Ungjill) dikujt, është një mashtrues, një llafazanë, një njeri i neveritshëm në çështjen e besimit fundi i të cilit është humbja; është një bir mallkimi. Ai është një gjarpër helmues dhe një ujk grabitqarë nga i cili njerëzit duhet të kenë kujdes. Ashtu si duhet të kenë kujdes nga të gjith ato që pasi filluan me Frymë, donë të arrinë përsosjen me anë të mishit, domethënë pasi kanë besuar në Ungjillin e hirit kanë filluar të mësojnë se duhet jetuar si Judenj ose të detyrojnë të tjerët të mësojnë se hudet jetuar si Judenj, prandaj kanë filluar të imponojnë rrethprerjen, të shtunën, festat Hebraike, urdhërimet mbi ushqimet që janë të shkruara në ligjin e Moisiut (për të cituar vetëm disa gjëra), të gjitha gjëra që janë hije e atyre gjërave që kanë për të ardhur sepse ligji ka hijen dhe jo figurën vetë të gjërave. Këto anulojnë hirin e Perëndisë dhe konsiderojnë të kotë besimin në Krisht, dhe për këtë duhen qortuar rreptësisht.

LIGJI DHE HIRI

Ligji u dha nepërmjet Moisiut në malin e Sinait. Ligji u dha me qellim që mëkati të teprohej, dhe për t’u dhënë njerëzve njohjen e mëkatit, por jo për të drejtësuar njeriun; pra nepërmjet veprave të ligjit, njeriu nuk mund të drejtësohet përpara Perëndisë. Sigurisht që ekziston një drejtësim që vjen nga ligji, i cili thotë se njeriu që praktikon gjërat e ligjit do të jetojë prej tyre, domethënë është një drejtësim që bazohet mbi veprat e ligjit; por gjith ato që bazohen mbi veprat e ligjit janë të mallkuar sepse është shkruar se, kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t’i praktikuar, është i mallkuar. Por, tani, pavarsisht nga ligji, u shfaq drejtësia e Perëndisë me anë të besimit në Jezu Krishtin, për të gjith besimtarët; prandaj të gjith ato që besojnë në Zotin Jezu Krisht drejtësohen për të gjitha gjërat për të cilat nuk mund të dretësoheshin nepërmjet ligjit të Moisiut, dhe prandaj ato kanë paqe me Perëndinë. Drejtësimi merret pa veprat e ligjit, pra vetëm prej besimit. Të gjith ato që mendojnë se mund të drejtësohen me anë të veprave të ligjit, anulojnë hirin e Perëndisë dhe deklarojnë me nenkuptim se Krishti ka vdekur më kot. Ato që mësojnë se duhet praktikuar ligji (ose një pjesë e ligjit) për t’u drejtësuar, duan që ne të biem nën mallkimin e ligjit, nga i cili u liruam me anë të flijimit të Krishtit, i cili u bë mallkim për ne me qellimin që të na lironte nga mallkimi i ligjit.

Prandaj, le ta dinë si Judenjt ashtu edhe të ato që nuk kanë lindur Judenj të cilët mendojnë se mund të drejtësohen me anë të ligjit të Moisiut, se gabojnë rëndë. Krishti është përfundimi i ligjit, për shfajsimin e kujtdo që beson. Prandaj është me anë të ligjit të besimit dhe jo me anë të ligjit të veprave që njerëzit drejtësohen përpara Perëndisë. Por cili është ky ligji i besimit? Kjo: po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh; sepse me zemër, njeriu beson për të marrë dretësimin, dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim. Sepse Shkrimi thotë: Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet. Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin. Në fakt: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet”. Ky është Lajmi i Mirë, i hirit të Perëndisë së bekuar.

BESLIDHJA E VJETËR DHE E RE

Perëndia, pasi i nxorri Hebrenjt nga vendi i Egjiptit, bëri me to një beslidhje në shkretëtirën e Sinait. Kjo beslidhje kishte disa norma për kultin dhe një shenjtërore tokësore që Moisiu ndërtoi për urdhër të Perëndisë sipas modelit që i’u tregua në malin e Sinait. Shenjtërorja ishte e përbërë nga vendi i shenjtë dhe nga vendi shum i shenjtë; në vendin e shenjtë mund të hynin çdo ditë priftërinjt levitë për të bërë shërbimet e tyre, ndërkohë që në vendin shum të shenjtë mund të hynte një herë të vetme në vit Kryeprifti, dhe me gjakun e disa kafshëve të cilat i ofronte vit pas viti për mëkatet e tij dhe për ato të popullit. Ajo shenjtërore prandaj ishte thjeshtë hije e shenjtërores së vertetë që është në qiell e cila nuk është bërë nga dorë njeriu, dhe ato flijimet ishin hije e flijimit të vertetë që Krishti duhej të bënte në plotësimin e kohërave. Ato ishin hije sepse me atë gjak mëkatet e adhuruesve nuk mund të hiqeshin kurrë nga ndërgjegja e tyre. Beslidhja e vjeter pra bazohej mbi flijime jo perfekte të cilat nuk mund të pastronin ndërgjegjen e njeriut nga veprat e vdekura, dhe në fakt kujtesa e atyre mëkateve nuk u fshinte kurr. Por Perëndia nepërmjet profetëve premtoi se do vinte dita në të cilën do bënte me shtëpinë e Izraelit dhe të Judës një Beslidhje të Re, jo si ajo që bëri me etërit e tyre kur i nxorri jashtë Egjiptit, sepse Ai do të kishte mëshirë për fajet e tyre dhe nuk do të kujtohej më për mëkatet e tyre. Këtë Beslidhje ai e ka bërë në mbushje të kohës nepërmjet Jezu Krishtit Birit të Tij, i cili nepërmjet flijimit shpengues të truptit të tij na shenjtëroi; me fjalë tjera, Jezusi, me anë të gjakut të tij të çmuar, ka pastruar ndërgjegjen tonë nga veprat e vdekura që gjaku i cjepve dhe demave nuk mund të hiqte. Perëndia, me anë të gjakut të Jezusit, ka pasur mëshirë për fajet tona dhe nuk i kujton më mëkatet tona. Jezusi pra ka dedikuar Beslidhjen e Re me gjakun e tij që Ai derdhi për faljen e mëkateve tona. Dhe me atë gjak ka hyrë – të njejtën ditë që dishepujt e panë të shkonte në qiell – në shenjtëroren qiellore, dhe jo në një shenjtërore të bërë nga dorë njeriu si ajo në të cilin hynte Kryeprifti një herë në vit me gjak jo të vetin, për të dalë përpara Perëndisë për ne dhe për të ndermjetësuar gjithnjë për ne. Nepërmjet atij gjaku ne u pajtuam pra me Perëndinë; është gjaku i Beslidhjes së Re që Perëndia kishte parathënë se do bënte me ne. Kam thënë pak më parë që si shenjtërorja tokësore ashtu edhe flijimet e Beslidhjes së Vjeter ishin hije dhe jo paraqitje e reale e gjërave, por edhe Kryeprifti ishte një hije sepse prefiguronte Kryepriftin e të mirave të ardhshme, domethënë Jezu Krishtin. Ishte një hije sepse edhe ai ishte i rrethuar me dobësi, dhe si rrjedhojë ishte i detyruar të ofronte flijime për mëkatet si për vete ashtu edhe për popullin; ndërkohë që Jezu Krishti u tundua në çdo gjë si ne por pa mëkatuar, për të cilën gjë Ai mundi të ngarkohej me fajet tona dhe të ofronte veten e tij për mëkatet tona. Kryeprifti në Beslidhjen e Vjeter ishte i penguar nga vdekja pët të qëndruar dhe prandaj priftërimi ishte i transmetueshëm, ndërkohë Jezu Krishti meqë jeton përjetësisht, ka një priftërim që nuk transmetohet, prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. Përveç kësaj, çdo Kryeprift nën Beslidhjen e Vjetër u bë i tillë pa betim, ndërkohë që Krishti u bë Kryeprift me betim për vepër të Perëndisë, dhe këtë, Perëndia e bëri që t’u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij.

Beslidhja e Re është pra më e mirë se e Vjetra sepse bazohet mbi premtime më të mira. Lavdia e Beslidhjes së Re është shum më e madhe se lavdia e Beslidhjes së Vjetër; Beslidhja e Vjetër është afër zhdukjes, ndërkohë Beslidhja e Re është një Beslidhje e Përjetshme, me anë gjakut të së cilës Perëndia e ringjalli prej së vdekurish Jezusin Zotin tonë, Pastorin e madh të deleve. Atij i qoftë lavdia tani dhe përjetë. Amen.

QËLLIMI I PERËNDISË PËR TË ZGJEDHUR

Ne kemi qënë paracaktuar nga Perëndia përpara krijimit të botës për të marrë shpëtimin që është në Krishtin Jezus. Prandaj ne jemi penduar dhe kemi besuar në Zotin Jezu Krisht sepse në kohën e duhur Perëndia na dha kapacitetin për t’u penduar dhe për të besuar (domethënë sepse Perëndia na dhuroi pendimin dhe besimin), në mënyrë që të përmbushej qëllimi i Tij, domethënë qëllimi i Perëndisë pë të zgjedhur, që varet jo nga veprat por nga vullneti i Aitj që thërret. A nuk është shkruar vallë që Perëndia me vullnetin e Tij na ngjizi me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij, dhe që nuk e kemi zgjedhur ne Zotin por që Zoti na ka zgjedhur ne? Kështu, pra, nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë ndaj atyre që do. Por Perëndia jo vetëm që ka mëshirë për atë që do, por Ai edhe ngurtëson ato që do. Por kush janë ato që Ai ngurtëson? Janë ato të cilët janë paracaktuar për të shkuar në humbje.

Prandaj ekzistojnë enë të mëshirës të përgatitura nga Perëndia për lavdi, dhe enë zemërimi të përgatitura për humbje. Në mes këtyre enëve të zemërimit është edhe antikrishti që do të vijë, sepse Shkrimi thotë se ai duhet të shkojë në humbje. Nuk ka aspak padrejtësi në Perëndinë që vepron në këtë mënyrë, sepse Ai bën gjith atë që do, dhe i lejohet të bëjë me pronën e vet atë që deshiron. Kush mund t’i thotë: ‘Çfarë bën?’ ose ‘Ti ke bërë gabim’? A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjilën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim? [Doktrina] e qëllimit të Perëndisë për të zgjedhur është me rëndësi thelbësore për të kuptuar çfarë do të thotë të jeshë i shpëtuar prej hirit, por edhe për të kuptuar përse jo të gjith njerëzit shpëtohen nga Perëndia.

MISTERI I KRISHTIT

Ne Johebrenjt në mish, të quajtur të parrethprerët nga ato që e quajnë veten të rrethprerë (sepse të tillë janë në mish nga dora e njeriut) në të kaluarën ishim pa Krishtin, të përjashtuar nga qytetaria e Izraelit dhe të huaj për beslidhjet e premtimit, nuk kishim shpresë dhe ishim larg nga Perëndia dhe pa Perëndi në botë. Por Perëndisë i pëlqeu të na afronte tek Vetvetja me anë të vdekjes së Jezu Krishtit. Në fakt nepërmjet vdekjes së Jezu Krishtit, muri që na ndante nga Perëndia dhe nga Judenjtë në mish, u rrëzua, sepse Krishti në mishin e tij ka anuluar shkakun e kësaj armiqësie, domethënë ligjin, që është i përbërë me urdhërime në formë rregullash. Nepërmjet vdekjes së tij në kryq pra Jezusi na ka bashkuar (Johebrenj dhe Hebrenj) në një trup të vetëm me Perëndinë. Këto gjëra i kemi nga hiri i tj, nepërmjet besimit në Krishtin. Tani për këtë arsye ne Johebrenjt në Krishtin jemi trashëgues me Jundenjt nga lindja që janë në Krishtin, gjymtyrë me to i një trupi të vetëm, domethënë [gjymtyrë] të Kishës, dhe me to pjesmarrës të premtimit që u bë në Krishtin Jezus nepërmjet Ungjillit, domethënë të premtimit të jetës së amshuar. Nuk jemi më të huaj dhe të jashtëm por jemi bashkqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë duke qënë të ndertuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, me Krishtin Jezus që është guri këndorë i kësaj ndërtese frymërore që shërben si banesë për Perëndinë nepërmjet Frymës. Ky mister ka qënë nga kohët e lashta i fshehur në Perëndinë, por në mbushjen e kohërave iu shfaq shenjtorëve të Perëndisë, në mënyr që në këtë kohë t’i bëhej e ditur principatave dhe pushteteve në vendet qiellore përmes Kishës shumëllojshmëria e diturisë së Perëndisë. Le të mos harrojmë këtë gjë: që në mënyrë që ne Johebrenjt të merrnim mëshirën nga Perëndia dhe të hynim kështu në pjesmarrjen e popullit të Tij, ishte e domosdoshme që pjesa më e madhe e Judenjve t’i mosbindej Perëndisë; në këtë mënyrë ne morëm mëshirë nga mosbindja e Judenjve. Siç e dimë faktikisht në ditët e Jezusit dhe në ditët e apostujve shumica e Judenjve refuzoi (dhe akoma shumica e tyre refuzojnë) të pranonte Jezusin si Mësian e premtuar duke u shfaqur kështu mosbindës ndaj Perëndisë. Dhe pastaj Perëndia, i neveritur nga kjo mosbindje e tyre, bëri që t’u predikohej Ungjilli i hirit edhe Johebrenjve jo vetëm që të bënte bindës të besimit edhe ato, por edhe për të provokuar xhelozinë e Judenjve mosbindës nepërmjet Johebrenjve besimtarë. Kjo mosbindje e tyre ishte e parathënë nga Perëndia nepërmjet profetëve të tij të lashtë; faktikisht Perëndia pati thënë në mënyra të ndryshme që do të ngurtësonte Hebrenjt për t’i bërë të pengohen në Fjalë. Ato pra kanë qënë paracaktuar që të pengohen; ndërkohë që ne ishim të paracaktuar për të pranuar Fjalën. Ngurtësimi i pjesshëm pra që është prodhuar në Izrael, është vepër e Perëndisë. Por ky ngurtësim është i përkohëshëm, sepse do vijë dita kur Perëndia do të mëshirojë të gjith Judenjt, dhe kjo do të ndodhë kur të vijë plotësimi i Johebrenjve. Atëherë Perëndia do të largojë nga Jakobi paudhsinë dhe do të heqë mëkatet e tyre.

IZRAELI

Hebrenjt (ose Izraelitët) janë pasardhës të Abrahamit, dhe janë populli i Perëndisë, i cili e ka paranjohur dhe të cilit i ka zbuluar orakujt e tij dhe me to Ai bëri një beslidhje pasi i nxorri nga vendi i Egjiptit. Por ato provokuan shum herë zemrimin e Perëndisë, për shkak të kokëfortësisë së tyre. Në Bibel kjo gjë mund të shihet shum qartë. Në shkretëtirë, ndërkohë që po ecnin drejtë tokës së Kananit, dhe pasi hynë në token e premtuar (gjatë kohës së Gjyqtarëve), ato shkelen udhrërimet e Perëndisë, dhe Perëndia i denoi për shkeljet e tyre. Edhe pasi mbretëria e Izraelit u nda në Mbretirinë e Judes me Mbretërinë e Izraelit, populli u rebelua shum herë ndaj Perëndisë duke u dhënë pas idhujtarisë dhe duke bërë shumë mëkate të tjera. Perëndia u dërgoi atyre profetët e tij që t’i përgjëronin për të braktisur veprat e tyre të liga dhe të ktheheshin tek Fjala e tij, por ato nuk donin të dëgjonin, kështu që Perëndia i denoi duke dërguar kundër tyre ushtri të huaja që vranë shumë veta, dhe çuan në robëri shumë (në Asiri dhe Babiloni). Por Perëndia, në mëshiren e tij dhe në besnikërinë e tij nuk i braktisi Izraelitët sepse i bëri të kthehen në tokën e premtuar. Kur pastaj në mbushjen e kohrave Perëndia dërgoi në Izrael Jezusin, Mesinë, për të shpëtuar popullin e tij nga mëkatet e tyre, Judenjt (ose më mirë shumica e Judenjve) nuk e pranuan si Mesia i premtuar nga Perëndia nepërmjet profetëve të lashtë, dhe e vranë nepërmjet Romakëve, të cilët në atë kohë kishin pushtet mbi shtetin e tyre. Populli Izraelit dhe Johebrenjt bënë të gjitha gjërat që dora e Perëndisë dhe këshillimi i Tij kishin paracaktuar që të vinin. Vetëm një numër i vogël Hebrenjsh pranuan Jezusin e Nazaretit si Mesinë për të cilin kishin folur Moisiu në ligjin, dhe profetët. Edhe tani shumica e Hebrenjve që jetojnë në Izrael (por edhe jashtë Izraelit) nuk besojnë që Jezusi i Nazaretit është Mesia; vetëm një numer i vogël beson që Jezusi është Mesia, ato janë mbetja sipas zgjedhjes së hirit, që Perëndia ka paracaktuar për jetën e amshuar; Hebrenjt tjerë u ngurtësuan nga Perëndia në mënyrë që të pengohen në gurin pengues. Por ky ngurtësim i pjesshëm, një ditë do të përfundojë, sepse apostulli Pal dekalaron që në Izrael është formuar një ngurtësim i pjesshëm, deri sa të hyjë plotësimi e Johebrenjve, dhe kështu i gjith Izraeli do të shpëtohet. Perëndia pra, ndonëse ka ngurtësuar shum Hebrenj, nuk e ka refuzuar popullin që ka paranjohur. Ato, për sa i përket Ungjillit, janë armiq për shkakun tonë, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur [nga Perëndia] për shkak të etërve të tyre, sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë, janë pa pendim.

Le të ruhemi që të mos themi: ‘Perëndia e ka refuzuar Izraelin’. Dhe le të mos krenohemi ndaj Hebrenjve mosbindës. Le të kujtojmë gjërat që vijojnë: e para, ne të lindurit Johebrenj, në të kaluarën ishim të përjashtuar nga qytetrimi i Izraelit dhe të përjashtuar nga beslidhjet e premtimit; e dyta, ne u shartuam kundër natyrës në ullirin e butë nepërmjet besimit në Krishtin prej mëshirës së Perëndisë, i cili deshi të na shpëtonte; e treta, rrënja e këti ulliri është Hebraike. Sigurish, nga ky ulli i butë u prenë disa degë për shkak të mosbesimit të tyre, dhe ne u shartuam në të, nepërmjet besimit tonë, por le të kemi kujdes, sepse nëse ne nuk këmbëngulim në mierësinë e Perëndisë, edhe ne do të prehemi.

Refuzojmë Anglo-Izraelizmin.

SHENJTËRIMI

Ne që besojmë në Zotin Jezu Krisht u shenjtëruam nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë, ja përse Shkrimi na thërret ‘shenjtërët’. Pra siç u ka hije shenjtorëve, ne duhet të shenjtërohemi në frikën e Perëndisë, duke urryer dhe duke shmangur të keqen dhe duke bërë të mirën. Me fjalë tjera, si në të kaluarën ne i dedikuam gjymtyrët tona në shërbim të papastërtisë dhe të ligësisë për të bërë të keqen, ne tani duhet të përdorim gjymtyrë tona në shërbim të drejtësisë për shenjtërimin tonë. Dhe nga fakti që ne jetojmë në mes një brezi të shtrembër dhe të degjeneruar, që e quan të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, duhet të kujdesemi për veten tonë dhe të duhet të shqyrtojmë qdo gjë për të parë se çfarë është e pranueshme për Zotin dhe çfarë nuk është e pranueshme për Të. Duhet të shqyrtojmë çdo gjë me anë të Shkrimit; Fryma e Perëndisë që banon në zemrat tona, na udhëzon në çdo të vertetë.

Si Ai që na thirri për lavdinë e përjetshme është i shenjtë, edhe ne duhet të jemi të shenjtë në të gjith sjedhjen tonë. Duhet pra që të privohemi nga lakmitë e mishit dhe nga ëndjet e botës të këtij shekulli keqbërës. Kurvëria, papastërtitë, grykësia, të dehurit, epshet, smira, shthurjet, magjia, xhelozia, lakmia (që është idhujtari), ligësia, armiqësimi, vrasjet, grindjet, zemërimi, zënkat, përçarjet, tarafet, të sharat, dhe tjera gjëra të ngjashme, janë të gjitha vepra mishi nga të cilat ne duhet të heqim dorë (nuk duhet të përzihemi me asnjërin që kërkon të quhet vëlla, duke qënë kurvarë, ose lakmues ose idhujtarë, o fyes, o pijanec ose rrëmbyes; me një të tillë madje as duhet të hamë bashkë). Të gjith ato që jetojnë sipas mishit, ndonse rrojnë, janë të vdekur dhe do të korrin prishje nga mishi i tyre. Të shkuarit në kinema, në teatër, në cirk, në parqe dëfryese, të shkuarit në detë për të qëndruar gjysëm lakuriq për të marrë diell ose për t’u larë, të shkuarit për të parë ndeshjen e futbollit (si ashtu edhe ndeshjet e basketbollit, bejsëbollit, etj.), dëgjimi i muzikës së botës, shikimi i televizorit, të veshurit në mënyrë të pahijshme ose me veshje luksoze, sa për të cituar disa nga lakmitë e kësaj bote, janë të gjitha gjëra që nuk i shkojnë shenjtorëve, si rrjedhojë i themi besimtarëve të ruhen nga to (për sa i përket televizionit i themi shenjtorëve të mos e blejnë dhe të mos e vëndosin në shtëpinë e tyre). Shoqëria e botës është armiqsi kundër Perëndisë.

Ne duhet të jemi të përulur, të mirë, zemërbutë, të drejtë, të mëshirshëm, zemërgjërë me të gjithë, të zgjuar në çdo gjë, mikpritës njëri me tjetrin, plot me dashuri vllazërore (Jezusi ka thënë që prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin), gadi për të rrëfyer gabimet tona njëri tjetrit dhe gadi për të falur si Krishti na fali neve, dhe gadi për të bërë çdo vepër të mirë kur shfaqet rasti.

Pa shenjtërimin askush nuk do të shohë Zotin. Kurvarët, kurorshkelësit, homoseksualët, të zhburrëruarit, vjellësit, koprracët, pijanecët, fyesit, grabitësit, idhujtarët, gënjeshtarët, vrasësit, magjistarët, frikacakët, të neveritshmit, dhe të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

VENDOSJET E APOSTUJVE DHE TË PLEQËVE NË JERUZALEM

Rreth gjysmës së shekullit të parë pas Krishtit, apostujt dhe pleqët u mblodhën në Jeruzalem për të diskutuar një qështje të rëndësishme, domethënë u mblodhën për të vendosur nëse duhej t’u urdhërohej Johebrenjve (që kishin besuar në Jezu Krisht) të rrethpriteshin dhe të praktikonin ligjin e Moisiut. Ato vendosen që Johebrenjve nuk duhej t’u imponohej ngarkesë tjetër përveq këtyre gjërave të nevojshme, domethënë që duhej të heqnin dorë nga gjërat e flijuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria. Ne Johebrenjt në Krishtin Jezus pra jemi të detyruar të praktikojmë këto vendosjet që morën apostujt dhe pleqët në Jeruzalem. Pra duhet të heqim dorë nga kurvëria (marrdhëniet seksuale me ndokënd pa e pasur grua apo burrë), nga mishi i atyre kafshëve që u është marrë fryma apo që janë mbytur për shtrëngim, nga mishi ose gjërat që paganët i ofrojnë idhujve të tyre, dhe nga gjaku, ashtu si edhe nga çdo ushqim me bazë gjaku.

VEPRAT E MIRA

Ne të Krishterët, duke qënë se jemi njerëz që u penduan dhe besuan në Zotin Jezu Krisht, duhet të bëjmë vepra të denja pendimi. Këto vepra janë quajtur vepra të mira Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. Krishti ka dhënë veten e tij për ne me qëllim që të pastronte një popull të vetin të zedhshëm në vepra të mira. Besimi pa vepra është i vdekur, në të njejtën mëyrë si trupi pa frymë. Veprat e mira duhet të ndjekin besimin; nepërmjet tyre ne konfirmojmë haptazi rrëfimin tonë të besimit, nderojmë Ungjillin, dhe nxisim njerëzit të lavdërojnë Perëndinë nga bindja jonë ndaj Ungjillit. Për çdo vepër të mirë që ne bëjmë, ka një shpërblim nga ana e Perëndisë, sepse Perëndia është i drejtë.

Jemi të thirrur t’u bëjmë mirë të gjithve, por në veçanërisht atyre të familes së besimtarëve. Duhet të kujtohemi për të varfërit ndër shenjtorët dhe të vizitojmë të vejat dhe jetimët në shtrëngimet e tyre. Kush di të bëjë të mirën dhe nuk e bën, kryen mëkat.

PËRNDJEKJE

Jezu Krishti, Zoti ynë dhe Shpëtimtari ynë, ka thënë nëse kanë përndjekur Atë, do të përndjekin edhe ne që jemi dishepujt e tij. Ne pra jemi të thirrur të vuajmë për dashuri të emrit të tij. Me fjalë tjera, ne jemi të thirrur për të marrë pjesë në vuajtjet e Krishtit. Por ne nuk kemi turp të vuajmë si të Krishterë, por lavdërojmë Perëndinë duke mbajtur këtë emër. Jemi plotësisht të bindur që vuajtjet e kohës së tashme nuk mund të krahasohet aspak me lavdinë që do të shfaqet për ne në ditën e Krishtit. Për këtë ne durojmë me vazhdimisht vuajtjet tona, dhe ia besojmë shpirtrat tanë Krijuesit tonë besnik, duke bërë të mirën, sepse kur Krishti do të shfaqet, atëherë edhe ne do të shfaqemi me të në lavdi dhe do të kënaqemi duke u ngazëlluar; ndërkohë ato që na përndjekin do të shpërblehen me vuajtje.

Vuajtjet janë të domosdoshme sepse vuejtja prodhon durim, durimi eksperiencë dhe eksperienca shpresë. Ja pëse ne i konsiderojmë të ngjashme me një gëzim të madh sprovat e ndryshme ndër të cilat ndodhemi për dashuri të Zotit. Ne duhet të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë nepërmjet shumë shtërngimesh.

GYKIMET E PERËNDISË

Shkrimi pohon duke thënë: kush kursen thupren, urren birin e tij, por kush e do, e korrigjon në kohë. Pra nëse një atë tokësor korrigjon bijtë e tij nga dashuria që ka për to, sa më shum Ati ynë qiellor, i cili në dashurinë e Tij të madhe nuk kurseu Birin e tij por e dha për të gjith ne, do të na korrigjojë neve! Nëse Perëndia do kursente korrigjimin e dobishëm për të cilin kemi nevojë, Ai nuk do ishte një atë i mirë por një atë i keq. Perëndia pra, na korrigjon duke ekzekutuar gjykimet e Tij ndaj nesh, dhe e bën për dobinë tonë, në mënyrë që të jemi pjesmarrës të Shenjtërimit të Tij dhe që të mos jemi të denuar me botën. Le të ruhemi pra që të mos përçmojmë disiplinen e Zotit.

Perëndia ekzekuton gjykimet e Tij edhe ndaj të jashtëve. Ai është një gjyqtarë i drejtë që zemërohet çdo ditë. Gjykimet e tij ekzekutohen në të gjith tokën.

MUNDËSIA E TË SKADUARIT NGA HIRI

Një besimtarë mund të skadojë nga hiri dhe të shkojë në humbje. Perëndia në fakt thotë që ato që janë ndriçuar një herë, që kanë shijuar dhuntinë qiellore, që janë bërë pjestare të Frymës së Shenjtë, dhe që kanë shijuar fjalën e mirë të Perëndisë dhe fuqitë e jetës së ardhshme, nëse rrëzohen – domethënë nëse mohojnë Zotin, duke mbajtur për profan gjakun e beslidhjes me të cilin më parë u shenjtëruan, dhe fyejnë Frymën e hirit -, është e pamundur t’i sjellësh akoma në pendim, sepse e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë; dhe Ai thotë edhe që i drejti do jetojë prej besimit dhe nëse tërhiqet prapa, shpirti i Tij nuk do e pëlqejë.

Le të ruhemi pra që të qëndrojmë në besim deri në fund dhe të mos hedhim tutje çiltërsinë tonë e cila ka një shpërblim të madh, dhe të shenjtërohemi në frikën e Perëndisë duke hequr dorë nga çdo dhoj ligësie dhe duke bërë çdo vepër të mirë për lavdinë e Perëndisë. Në këtë mënyrë ne do të përforcojmë sigurinë e thirrjes dhe zgjedhjes sonë, nuk do të pengohemi kurrë, dhe begtisht do të na hept hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit tonë Jezu Krisht.

KISHA

Kisha është Asalmbleja e të shpënguarve, domethënë asambleja e gjith atyre që u shpenguan nga pushteti i errësirës dhe u çuan në Mbretërinë e Birit të Perëndisë, në të cilin ato kanë çlirimin me anë të gjakut të Krishtit, faljen e mëkateve të tyre sipas pasurisë së hirit të tij. Të gjith ato që janë pjesë e saj pra janë të sigurtë që u shpëtuan nga mëkatet e tyre dhe nga humbja e përjetshme. Njeriu mund të bëhet pjesë e Kishës nepërmjet besimit në Jezu Krishtin, i cili ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. Kisha është trupi i Krishtit dhe secili besimtarë është pjesë e tij; por besimtarët kanë dhunti të ndryshme sipas hirit që u është dhënë secilit. Kryetari i Kishës është Jezu Krishti.

Kisha e një vendi duhet të udhëheqet nga një pastor dhe nga disa pleqë (ose peshkopë) të cilët duhet të ndihmohen nga dhjakët. Ai që deshiron të bëhet plak duhet të jetë i paqortueshëm, burrë i një gruaje të vetme, të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët, të mos jepet pas verës, të mos jetë i dhunshëm, të mos jetë koprac, por i butë, jo grindavec, të mos lakmojë paranë; njeri që e qeveris mirë familjen e vet dhe i ka fëmijët të bindur me çdo lloj mirësjellje; (sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?), të mos jetë i posakthyer në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në denimin e djallit. Duhet dhe të ketë një dëshmi të mirë nga ato të jashtmit, në mënyrë që të mos bjerë në turp dhe në grackën e djallit. Ai që dëshiron të bëhet dhjak duhet të jetë dinjitoz, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepet pas verës së tepërt, të mos lakmojë fitime të palejuara; njeri që e ruan misterin e biesimit me ndergjegje të pastër. Kandidatët që duan të shërbejnë si peshkop dhe ato që duan të shërbejnë si dhjakë, duhen më parë të provohen, dhe pastaj duhen të pranohen po të jenë të patëmetë. Pastori dhe pleqët kanë përdetyrë të kullotin delet e Zotit (duke i ushqyer frymërisht, duke i ruajtur dhe duke i qortuar) jo me detyrim, por me vullnet të lirë sipas Zotit, jo për përfitim të pandershëm, por me vullnet të mirë, dhe jo si zotërues mbi ata që u janë besuar, por duke dhënë veten si shembull. Dhjakët duhet të ndihmojnë pastorin dhe pleqët. Ato që marrin mësim në Fjalën, kanë përdetyrë ti ndajnë të gjitha të mirat e tyre ndaj atyre që i mësojnë. Ato janë të denjë, në fakt Zoti ka urdhëruar që ato që predikojnë Ungjillin duhet të jetojnë me Ungjillin. Askush nuk shkon ushtar me shpenzime të veta, dhe ai që kullotë grigjën, ka drejtë të ushqehet me qumështin e grigjës. Udhëheqësve duhet tu bindemi, duhet ti duam dhe duhet ti vlersojmë shumë për shak të veprës së tyre. Nuk duhet të pranohet asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre deshmitarë.

Kur Kisha mblidhet, kulti i Zotit duhet të bëhet në një atmosferë plot me frikë ndaj Perëndisë, domethënë duhet të bëhet në mënyrë të rregullt. Prandaj predikimi, mësimi, lutjet, këngët (të cilat mund të shoqërohen nga strumente muzikore), dëshmitë, dhe ushtrimi i dhuntive të Frymës së Shenjtë, duhet të udhëhiqen nga frika e shenjtë e Perëndisë. Nuk duhet të lejohen as gjëra që nuk janë të rëndësishme, as barcaleta dhe as tallje. Ashtu si nuk duhet të tolerohen sjelljet e parregullta që vijojnë: gra që japin mësim, e ashtuquajtura ‘qeshja e shenjtë’, imitimi i tingujve të kafshëve, predikues që shtyejnë njerëzit për ti rëzuar në tokë, predikues që fryejnë mbi besimtarët, çdo formë sugjestionimi i ushtruar mbi besimtarët që të flasin në gjuhë, skena teatrale dhe çdo gjë tjetër që mund të trishtojnë Frymën e Shenjtë me të cilën jemi vulosur. Besimtarët janë të thirrur të kenë të gjith një mënyrë të foluri, dhe të mos kenë përçarje midis tyre por të jenë të bashkuar në mënyrë të përkyer duke pasur një mendje të vetme dhe një mënyrë të vetme dëgjimi. Ato duhet të jetojnë në paqe mes tyre; të qortojnë të parregulltit; të ngushëllojnë zemërlëshuarit dhe të ndihmojnë të dobëtit. Nuk duhet të tolerohen as xhelozitë as grindjet. Besimtarët duhet të përshëndeten me një puthje të shenjtë.

Kisha duhet të aktivohet që të përhapë në botë Ungjillin e hirit të Perëndisë. Por përhapja e Ungjillit duhet të bëhet, jo për smirë ose për grindje, por me vullnet të mirë. Përmëtepër, Ungjilli nuk duhet të përhapet duke u bazuar në mjete të palejueshme, si pëshembull me skena teatrale dhe me muzikë rrok, të cilat përdoren nga disa për të tërhequr personat. Predikimi i Ungjillit duhet të bëhet me fuqi, me Frymën e Shenjtë dhe me shum siguri. Njerëzve duhet tu thuhet me shum qiltërsi që duhet të pendohen nga mëkatet e tyre dhe të besojnë në Zotin Jezu Krisht – domethënë që Ai vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall për drejtësimin tonë – për të marrë faljen e mëkateve të tyre dhe për tu shpëtuar, edhe që, nëqoftëse do të refuzojnë të pendohen dhe të besojnë në Zotin Jezu Krisht, kur të vdesin do zbresin në Hades (që është ferri), dhe pastaj në ringjalljen e të padrejtëve do të hillen në flakën e përjetshme. Kisha duhet të dëshirojë dhe të presë që Zoti të konfirmojë Ungjiillin me shënja dhe mrekulli.

Kisha lokale është e pamvarur dhe duhet të qëndrojë kështu, pra nuk duhet të bashkohet me Kisha të tjera për të formuar një denominacion me një President, një Segretarë, një Arkëtarë, një Këshillë të Përgjithshëm, një Statut, etj, etj. Një formë e tillë organizate kishëtare nuk është biblike pra duhet të refuzohet. Kisha nuk duhet të bëjë aleancë me Shtetin ose të kërkojë nga ky privilegje, sepse Shkrimi mëson që Kisha primitive ishte e shkëputur nga Shteti. Historia e Kishës na mëson se çdo herë që Kisha ka bërë aleancë me Shtetin, për të përfituar nga ky privilegje, ajo është korruptuar, është bërë arrogante dhe ka shkelur pjesë të këshillimit të Perëndisë.

Në mesin e Kishës ndodhen veprues skandalesh që përçmojnë fjalët e Zotit tonë Jezu Krisht dhe ato të apostujve të shenjtë. Këto janë njodha dhe turpe, shërbejnë barkun e vet por jo Zotin tonë, e kanë mendjen në gjërat e mishit, janë arrogantë dhe të paftyrë, dhe me fjalime të ëmbla dhe lajkatare mashtrojnë zemrën e të thjeshtit. Këto mësojnë gjëra që nuk duhet të mësonin, për lakmi fitimi të pandershëm. Për faj të këtyre veprues skandalesh rruga e së vërtetës shahet. I nxisim shenjtorët të ruhen nga to, të demaskojnë veprat dhe rrenat e tyre, dhe të lergohen nga to. Besimtarët duhet të heqin të ligun nga mesi i tyre.

Lokali i kultit nuk është shtëpia e Perëndisë, sepse sipas Shkrimit, shtëpia e Perëndisë është Kisha e Perëndisë së gjallë.

URDHËRIMET

Pagëzimi në ujë

Jezu Krishti, para se të lartësohej në qiell në të djathtën e Atit, i urdhëroi apostujve të shkonin e të bënin dishepuj nga të gjith popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Kush beson në Ungjillin e hirit të Perëndisë duhet pra të pagëzohet menjëherë në ujë – me një zhytje të vetme – në emër të Atit të Birit dhe të Frymës së Shejtë. Pagëzimi në ujë është një akt i jashtëm i cili dëshmon që në besimtarin ka ardhur lindja e re: zhytja e tij figuron varrosjen e njeriut të vjetër, kurse dalja e tij nga uji figuron ringjalljen e tij me Jezusin. Ne pra jemi varrosur me Krishtin me anë të pagëzimit në vdekjen e tij, në mënyrë që ashtu si Krishti u ringjall nga të vdekurit me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecnim në jetë të re. Pagëzimi në ujë është kërkesa e një ndërgjegje të mirë e bërë Perëndisë.

Pagëzimi pra, meqë ndjek aktin e të besuarit, nuk pastron nga mëkatet dhe nuk rigjeneron njeriun; dhe përmëtepër, meqë ndjek aktin e të besuarit, nuk mund ti administrohet të porsalindurve.

Darka e Zotit

Darka e Zotit konsiston në një rit gjatë të cilit ne hajmë bukë dhe pijmë nga fryti i vreshtit për të shpallur vdekjen e Zotit Jezu Krisht deri sa Ai të vijë. Buka figuron trupin e Krishtit, ndërkohë fryti i vreshtit gjakun e tij. Buka që ne thyejmë është bashkësia me trupin e Krishtit, kupa që ne bekojmë është bashkësia me gjakun e Krishtit. Refuzojmë transustancionin dhe konsustacionin. Ky rit u dha nga Krishti Jezus natën kur u tradhtua ndërkohë që gjindej në darkë me dymbëdhjetë apostujt e tij. Para se ti afrohemi bukës dhe kupës së Zotit duhet të ezaminojmë veten tonë për të mos tërhequr mbi ne gjykimin e Perëndisë. Po, sepse ato që hajnë bukën ose pijnë nga kupa e Zotit padenjësisht denohen nga perëndia me sëmundje ose me vdekje.

PAGËZIMI MË FRYMË TË SHENJTË

Pagëzimi me Frymë të Shenjtë është një pagëzim që Jezu Krishti ua administron atyre që besojnë në emrin e tij. Nepërmjet këtij pagëzimi i Krishteri vishet me pushtet nga lart pikërisht ashtu si dishepujt e parë të Zotit kurë – pak pasi Jezusi u mor në qiell – u pagëzuan më Frymën e Shenjtë në qytetin e Jeruzalemit ditën e Rrëshajëve. Kur i Krishteri pagëzohet me Frymë të Shenjtë ai mbushet me Frymë të Shenjtë dhe fillon të flasë në gjuhë tjetër ashtu si Fryma i jep të flasë, pikërisht ashtu si ndodhi me dishepujt e parë ditën e Rrëshajëve. E folura në gjuhë pra është shënja e jashtme që konfirmon që një i Krishterë është pagëzuar me Frymë të Shenjtë ose mbushur me Frymë të Shenjtë.

Pagëzimi me Frymë të Shenjtë është një eksperiencë që ndodhë pas shpëtimit të mëkateve dhe rigjenerimit ose lindjes së re (që përjetohen mabsi njeriu pendohet për mëkatet e veta dhe beson në Jezu Krishtin). Pra nepërmjet këtij pagëzimi nuk përjetohet shpëtimi, dhe as rigjenerimi, por thjeshtë veshja me pushtet dhe dhënia e kapacitetit për t’u lutur dhe për të bekuar Perëndinë në gjuhë tjetër, sepse këtë gjë bën ai që flet në gjuhë tjetër. Kur Shkrimi thotë që Fryma e Shenjtë ndërmjetëson për shenjtorët sipas Perëndisë, e ka fjalën për lutjen që besimtari bën nepërmjet Frymës së Shenjtë. Një i Krishterë mund t’a marrë pagëzimin me Frymë të Shenjtë kur është duke u lutur por edhe kur nuk është duke u lutur, nepërmjet vënies së duarve por edhe pa vënien e duarve.

DHUNTITË E SHËRBESËS

Zoti Jezu Krisht i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues, për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe i njohjes së Birit të Perëndisë, te një burrë i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit; që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre në artet mashtruese të gabimit; por duke ndjekur të vertetën dhe dashurinë, të rritemi në çdo gjë ndaj atij që është kreu, domethënë Krishti. Kush ka marrë secilën nga këto shërbesa duhet t’a përdorë për shërbimin e të tjerëve, duke mos e përdorur për interresat e tij personale. Ai është një administrues i mistereve të Perëndisë dhe duhet të gjindet besnik.

Apostulli është ai që dërgohet nga Perëndia për të predikuar Ungjillin një populli (ose në vende akoma të pa ungjillëzuara) dhe për të themeluar Kisha; profeti është ai që ka marrur dhuntinë e profetizimit dhe dhunti zbulimi (kur shenjtorët mblidhen, të flasin dy ose tre profetë, dhe të tjerët të gjyykojnë; dhe nëse një zbulesë u jepet atyre që janë të ulur, i përparshmi të qëndrojë në heshtje); ungjilltari është ai që shkon nga një qytet në tjetrin për të predikuar Ungjillin; bariu [ose pastori] është ai që është thirrur nga Perëndia për të kullotur Kishën lokale, dhe mësuesi [ose doktori] është ai që ka një dituri shum të thedhë të Fjalës së Perëndisë (prandaj njeh mirë doktrinat biblike), dhe ka një kapacitet të spikatur për të mësuar Fjalën e Perëndisë dhe për të kundërshtuar [hedhur poshtë] doktrinat e rreme.

DHUNTITË E FRYMËS SË SHENJTË

Fryma e Shenjtë shpërndanë dhuntit e tij secilit si do Ai vetë. Këto dhunti janë ato që vijojnë: fjalë diturie; fjalë njohurie; besim; dhunti shërimi; fuqi për të bërë mrekulli; profeci; dallimin e frymërave; larmi gjuhërash; dhe interpretimin e gjuhëve. Edhe këto dhunti, si ato të shërbesës, jepen për ndërtimin e Trupit të Krishtit dhe për perfeksionimin e shenjtorëve. Edhe këto dhunti duhet, nga ai që i merr, të ushtrohen për shërbimin e të tjerve.

Fjala e diturisë është zbulesa e një ngjarjeje të ardhshme (kjo dhunti nuk manifestohet vetëm duke parathënë ngjarje që do ndodhin, por edhe duke dhënë ato urdhërime hyjnorë, bindja e të cilave, bën që ato ngjarje të ndodhin); fjala e njohurisë është zbulesa e një fakti që ka ndodhur ose që është duke ndodhur; dhuntia e besimit konsiston në një besim të veçantë nepërmjet së cilës besimtari vihen në gjëndje të kryejë vepra të jashtzakonshme [prodigi]; dhuntitë e shërimeve lejojnë shërimin e të sëmurëve; dhuntia e fuqisë për të bërë mrekulli lejon të kryhen mrekulli; dhuntia e profecisë lejon t’i flitet njerëzve një fjalim ndërtimi, ngushëllimi dhe nxitjeje (kur shenjtorët mblidhen bashkë, të gjith ato që kanë dhunti profecie mund të profetizojnë një nga një në mënyrë që të gjith të marrin mësim dhe të ngushëllohen); dhuntia e dadhimit të frymërave lejon dadhimin e frymërave të liga në mënyrë që të demaskohen veprat e tyre djallëzore dhe të dëbohen në emër të Jezu Krishtit; dhuntia e larmisë së gjuhrave është capaciteti i mbinatyrshëm i të folurit në gjuhëra të huaja dhe dhuntia e interpretimit të gjuhrave është kapaciteti i interpretimit të asaj që u është thënë në gjuhë tjetër Perëndisë. Po, sepse ai që flet në gjuhë tjetër i drejtohet Perëndisë duke u lutur, duke e falenderuar ose duke folur për gjërat e mëdha të Perëndisë. Kur shenjtorët mblidhen, nëse ka ndonjë që flet në gjuhë tjetër, të jenë dy ose tre maksimumi që flasin; dhe njëri as tjetrit; dhe një të interpretojë; dhe nëse nuk ka kush interpreton, të heshtin në kishë dhe t’i flasin vetes dhe Perëndisë. Ne duhet t’i dëshirojmë me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore.

VIZIONE, ËNDËRRA, ZBULIME

Perëndia u flet njerëzve nepërmjet vizioneve dhe ëndërrave, ose vetëm nepërmjet zërit (pra në këtë rast pa ndihmen e një vizioni ose një ëndërre). Kur Ai i flet jobesimtarëve e bën për t’i drejtuar te Krishti Jezus, me fjalë tjera për t’i shpëtuar nga mëkatet e tyre dhe nga humbja e përjetshme. Kur Ai i flet shenjtorëve e bën për t’i inkurajuar, ngushëlluar, qortuar, mësuar, lajmëruar. Perëndia mund të bëjë të ditur shenjtorëve një ngjarje që ka për të ndodhur, një ngjarje të fshehur që ka ndodhur, identitetin e vërtetë e një personi, dhe mund t’i thojë atyre të shkojë në ndonjë vend të caktuar ose që të bëjnë një gjë të caktuar. Perëndia mund të zbulojë edhe prezencen e frymërave të liga brenda një personi ose një vendi.

Perëndia nuk mund të gënjejë, pra nuk mund të zbulojë një ngjarje të ardhme që nuk mund të ndodhë ose një ngjarje që nuk ka ndodhur. Pra në rastin e një parathënie të ndonjë ngjarje të ardhme, nëse ajo nuk ndodhë, ai që e ka bërë parathënien e ka bërë për mendjemadhësi; dhe në rastin nëse ndokush thotë që Zoti i ka zbuluar ndonjë ngjarje që ka ndodhur, nëse ai fakt nuk ka ndodhur do të thojë që ai që ka folur ka gënjyer. Perëndia nuk mund të zbulojë doktrina që anulojnë Shkrimin e Shenjtë, ashtu si nuk mund të zbulojë një tjetër Ungjillë, ose gjoja një ‘Ungjillë të plotë’ ose ndonjë ‘plotësim Ungjilli’ sikur Ungjilli i shkruar në Bibel të mos ishte i plotë. Të gjith ato vizionet, të gjith ato ëndërrat dhe të gjith ato zbulesat që rezultojnë të jenë bërë nga mendjemadhësia, të rreme dhe në kundërshtim me mësimin e Shkrimit të Shenjtë duhen rrefuzuar pa hezitim.

Perëndia ndonjëherë na udhëzon edhe nepërmjet vizioneve, ëndërrave dhe zbulesave. Po them ‘ndonjëherë’ sepse jo gjithmënë Perëndia përdorë këto mjete për të na bërë të shkojmë në ndonjë vend, ose për të na bërë të bëjmë ndonjë gjë të veçantë, ose për të na bërë të takojmë ndokënd. Në pjesëm më të madhe të rasteve Perëndia na udhëzon nepërmjet Shkrimeve, nepërmjet impulseve që Fryma e Perëndisë na jep brënda nesh për ndonjë drejtim ose për ndonjë tjetër dhe nepërmjet rrethanave që Ai krijon dhe ndërron sipas këshillimit të vullnetit të Vet.

SHËRIME, MREKULLI, SHENJA DHE VEPRA TË FUQISHME

Perëndia shëron, kryen mrekulli dhe bën shenja dhe vepra të fuqishme. Të sëmurët pra mund të shërohen nepërmjet besimit të tyre në Jezu Krishtin, të verbërit të fitojnë shikimin, memecët të flasin, të çalët të ecin. Të vdekurit mund të ringjallen në emër të Jezu Krishtit. Demonët mund të debohen me autoritet në emër të Jezu Krishtit (demonët dëbohen me ndihmen e Frymës së Shenjtë). Me anë të besimit në Krishtin mund të bëhen edhe shenja të tjera të fuqishme përveç atyre të sapocituara.

Nepërmjet shërimeve, mrekullive, shenjave dhe veprave të fuqishme të bëra në emër të Zotit Jezu Krisht, nepërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë të Perëndisë, Ungjilli konfirmohet, shenjtorët inkurajohen dhe ngushëllohen, dhe jobesimtarët (disa, jo të gjith) tërhiqen në bindjen e besimit.

Disa nga predikuesit që bëjnë shërime, dëbojnë demonët dhe bëjnë shenja dhe çudira në emër të Jezu Krishtit, nuk jetojnë një jetë autokontrolli, të drejtë dhe të perëndishme, sepse janë punëtorë të këqinj. Nga to duhet të kemi kujdes dhe të largohemi.

Të gjitha shenjat dhe çudirat e bëra nga magjistarët, shtrigat, ose nga çdo shërbëtorë të djallit, duhen të hillen poshtë dhe të demaskohen sepse janë vepra të djallit.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://www.lanuovavia.org/indice_quello_che_crediamo_e_insegniamo.html


Faqe në zhvillim e sipër – Azhornimi i fundit 31 korrik 2016

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *