Ish Mason i gradës 33 konfirmon se zoti i Masonëve është Satani

gadu-lozhe

Foto: Shkrimi A.G.D.G.A.D.U. do të thojë Alla Gloria Del Grande Architetto Dell’Universo (Për Lavdinë E të Madhit Arkitekt Të Universit)

Juhani Julin, burri që intervistohet gjatë këtij programi që u trazmetua në televizionin finlandez TV7 është një ish Mason i gradës 33, sepse ai tregon që pasi është konvertuar në Krishtin e ka braktisur Masonerinë. Nga ajo që kam mundur të kuptoj nga titrat në gjuhën angleze, mund të jetë pjestarë i Kishës Ungjillore Luterane Finlandeze.

Kjo dëshmia e tij është shum e rëndësishme sepse konfirmon që zoti  që adhurojnë Masonët (që ato e quajnë ‘I Madhi Arkitekt i Universit’ për shkurt ‘M.A.I.U.’) është Satani. Në fakt ai thotë që kur ndokush arrin në graden 33° i ‘tregohet që Zoti i vertetë i Masonëve është Luciferi’, dhe në fak i thërret Masonët ‘adhurues të Satanit’.

ish mason julin

ish mason julin 2

Julin, pasi ka dalë nga Masoneria, ka filluar të lajmërojë Masonët duke i thënë se ai që po adhurojnë në tempujt e tyre Masonik është Satani dhe duke i nxitur të konvertohen në Krishtin.

Julin thotë edhe që në Finlandë, në brendësi të Kishës, ndodhen disa Masonë, dhe pasi ka pyetur K.Mäkinen, që është kryepeshkopi i Kishës Ungjillore Luterane Finlandeze, për sa i përket pozicjonit të Kishës ndaj Masonerisë, ky i fundit nuk ka dashur të përgjigjet! E meqë ky nuk i është përgjigjur deri tani, Julin mendon që kjo heshtja e tij do të prodhojë dëme për Kishën poashtu edhe për Mäkinen.

Gjëja e fundit, por jo më pak e rëndësishme, Juhani Julin ka vdekur pak ditë pasi ka lëshuar këtë intervistë publike kundër Masonerisë, duke zbuluar një ndër segretet më të rëndësishëm të këtij istitucjoni djallëzor! Për disa njerëz ka qënë ‘një vdekje shum e çuditshme’.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi

Këtu mund të lexoni një artikull (duke përdorur përkthyesin automaitik) mbi Juhani Julin dhe mbi luftën e tij kundër Masonerisë (në fund të faqes ndodhen dy linqe që dërgojnë në artikuj të tjerë në lidhje me të).

Lexo edhe: Libër (në italisht) që demaskon Masonerinë

Si më shpëtoi Perëndia (dëshmia e Aldo Prendit)

Aldo PrendiJam Aldo Prendi, lindur në 02/02/1990, dhe rritur në Shkodër (Shqipëri).

Besoj te Bibla, që është fjala e Zotit.
Sipas mundësive të mia, shpall fjalën e Zotit dhe rrugën e vetme që të qon në parajzë: Jezu Krishtin.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”
(Bibla – Gjoni 3:16)

Unë kam shkuar në shkollë si shum femijë te tjerë, por sa kam qënë në shkollë nuk kam mësuar shumë, sepse nuk më pelqente të studjoja. Në Shqipëri mbarova shkollën tetë-vjeçare me nota të dobëta.

Unë isha një djalë, mund të themi, egoist, sepse nuk mendoja shumë për të miren e tjerëve, por mendoja që të luaja e të argetohesha sa më shum që të ishte e mundur. Une nuk e respektoja nënën time, dhe shpesh kur me jepte këshilla nuk e dëgjoja.

Me kalimin e viteve, babait tim i vodhën dyçanin për herë të dytë ku punonte marangoz, në qytetin e Shkodres, me të gjitha mjetet e punës qe kishte. Pastaj babai im vendosi të vijë këtu në Itali, me mendimin që të vazhdonte një jetë të re me familjen, kështu që niset për në vitin 2001.
Pas rreth një viti, edhe vëllai im erdhi këtu në Itali.

Un kisha një jetë të shthurur në ato vite, dhe mendoja vetëm të argëtohesha, dhe të luaja Play Station, saqë nenvlersoja edhe ushqimin për t’u marrë me lojra nga deshira e madhe për lojrat. Nuk mund të duroja pa luajtur, dhe mbaj mend që për mua ishte si një drogë loja, sepse isha shumë i varur prej lojes.

Pas një viti ne mos gaboj, babai i bëri dokumentat për bashkim familjar, dhe un me nënën time erdhëm në Itali. U nisa nga Shqipëria me shum entuziazëm, por sa e pashë Italinë nga afër, u zhgënjeva, sepse e imagjinoja shum ndryshe, e shum të bukur, me kujtohet që thashe me vedi duke u çuditur: «kjo eshtë Italija?».

Pastaj fillova të jetoja një jetë shtëpie. Nuk dilja shum nga shtëpia sepse më pëlçente shum të luaja me kompjuter, por pas lojës kisha një boshllëk në zemër, dhe një mungesë paqeje të madhe, dhe kjo më bënte të njehësha shum keq. E pasi kaloi një perjullë kohe e shkurtër, hyra në shkollë, në Montemurlo (Prato), dhe pësërita klasën e tetë që të mësoja më mirë italishten, ne mënyrë qe të isha më i përgatitur për shkollën e mesme. Me veshtirsi te madhe, më në fund e mbarova edhe ket vit shkollor.

Pastaj hyra në një shkollë që quhet Instituti Shtetëror i Artit, ku merrja nota maksimale në lendët që më pelqenin, si per shembull, vizatimi, skulptura, piktura, vizatimi gjeometrik, etj., dhe profesori im i skulptures thonte që un isha një ndër më të mirët në shkollë për lëndët praktike e artistike, madje ja kaloja edhe atyre që ishin më të mëdhenj se unë, në atë shkollë. Unë kisha një miqësi të veqantë, dhe shum të mir me këtë profesor qe quhet Marcello Monini, pavarësisht që ai ishte shum më i rritur se unë. Dhe një ditë duke folur për gjëra të ndryshme biseduam edhe për filozofinë, gjë kjo që un nuk dija se çfarë do thonte dhe ai më tha se ka njerëz që mendojnë pothuajse gjatë gjith ditës, per gjera te ndryshme, si per shembul: pse jetojmë? Cili ësht kuptimi i kësaj jete? Ku do shkojme pas vdekjes? Çfar duhet te bejme ne ketë jetë? A ekziston ferri? A ekziston Parajza? Etj. Dhe nga ai moment, me jan shtuar shumë mendimet për jetën, për vdekjen dhe për Zotin.

Me kalimin e kohës që po shtoheshin këto mendime, mbarova tre vitet e shkollës së mesme, dhe mora diplomën që quhet: Diploma di Maestro d’Arte (Diploma e mieshtrit të artit).
Në atë kohë, familja ime nuk ishte mirë nga ana ekonomike. Vëllai im ishte hidraulik, dhe unë gjithashtu vendosa të shkoja me të, për të punuar në këtë kompani. Në mëngjes ishte shumë e vështirë për tu zgjuar nga gjumi e për të shkuar në punë, sepse nuk isha mësuar të punoja kaq shum, e më kujtohet që ishte rraskapitëse puna, sepse punoja (në disa raste) nga 11, ose 12 orë në ditë, por zakonisht punoja 10 orë. Dhe kur punoja mendoja shum pak për punën, sepse kisha mendime për jetën, për Biblen, për Zotin, për parajzën, për ferrin, dhe për shkencën. Me pak fjalë: mendoja për gjëra shum më të rëndësishme se puna.  Disa dite kisha shum frikë që kurë të vdisia do shkoja në ferr.

Xhaxhai im predikonte në një bashkësi të Krishterë, dhe unë, pyesja veten: përse xhaxhai im është aq ndrysh nga të tjerët? përse nuk flite fjalë të kota? përse nuk thonte fjalë të keqja si të tjerët? përse i ndihmonte njerëzit? përse nuk bënte rrumujë dhe ishte i qetë? Kishte edhe disa gjëra të tjera ndrysh nga personat që më rrethonin. 

Me kalimin e kohës trishtimi po rritej më shum, dhe un isha gjithnjë e më shum i pashpresë brënda meje, isha bosh, pa gëzim, gjithnjë e më shumë i zhgënjyer. 

Në pushime të verës ne shqipëri, dilja gjithnjë e më shum me xhaxhain tim, kaloja shum kohë me të, sepse isha kurioz të dija se si i mendonte ai pergjigjet e disa pyetjeve që unë i bëja vazhdimisht vetes. Dhe kështu, në dëshpërimin e zemrës time kërkoja për të gjetur të vërtetën. Pastaj unë vazhdova të lexoja Biblën, edhe se për mua ishte shum e veshtirë të lexoja, mërzitësha shum shpejt sepse nuk isha mësuar të lexoja; për mua ishte shum e vështirë të mbaja përqëndrimin në lexim.
Me kalimin e kohës shqetësimet e mia që kisha në zemer po rritëshin gjithnjë e më shum, dhe ndergjegja ime po rëndohej vazhdimisht: kam kaluar pothuajse dy vjet me kët shqetësim të madh e pa paqe, këta dy vitet mu dukën si 20 vjet, e po ju dëshmoj që kam menduar edhe të vras veten, dhe mendimet e mia për të braktisur këtë jetë u shtonin gjithnjë e më shum, sepse dëshpërimi dhe boshllëku në zemren time inshin shum të mëdha. 

Pas këtyre dy viteve pa shpresë, shkova sërish në shqipëri me gëzim për të zbuluar disa të verteta duke kaluar kohë me xhaxhain tim. Në atë kohë shkova në plazhin e velipojës për disa ditë për të pushuar me familjen. Un nuk kisha shum dëshirë që të rrija në plazh afër detit, sepse mendoja që ishte më mirë të kuptoja, e të lexoja per të vertetën, që ti përgjigjesha pyetjeve që kisha në kokë. Unë shpesh qëndroja në shtëpi per te lexuar, dhe prindrit e mi me vëllain tim u çuditëshin per kët gjë. Dhe një ditë duke lexuar nje liber që tregonte për Jezusin që eshtë shpëtimtari i botës, u binda se isha mëkatarë dhe që po shkoja në ferrin e zjarrtë, dhe vendosa që t’i dhuroja dhe kushtoja jetën time Jezusit, e të besoja në Ungjillin e Tij, si fjala e fuqishme e të madhit Perëndi. Kështu që vendosa të mos dyshoja që atëher e tutje për pergjigjet e pyetjeve që kisha më parë, dhe i kerkova falje Perëndisë per të gjitha mëkatet e mia, për fajet e rënda ashtu si edhe për fajet e lehta që kisha bëre. Pra, besova në mënyrë të plotë e të sigurtë dhe me gjith zemër pa dyshuar, që Jezu Krishti vdiq për ne dhe u ringjall në ditën e tretë, dhe ky besim më bëri të rilind frymërisht; nuk mund t’ju shpjegoj sa mir u ndjeva ne ato momente. Zoti më kishte larë përbrënda duke më bërë shum të pastër, dhe ne atë moment kisha guximin e nje luani të madh, saqë nga siguria dhe besimi i madh që kisha, i premtova Zotit, duke i thënë: «edhe në qoftëse do ishte vullneti i Yt, që unë të kaloja permes një zjarri shum të fortë, do e bëja». Dhe pastaj e falënderova Zotin për çdo gjë që shikoja, dhe për çdo gjë që kishte bërë. Nuk isha më si më parë, që pothuajse urreja çdo gjë, por kisha ndryshuar plotësisht. Pra, isha një krijesë e re dhe e rilindur, siç i thote Jezusi Nikodemit, në kapitullin tre të apostullit Gjon. Më parë më dukej çdo gjë gri, por menjëherë pasi besova, sikur mori ngjyrosje çdo gjë, duke pasur një lehtësi sa që mendova për një çast se po qëndroja i shkëputur nga toka.

Pastaj, vazhdova menjëherë duke shpallur Lajmin e Mirë (Ungjillin) edhe gjyshes që erdhi me pushime në ato ditë në velipojë. Isha si një lumë i fuqishëm, dhe shpresoja që edhe gjyshja të besontë për shpëtimin e saj.

Ti që po lexon, dhe je akoma mëkatar: pendohu pra nga mëkatet e tuaja, dhe beso që Jezu Krishti vdiq për mëkatet tona, dhe u ringjall të tretën ditë për drejtësimin tonë. Mos prit më, por vendos të besosh TANI. Dhe pastaj do të hiqet nga ndërgjegja jote çdo mëkat dhe peshë e mbledhur deri në atë moment. Të gjithë në fakt janë mëkatarë, por drejtësohen falas nga hiri i Perëndisë po besuan; sepse gjaku i Krishtit ka fuqi të pastrojë krejtësisht.

Aldo Prendi

Jezusi shëron një grua nga djabeti

Lule e bardhëDëshmia e Luizës, që Zoti e shëroi nga diabeti.
Unë jam Luiza, dhe dua të përlevdojë Zotin sepse pas 17 viteve më shëroi nga diabeti, dhe tani jam këtu për t’ju thënë prerazi se Ai është gjallë dhe vazhdon të bëjë shërime të mëdha në jetën e secilit prej nesh. Në prill të vitit 2006 kam marrë pjesë për herë të parë në konferencën kombëtare të ‘Bashkësisë Jezusi të do’ e për mua ishte e mrekulluesheme: kam përjetuar momente intensive lutjeje, që kurr më parë nuk kisha përjetuar, e në vecanti gjatë një lutjeje per shërim, kurë një motër njoftoj që Zoti ishte duke shëruar nga diabeti ndjeva një ngrohtësi të madhe që depërtoj gjith trupin tim, kisha të dridhura të medha, e një ndjenjë të mrkullueshme paqeje, në atë moment kam besuar që Zoti donte të më shëronte edhe mua. Kur jam kthyër në shtëpi, kam kuptuar që ineksionet e insulinës që bëja gjdo ditë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, më bëshin që të ndjehesha shum keq. Kështu që vendosa të shkoja te mjeku, duke ditur që nuk ishte një rastësi, dhe ai me bëri disa analiza të ndryeshme për të kontrolluar quadrin klinik të përgjithshëm, duke më thënë që nga diabeti nuk ka shërim, dhe që të rria e qetë, e të mos kisha iluzione të quditshme. Me një çudi të madhe të mjekut tim, rrezultatet e analizave kishin treguar që të gjitha vlerat janë kthyer në normalitet, kështu që Zoti me kishte shëruar, jo vetëm nga diabeti, por edhe nga të gjith dëmtimet e tjera që diabeti shkaktonte, si për shembull: presioni i gjakut, kolesteroli e triglicerideve të naltë.
Faliminderit Zotit sepse, me ketë shenjë konkrete më ka bërë të kuptoj sa më është afër e sa më do, por mbi të gjitha kam pasur sigurinë që Zoti është gjallë, e që ben mrekulli, sot si edhe 2000 më parë.

Përktheu nga italishtja: Aldo Prendi