Gra të ‘Krishtera’ që veshin pantallona të shqyera

grua pantallona të shqyera

Disa gra që e quajnë veten të Krishtera, jo vetëm që veshin pantallona – të cilat nuk i kanë hije një gruaje të krishterë – por i veshin edhe të shqyera! Në të vertetë këto gra janë rebele midis rebeleve, që refuzojnë ti binden urdhërimeve të apostujve, dhe dijeni mirë që ky rebelim është i aprovuar dhe nxitur nga pastorat e tyre rebel dhe të marrë të cilët u përsërisin atyre vazhdimisht ‘Perëndia shikon zemrën’ dhe gjith vllazërisë që ‘nuk duhet të gjykojmë’.

Ah! Sa të përçmuara janë në shum Kisha fjalët biblike që vijojnë mbi veshjen e jashtme të gruas: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteut 2:9)

Largohuni dhe ndahuni nga çdo Kishë e cila ka udhëheqës që refuzojnë t’ja drejtojnë Kishës këtë urdhërim, sepse kjo gjë është pjesë e gjërave që udhëheqësit DUHET tua thonë shenjtorëve në mënyrë që të dinë se si duhet të sillen në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës (kfr. 1 Timoteut 3:15). Edhe këto fjalë të Palit janë pjesë të asaj që apostulli quajti ‘doktrina e mirë’ (kfr. 1 Timoteut 4:6).

Askush të mos u mashtrojë me fjalë mashtruese, sepse Perëndia do që ne të jemi të shenjtë në të gjith sjedhjen tonë, sepse shenjtërimi i ka hije shtëpisë Tij (kfr. Psalmi 93:5), dhe shtëpia e Tij jemi ne. Pra dua të ju kujtoj që edhe burrat duhet të vishen në mënyrë të hijëshme, pra edhe ato duhet të evitojnë pantallonat e shqyera (ashtu si edhe pantallonat e shkurtëra dhe veshje tjera të pahijëshme).

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Donne ‘Cristiane’ che indossano pantaloni stracciati

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *