Nuk ekziston asnjë mundësi shpëtimi pas vdekjes

parajza dhe ferri

Sipas Fjals së Perëndisë, nuk ka mundësi shpëtimi pas vdekjes

——————————————————————————–

Në jetën e përtejshme nuk ka asnjë mundësi shpëtimi për ato që vdesin në mëkatet e tyre. Është shkruar në fakt që «është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi» (Hebrenjve 9:27), pra mëkaterët një herë që vdesin, duhet të presin gjykimin që do bëhet në ditën e caktuar, ditë kjo në të cilën do të denohen për liqenin e zjarrtë dhe të squfurt (kfr. Zbulesa 20:11-15). Këtë gjykim do ta presin në Hades, që quhet edhe vendi i të vdekurve, i cili është një vend vuajtjesh sepse aty ndodhet zjarri, dhe nga i cili është i pamundur lirimi; kjo kuptohet nga historia e të pasurit dhe Lazarit që Jezu Krishti tregoi (kfr. Luka 16:19-31).

«Ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar» (Marku 16:16), tha Jezu Krishti; dhe Gjon Pagëzori tha «Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të» (Gjoni 3:36). Pra mëkatarët, që nga momenti që japin frymë, nuk do të kenë asnjë mundësi të mëtejshme për t’u penduar dhe për të besuar në Jezu Krishtin për shpëtimin e tyre.

Sot, pra, ju që akoma jeni skllevër të mëkatit dhe të humbur, pendohuni dhe besoni që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për drejtësimin tonë, që të merrni faljen e mëkateve tuaja dhe jeten e përjetshme, përndryshe do DENOHENI.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
http://giacintobutindaro.org/2010/06/02/non-esiste-nessuna-possibilita-di-salvezza-dopo-la-morte/

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *