Jezu Krishti: e vetmja udhë që të çon te Zoti

lutje, shpetim, pendimJezu Krishti është e vetmja Udhë që të çon te Zoti, sipas asaj që Ai tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6)

Mos u gënjeni, nuk ka udha të tjera që të çojnë në qiell.

Atëher, çfarë duhet të bësh? Duhet të pendohesh për mëkatet e tua dhe të besosh që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë.

Në këtë mënyrë do të pajtohesh me Zotin duke marrë faljen e të gjith mëkateve tuaja, dhe do të shpëtohesh nga ferri (ku digjet një flakë e ndezur nga Zoti, që shkakton qarje dhe kërcëllim dhëmbësh) […] përveç faljeve të mëkatave do të merresh edhe jetën e përjetshme, domethënë do të jesh i sigurtë që kur të vdekësh dë të shkosh në parajzë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Gesù Cristo: l’unica via che mena a Dio

Katolikë Romakë, kthehuni nga idhujt në Zotin e gjallë e të vertetë

Catholics Embark On Banneux Pilgrimage

Katolikë Romakë, Zoti ka dhënë këtë urdhër: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia” (Eksodi 20:4-6).

Ai që e shkelë [këtë urdhërim] është idhujtarë, dhe idhujtarët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/cattolici-romani-convertitevi-dagli-idoli-alliddio-vivente-e-vero-2/

Pantomimë: Jezusi fshin lotët e tu – Kisha Ungjillore Catania

Pantomimë Jezusi fshin lotët e tua - Kisha Ungjillore Catania

Vëllezër të Kishës së Krishterë Ungjillore Jezus Krishti është Zoti: mjaft me këtë teatër për të ungjillëzuar, mjaft me këto shfaqje teatri.

Vazhdoni të predikoni pendimin nga veprat e vdekura dhe Ungjillin, si në kohët e lashta, domethënë me fuqi, me Frymën e Shenjtë, dhe me shum bindje, pa përdorur këto mjete që janë të padenja ndaj Ungjillit.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/12/mimo-gesu-asciuga-le-tue-lacrime-chiesa-evangelica-catania/

‘Ungjillzimi’ modern antibiblik në një tendë ungjillzimi

treni vallzues ne nje tende ungjillzimi

Kini kujdes që të mos hyjnë në Kishen që frekuentoni këto marrëzi… dhe në qoftë se frekuenton një Kishë që sillet kështu kur ungjillzojn, të këshilloj ti qortosh dhe në qoftë se nuk pendohen, të largohesh nga ajo Kishe e korruptuar.

Aldo Prendi