Gruaja dhe stolisja

bigiotteriaStolisja me vathe, byzylykë, gjerdane dhe bizhuteri të ndryshme, për një bijë të Perëndisë, domethënë për një grua që i kushtohet perëndishmërisë, është e ndaluar nga Fjala e Perëndisë. Apostulli Pal në fakt thotë: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteu 2:9), dhe Pjetri në mënyrë të ngjashme shprehet kështu: “Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura” (1 Pietri 3:3).

Shiko, motër në Zotin, çdo bizhuteri shërben t’a bëjë gruan tërheqëse, joshëse dhe fodulle; të gjitha janë gjëra që duhet të shmangesh ndërsa je bijë e Perëndisë. A don të tërheqësh shikimet e burrave mbi ty? A don ndoshta të jesh në qendër të vemendjes? A don ndoshta të dukesh kryelartë? Nuk besoj që do këto gjëra, në qoftëse e do Zotin me të vertetë. Pra heqi gjith këto stoli kote dhe hidhi në plehra. Mos hezito; bëje menjëherë dhe do ti bësh mir vetes.

Kujtohu që Sara (ti je bija e saj) nuk stolisej me bizhuteri sepse ishte një grua që friksohej nga Perëndia (kfr. 1 Pjetri 3:5).

Hiri i Zotit qoftë me gjith ato që e duan Zotin Jezus me sinqeritet.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-donna-e-il-mettersi-addosso-dei-gioielli/

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *