Si mund te vdese Perëndia?!

Parathënje: në këtë video, un nuk jam dakord në fjalët kur thotë: “miqt e mi myslimanë”. Të krishterët nuk jan miqt e myslimanëve sepse Jezusi thotë: “Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj” (Gjoni 15:14) Pra miqt e Jezusit dhe të krishterëve janë vetëm ato që i binden urdhërimeve të Zotit Jezus Krisht.

Aldo Prendi

Të krishterët nuk duhet të festojnë përvjetorin e ditëlindjes

Në ditët e sotme janë shum të krishterë që festojnë ditëlindjen, dhe i urojnë “gëzuar ditlindjen” ose “u bëfsh 100 vjeq” njeri tjetrit kur kanë pervjetorin e ditëlindjes.

Jezusi nuk ka urdhëruar një festim të tillë, dhe kurrë në Dhjaten e Re apo të Vjetren nuk gjejmë të shkruar asgjë në favor të këtij festimi.
Pra domethënë në qoftë se nuk e gjejmë të shkruar në Bibël, është një traditë paganësh që nuk vjen nga Zoti. Duhet të kujtojmë që Është shkruar:

Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre. (Levitiku 18:3)

Kështu thotë Zoti: “Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve… (Jeremia 10:2)

Pra fjala e Përëndisë është e qartë, dhe na bën të kuptojmë që zakonet e popujve që na rrethojnë nuk vijnë nga Zoti, sepse ajo që vjen nga Zoti është e urdhëruar dhe e shkruar në librin e Shejtë.

Pali na thot:

“(…) mësoni që të mos mendoni përtej asaj që është shkruar, që të mos krekoset ndonjë prej jush, njeri kundër tjetrit.”
(1 korintsave 4:6).

Në Biblen italisht është më qartë, dhe thotë:

“…të mësoni të praktikoni jo mëtej asaj që esht shkruar” (1 Korintsave 4:6 nga Bibla italisht)

Në italisht është shkruar kështu:

“…impariate a praticare il non oltre quel che è scritto…” (1 Korintsave 4:6 nga Bibla italisht)

Fjala e Zotit thotë:

O shkelës (…) a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. (Jakobi 4:4)

“Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. (Romakët 12:2)”

“Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton”.
(1 Korintsave 10:23)

Zoti dëshiron që ne të qëndrojmë besnikë Fjalës së tij dhe jo zakoneve të botës. Pra Bibla na mëson që të praktikojmë vetëm ato gjëra që jan të shkruara. Kjo ësht shum e drejtë sepse njerzit janë të limituar dhe duhet patjetër të përqëndrohen te urdhërimet dhe kshillat që Zoti ka dashur që të shkruhen në Bibël që të zbatohen nga ne.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Aldo Prendi

Lexo edhe: Të Krishterët nuk duhet të festojnë ditlindjen, edhe sepse është një festë e lëvduar nga “Bibla Satanike” e Anton LaVey