Gruaja dhe stolisja

bigiotteriaStolisja me vathe, byzylykë, gjerdane dhe bizhuteri të ndryshme, për një bijë të Perëndisë, domethënë për një grua që i kushtohet perëndishmërisë, është e ndaluar nga Fjala e Perëndisë. Apostulli Pal në fakt thotë: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteu 2:9), dhe Pjetri në mënyrë të ngjashme shprehet kështu: “Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura” (1 Pietri 3:3).

Shiko, motër në Zotin, çdo bizhuteri shërben t’a bëjë gruan tërheqëse, joshëse dhe fodulle; të gjitha janë gjëra që duhet të shmangesh ndërsa je bijë e Perëndisë. A don të tërheqësh shikimet e burrave mbi ty? A don ndoshta të jesh në qendër të vemendjes? A don ndoshta të dukesh kryelartë? Nuk besoj që do këto gjëra, në qoftëse e do Zotin me të vertetë. Pra heqi gjith këto stoli kote dhe hidhi në plehra. Mos hezito; bëje menjëherë dhe do ti bësh mir vetes.

Kujtohu që Sara (ti je bija e saj) nuk stolisej me bizhuteri sepse ishte një grua që friksohej nga Perëndia (kfr. 1 Pjetri 3:5).

Hiri i Zotit qoftë me gjith ato që e duan Zotin Jezus me sinqeritet.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-donna-e-il-mettersi-addosso-dei-gioielli/

Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra

qekan, qakiq, gjyqtarëApostulli Pal i ka shkruar shenjtorëve Thesalonikas: “Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t’i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë. Sepse ju e dini se ç’urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus. Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë, dhe që askush të mos mashtrojë ose t’ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam. Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë” (1 Thesalonikasve 4:1-8).

Pra, urdhërimet që apostujt u dhanë shenjtorëve trgojnë vullnetin e Perëndisë ndaj shenjtorëve, dhe kur vihen në prakitikë nga njerëzit, mund të themi që janë duke ecur në mënyrë të denjë ndaj Ungjillit, dhe pra janë njerëz që i pëlejn Perëndisë në të gjith sjelljen e tyre. Pra, duke vënë në praktikë këto urdhërime i pëlqehet Perëndisë.

Nëse do i përçmonim? Do jemi debitorë përpara tyre, dhe do të tërheqim mbi ne zemërimin e Perëndisë, sepse ai që përçmon ato rregulla nuk përçmon një njeri por Perëndinë e Plotfuqishëm, i cili e dimë që tha: “ata që më përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime” (1 Samueli 2:30). Si i përçmon? Duke u hakmarrë me to për mosbindjen e tyre. Pali është i qartë kur thotë që Zoti është hakmarrës për të gjith këto gjëra.

Por pse Perëndia nuk toleron që ne të përçmojmë urdhërimet e tij? Sepse ai na ka thirrur që të jemi të shenjtë, dhe mosbindja e këtyre urdhërimeve do të thotë të mos i përgjigjemi thirrjes që na bëri, duke bërë kështu që të shahet [nga njerëzit] doktrina e Tij dhe rruga e së vertetës.

Le të kemi kujdes për veten tonë vëllezër, duke shqyrtuar rrugët tona, që Perëndia ynë i madh të mos hakmerret me ne.

Hiri qoftë me ju

 

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/06/08/il-signore-e-un-vendicatore-in-tutte-queste-cose/

Perëndia na mbron

rreze dielli në ishullShkrimi mëson që Perëndia ynë nuk dremit dhe nuk fle, por na mbron vazhdimisht.

Ja çfarë është shkruar në Psalmet: “Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë” (Psalmi 121).

Meqë Perëndia ynë është mbrojtësi ynë, Ai na shpëton nga shum rreziqe që mund të takojmë dhe këtë e bën në mënyra të ndryshme. Dhe disa herë ne nuk e dallojmë ndërhyrjen e Tij që bën për të na shpëtuar nga një rrezik ose e dallojmë vetëm kohë më pas.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/06/01/dio-ci-protegge/

Përmbytja e Nashville, 2 Maj 2010

Duke parë këtë video të përmbytjes që ndodhi në qytetin e Nashville në datën 2 Maj 2010 me kanë ardhur në mendje fjalët: “Në rast se (PERËNDIA) i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t’i lërë të lira, përmbytin tokën” (Jobi 12:15). Perëndia lëshon gjykimet e tij në tokë. Le ta kemi frikë dhe të dridhemi përpara tij. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/15/alluvione-di-nashville-2-maggio-2010/

Lexo edhe artikullin: Perëndia

Zoti e mbushi Jereminë me indinjatë

Jeremia nuk shkonte me shumicën e njerëzve rebel, por u ulte veçmas, dhe besoj që dëshira e tij ishte ajo që të gjente bashkpunues për vepren e Zotit, por deri sa ti gjente, ai po rrinte vetëm dhe po zemërohej për veprat e liga që bëntë pupulli i Zotit në atë kohë. Le të themi që edhe sot ndodh e njejta gjë, domethënë ka shërbëtorë që ulten veçmas, sepse shumica janë të korruptuar dhe ndjekin deshirat e zemres së tyre të korruptuar.
Ja si u lut Jeremia: “Ti e di, o Zot; më mbaj mend mua dhe më vizito … në ngadalësinë e zemërimit tënd mos më merr me vete; dije që për hirin tënd e mbajta turpin. Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime, sepse emri yt kërkohet nga unë o Zot, Perëndi i ushtrive. Unë nuk u ula në kuvendin e tallësve, as nuk u gëzova; por për shkak të dorës sate unë u ula veçmas, sepse ti më kishe mbushur me indinjatë” (Jeremia 15:15-17)

Për dashuri të Perëndisë edhe un jam i kënaqur si Jeremia të mbaj TURPIN e njerëzve injorant mbi mua.

Zoti i mbush me indinjatë ato që shenjtërohen dhe që e kanë frikë, dhe kjo indinjatë është një formë zelli që të shtyen të FLASËSH KUNDËR atyre që veprojn keq dhe mësojnë gjëra të mbrapshta.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Aldo Prendi