Vendimet e apostujve dhe pleqëve që u morën në Jeruzalem u duhen transmetuar shenjtorëve

gerusalemmeRreth gjysmës së shekullit të parë pas Krishtit, apostujt dhe pleqët u mblodhen në Jeruzalem për të diskutuar një çështje të rëndësishme, për të vendosur nëse do ishte e nevojshme t’i urdhërohej Johebrenjve (të cilët kishin besuar në Jezu Krishtin) që të rrethpriteshin dhe të zbatonin ligjin e Moisiut. Ato si përfundim vendosën që Johebrenjve nuk u duhej ngarkuar peshë tjetër përveç këtyre gjërave të dobishme, domethënë të heqnin dorë nga mishrat e flijuar idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.
Ja çfarë është shkruar: «Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit, me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: “Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje. Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin, na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t’i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal, njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit. Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t’ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra. Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme: që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë”» (Veprat e apostujve 15:22-29).
Ato pra që janë të ngarkuar në Zotin për të mësuar shenjtorët, duhet t’i transmetojnë shenjtorëve vendimet e apostujve në mënyrë që të zbatohen. Duhet të bëjnë pra atë që bënë apostujt e Zotit, sikurse është shkruar: “Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem” (Veprat e apostujve 16:4).
Nëse frekuentoni një Kishë në të cilën udhëheqësit e saj nuk mësojnë nga podi se duhet të heqim dorë nga kurvëria, domethënë nga marrdhëniet seksuale me çdo njeri që nuk është gruaja ose burri i ynë; nga gjërat e mbytura, domethënë nga mishrat e atyre kafshëve që janë mbytur nga pengimi i frymarrjes apo nga shtrengimi qafor; nga gjërat e flijiuara idhujve, domethënë nga mishrat ose gjërat që paganët i ofrojnë idhujve të tyre (në Itali katolikët romakë i ofrojnë idhujve të tyre gjëra të ndryshme në disa raste); dhe nga gjaku, domethënë nga pirja e gjakut të kafshëve ose nga të gjitha ushqimet me bazë gjaku; dhe ka mundësi që të shpjegojnë këtë sjedhje duke thënë që sot nuk është më e dobishme të flasim për këto gjëra, ose thonë që disa nga ato kanë rënë poshtë, pra janë tejkaluar; po them, atëherë duhet të dilni dhe të ndaheni nga ajo Kishë, sepse ajo Kishë nuk pranon t’i mbajë vendimet në Zotin që moren apostujt dhe pleqët.

Askush të mos ju mashtrojë me fjalë boshe, vëllezër.

Hiri i Zotit tonë qoftë me ju

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Le decisioni prese dagli apostoli e dagli anziani a Gerusalemme vanno trasmesse ai santi

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *