Kundër ngjizjes së papërlyer të Marisë

statuja e zojës së papërlyer, "Maria"Ne e refuzojmë dogmën e ngjizjes së papërlyer të Marisë sepse Shkrimi mëson se edhe Maria, si çdo njeri tjetër përveç Jezu Krishtit, ka lindur në mëkat.

“Të gjith kanë mëkatuar” (Romakëve 3:23), thotë Pali, dhë për këtë, mes atyre ‘të gjith’ përfshihet edhe Maria, kjo sepse mëkati i Adamit ka hyrë në botë dhe ka kaluar mbi të gjith njerëzit. Thotë gjithnjë Pali: “për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit” (Romakëve 5:18).

Për të mbështetur këtë që po them, domethënë që Maria nuk lindi pa mëkat, e konfirmoi ajo vetë kur në kantikun që i këndoi Perëndisë në shtëpi të Zakarisë pranoi se Perëndia ishte Shpëtimtari i saj duke thënë: “Shpirti im e madhëron Zotin, dhe fryma ime ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim..” (Luka 1:46-47). Si mund t’a thërriste Perëndinë ‘Shpëtimtari im’ nëqoftëse kishte lindur pa mëkat?

Por ka edhe një provë tjetër që dëshmon çiltërsisht në favor të asaj që po themi, dhe është sakrifica që Jozefi dhe Maria ofruan në tempull kur shkuan të prezantonin fëmijën Jezus (kfr. Luka 2:22-24); një nga ato kafshët e ofruara në sakrificë faktikisht u flijua për mëkatin e Marisë sepse sipas ligjit ishte kjo mënyra për të shlyer mëkatin e gruas që kishte lindur. Ja çfarë thotë në fakt ligji për sa i përket asaj që duhej të ofronte gruaja që kishte lindur një djal ose një vajzë, kur ditët e pastrimit të saj ishin plotësuar: “Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t’i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin. Pastaj prifti do t’i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj. Ky është ligji për gruan që lind një mashkull apo një femër. Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër”” (Levitiku 12:6-8). Në rastin e Marisë meqë ishte e varfër u ofruan dy turtuj ose dy pëllumba të rinj. Tani, ne pyesim: ‘Nëqoftëse Maria ishte pa mëkat, çfarë nevojë kishte të ofronte atë sakrificë?’

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Aritkulli origjinal: Contro l’immacolata concezione di Maria

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *