I pasuri dhe Lazari

Jezusi bën të ditur ku shkojnë egoistët, ato që lakmojnë paranë dhe njerëzit e pamëshirshëm, duke treguar këtë histori të vertetë: «Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm. Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Lazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara, dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët. Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Lazarin në gji të tij. Atëherë ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Lazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë”. Por Abrahami thoshte: “O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Lazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan. Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”. Por ai i tha: “Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti, sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”. Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata”. Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen”. Atëherë ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish”» (Luka 16:19-31).

Aldo Prendi

Fariseu dhe tagrambledhësi

Jezusi tha ‘këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët. “Dy njerëz u ngjitën në tempull për t’u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës. Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: “O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës. Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam”. Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet”‘ – Luka 18:8-14

Ju që jeni mëkaterë: pra që jeni Mysliman, Deshmitarë të Jahovait, Katolikë Romakë, Ortodoks etj. Kur i luteni Perëndisë, mos u lartësoni duke i kujtuar atij se sa gjëra të mira keni bërë, por pendohuni si tagrambledhësi për të marrë faljen e mëkateve. Pasi të pendoheni, besoni në sakrificën e Jezu Krishtit që ka bërë për mëkatet tona, dhe besoni që është ringjallur ditën e tretë duke iu shfaqur atyre që kishte zgjedhur. Bëni këto gjëra për të marrë faljen e mëkateve, përndryshe do shkoni në ferrë ku do digjeni në flakë. Po u bindët do të shkoni në parajzë. Mos pritni, sepse nuk dini kurë do të vdisni. Vdekja juaj mind të vijë edhe pas pak minutash. Konvertohuni sa më shpejt.

Aldo Prendi

Mos e humb shpirtin tënd

“Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë. Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?….”” – Mateu 16:24-26.

Lëre jeten tëndë, dhe ndjek Krishtin Jezus. Por si lihet jeta? Jeta lihet duke ia dedikuar atë Zotit Jezus dhe duke bërë atë që i pëkçen Atij. Pra mos humb më kohë pas gjerave kota që janë kundër vullnetit të Perëndisë, sepse po nuk e humbët jetën për hir të Jezusit, do ta humbni me të vërtetë kur të vdisni. Po, sepse kur ndokush vdes jasht vullnetit të Perëndisë, shkon në një vend që quhet ferrë dhe në të cilin ndodhet një flakë që djegë ato që janë aty. Mos hezito, por konvertohu.

Aldo Prendi

Adami gaboi, Jezusi u bind

Jezu Krishti u bind urdhërit të Atit të tij,dhe vdiq në Kryq për mëkatet tona, sikurse është shkruar: “Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë” – Romakëve 5:19. Adami mëkatoi dhe të gjith ne u prekëm nga mëkati tij, por Jezusi është ndrysh: Ai nuk mëkatoi kurrë.

Ja çfarë thotë Shkrimi rreth mëkatit të Adamit:《Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”》- Zanafilla 2:16-17. Por Jezusi iu bind Perëndisë, sikurse ai vetë tha: “Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im” – Gjoni 10:17-18. Besoni pra që Jezusi është Shpëtimtari i botës, për të mos u denuar, por për të shkuar në parajzë.

Aldo Prendi

Katolikë romakë, braktisni idhujtarinë

Zoti hakmerret me idhujtarët. Katolikë romakë, braktisni idhujtarinë.

Ja çfarë i tha Perëndia Izraelitëve: “Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia”- Eksodi 20:1-6

Aldo Prendi