Vendimet e apostujve dhe pleqëve që u morën në Jeruzalem u duhen transmetuar shenjtorëve

gerusalemmeRreth gjysmës së shekullit të parë pas Krishtit, apostujt dhe pleqët u mblodhen në Jeruzalem për të diskutuar një çështje të rëndësishme, për të vendosur nëse do ishte e nevojshme t’i urdhërohej Johebrenjve (të cilët kishin besuar në Jezu Krishtin) që të rrethpriteshin dhe të zbatonin ligjin e Moisiut. Ato si përfundim vendosën që Johebrenjve nuk u duhej ngarkuar peshë tjetër përveç këtyre gjërave të dobishme, domethënë të heqnin dorë nga mishrat e flijuar idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.
Ja çfarë është shkruar: «Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit, me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: “Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje. Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin, na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t’i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal, njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit. Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t’ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra. Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme: që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë”» (Veprat e apostujve 15:22-29).
Ato pra që janë të ngarkuar në Zotin për të mësuar shenjtorët, duhet t’i transmetojnë shenjtorëve vendimet e apostujve në mënyrë që të zbatohen. Duhet të bëjnë pra atë që bënë apostujt e Zotit, sikurse është shkruar: “Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem” (Veprat e apostujve 16:4).
Nëse frekuentoni një Kishë në të cilën udhëheqësit e saj nuk mësojnë nga podi se duhet të heqim dorë nga kurvëria, domethënë nga marrdhëniet seksuale me çdo njeri që nuk është gruaja ose burri i ynë; nga gjërat e mbytura, domethënë nga mishrat e atyre kafshëve që janë mbytur nga pengimi i frymarrjes apo nga shtrengimi qafor; nga gjërat e flijiuara idhujve, domethënë nga mishrat ose gjërat që paganët i ofrojnë idhujve të tyre (në Itali katolikët romakë i ofrojnë idhujve të tyre gjëra të ndryshme në disa raste); dhe nga gjaku, domethënë nga pirja e gjakut të kafshëve ose nga të gjitha ushqimet me bazë gjaku; dhe ka mundësi që të shpjegojnë këtë sjedhje duke thënë që sot nuk është më e dobishme të flasim për këto gjëra, ose thonë që disa nga ato kanë rënë poshtë, pra janë tejkaluar; po them, atëherë duhet të dilni dhe të ndaheni nga ajo Kishë, sepse ajo Kishë nuk pranon t’i mbajë vendimet në Zotin që moren apostujt dhe pleqët.

Askush të mos ju mashtrojë me fjalë boshe, vëllezër.

Hiri i Zotit tonë qoftë me ju

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Le decisioni prese dagli apostoli e dagli anziani a Gerusalemme vanno trasmesse ai santi

Jezu Krishti nuk ndëshkon?

Jezu Krishti ndëshkon, në fakt është shkruar: “Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t’i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve. Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua. Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre; Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta” (Zbulesa 2:20-23).

Aldo Prendi

Ungjilli i shpëtimit tonë

djelliFjala Ungjill vjen nga greqishtja Euanghelion që do të thojë ‘lajm i mir’.

Por cili është ky lajm i mir? Apostulli Pal na e thotë në një nga letrat e tij dërguar Korintasve me këto fjalë: “Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni, dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot. Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve. Më së fundi m’u shfaq edhe mua, si në dështimit. Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë” (1 Korintasve 15:1-9).

Ky është Ungjilli i hirit të Perëndisë (kfr. Veprat e apostujve 20:24) me anë të cilit ai që beson në të shpëtohet nga mëkatet e tij dhe merr jetën e përjetshme. Ai është pra fuqia e Perëndisë për shpëtimin e secilit ë bson, siç thotë Pali në letren e Romakëve (kfr. Romakëve 1:16).

Le të jetë ky Lajmi i hirit që i predikohet mëkatarëve për shpëtimin e tyre, por edhe t’i kujtohet shenjtorëve në mënyr që ta mbajnë ashtu siç është deri në fund dhe të marrin kështu koronen e jetës.

Në qoftëse ndokush ju shpall ndonjë Ungjill të ndryshëm nga ky, qoftë mallkuar (kfr. Galatasve 1:9) përpara Perëndisë dhe ëngjëjve të tij të shenjtë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/il-vangelo-della-nostra-salvazione/

Një nxitje gjithnjë aktuale

Një nxitje gjithnjë aktuale që apostulli Pal na bën të gjith neve:

“Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne. Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë. Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat” (Filipianëve 3:17-21)

Le të imitojmë pra apostujt e Krishtit, dhe jo shërbëtorët e rremë të Krishtit që janë armiq të kryqit të Krishtit dhe që ka me bollëk në mesin e Kishave Ungjillore.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi