Katolikë Romakë, kthehuni nga këto gjëra të kota tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë

idhuj kisha katolike romake

Fjala e Perëndisë qorton idhujtarinë e Kishës Katolike Romake

————————————————–

Katolikë Romakë, dëgjoni, dijeni që këto statuja të ashuquajtura të shenjta, ndaj të cilave ju tregoni dashuri, duke i shërbyer dhe duke i dedikuar kultin, duke i lutur dhe duke i adhuruar, janë idhuj sipas Perëndisë. Ato, bashkë me kultin që i dedikoni, janë shkelja e këti urdhërimi: «Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia» (Eksodi 20:4-6).

Ju pra, përpara Perëdnisë, jeni idhujtarë, pra nuk mund të trashëgoni Mbretërinë e Perëndisë sepse Bibla thotë që idhujtarët nuk do të trashëgojnë Mbretrinë e Perëdisë. Mos u mashtroni, sepse kështu thotë Shkrimi i Shenjtë.

Bëni kështu pra: pendohuni për mëkatet tuaja, ndër të cilët është idhujtaria, dhe konvertohuni nga idhujt, tek Perëndia i gjallë dhe i vertetë, duke shkatërruar të gjitha statujat dhe figurat e ‘shenjta’ që keni në shtëpi dhe ato që merrni me vete, dhe filloni të adhuroni Perëndinë në frymë dhe në të vertetë, siç tha Jezu Krishti. Dhe besoni me zemrën tuaj që Jezu Krishti ka vdekur në kryq për mëkatet tona, dhe që është ringjallur për drejtësimin tonë, në mënyrë që mëkatet tuaja të falen, dhe në mënyrë që të merrni jetën e përjetshme.

Pasi të bëni këto gjëra, dilni nga Kisha Katolike Romake, e cila shtyen për idhujtari dhe mbyt të vertetën me gënjeshtra, dhe bashkohuni me një Kishë Ungjillore Pentekostale që mëson gjith këshillin e Perëndisë, dhe kërkoni që të pagëzoheni në ujë për zhytje në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, sepse ky është pagëzimi i vendosur nga Krishti, dhe i cili duhet praktikuar nga të gjith ato që pendohen dhe besojnë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Taggato , , , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *