Për të ashtuquajturit Kirshterë të edukuar dhe respektues

Nepër Kisha qëndrimi në heshtje kundër veprave të pafrytshme të errësirës dhe atyre që i bëjnë […], quhet edukatë dhe respekt ndaj përsonave. Thelbi është ky: në qoftë se ti toleron ato që lëshohen në imoralitet, shkelje kurore, homoseksualitet, pedofili, vjedhje, idhujtari, lakmi parashë, dhe në çdo gjë tjetër që është e padrejtë dhe e çoroditur përpara Zotit, duke qëndruar në heshtje dhe ‘bërë punët e tuaja’ – si thonë ato -, atëherë je një përson i edukuar dhe respektues. Nga këto të ashtuquajtur pastor që janë të ‘edukuar dhe respektues’, ka shum nepër Kisha Ungjillore. Të ashtuquajturat Shkollat Biblike nxjerrin çdo vit shumë nga këto zotërinj të edukuar dhe respektues të ideve dhe veprave të tjerëve që janë të çoroditura. Por dijeni që fytyra e Zotit është kundër këtyre përsonave, sepse në vend që të ndalojnë keqbërjen duke kundërshtuar ato që e shkaktojnë, e lejojnë të shfrenohet. A ju kujtohet Aroni, vëllai i Moisiut? Ai lejoi dhe inkurajoi popullin rebel që të bënte një viç prej ari, por Zoti u zemërua me të deri në atë pikë sa deshi ta vrasë, dhe motivi përse Zoti nuk e vrau ishte sepse Moisiu ndërmjetësoi për të, sipas shkrimit: “Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin. (Ligji i Përtërirë 9:20). Pra, askush të mos mashtrohet, kush qëndron në heshtje kundër të keqes dhe të këqinjëve tërheqë zemërimin e Zotit.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/05/29/per-quei-cosiddetti-cristiani-educati-e-rispettosi/

Taggato . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *