Lindja e re, për të cilën i foli Jezusi Nikodemit

lumë

Lindja e re, për të cilën Jezusi i foli Nikodemit (Gjoni 3:3,5) është një rilindje frymërore që ndodh kur një njeri pendohet për mëkatet e tij dhe beson me zemrën e tij që Jezu Krishti ka vdekur për mëkatet tona dhe është ringjallur për justifikimin tonë. Kjo rilindje [ose rigjenerim] ndodhë nepërmjet ujit, që simbolizon Fjalën e Zotit, dhe nepërmjet frymës së shenjtë.

Për sa i përket vepres që bën Fjala e Perëndisë, apostulli Pjetër i thotë shenjtorëve: “të rilindur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së gjallë të Perëndisë, që mbetet përjetë” (1 Pjetri 1:23), dhe këtu, Fjala e Perëndisë është Ungjilli. Dhe Jakobi e konfirmon këtë gjë duke thënë që Zoti na ngjizi me vullnetin e tij “me anë të fjalës të së vërtetës” (Jakobi 1:18).

Për sa i përket vepres së Frymës së Shenjtë duhet konsideruar më parë që Fryma bindë njeriun për mëkat, drejtësi dhe gjykim (kfr. Gjoni 16:8), dhe meqënse Ai është jetë, në momentin që vjen për të banuar në atë që beson, bjen jetën frymërore. Dhe në këtë pikë, dua të them që Fryma hyn në besimtarin në momentin që beson dhe jo më pas, kur pagëzohet me Frymë të Shenjtë, sepse në këtë rastin e dytë, besimtari mbushet me Frymë të Shenjtë, ose me fjalë tjera, merr një masë më të madhe Fryme të Shenjtë.

Kjo rilindje frymërore mund të quhet edhe ringjallje frymërore sepse ai që e përjeton, nuk është më i vdekur në të ligat dhe mëkatet e tij, por bëhet një person i gjallë frymërisht (kfr. Efesjanëve 2:1-6)

Kjo rilindje frymërore i jep mundësinë njeriut të shikojë ndryshe nga si i shikonte më parë gjërat; deshirat e tij ndërrojn, qellimet po se po, dhe si rrjedhojë ndërron edhe sjellja e tij dhe bëhet e shenjtë, e drejtë dhe e mirë. Besimtari i rilindur ndalon së vëni gjymtyrët e tij në shërbim të mëkatit, dhe fillon t’i përdor për shërbimin e drejtësisë në mënyrë që të nderojë Shpëtimtarin e tij, për të prodhuar fryt për Zotin, dhe jo më për vdekjen, si bënte më parë me sjelljen e tij të çoroditur. Ja pëse Pali i thotë Korintasve: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Korintasve 5:17).

Kur ndodh kjo rilindje në njeriun, nuk rrin e fshehtë, por bjen në sy. Ajo duket qartë për të gjith, besimtarë dhe jo besimtarë. Dhe ndërkohë që krijon gëzim në ato që kanë lindur përsëri, prodhon zemërim, keqardhje dhe turp për ato që e njohin ‘të rilindurin’ dhe janë akoma të vdekur në mëkatet e tyre.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/14/la-nuova-nascita-di-cui-parlo-gesu-a-nicodemo/

Taggato . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *